Lajmet

​Bislimi: S’ka marrëveshje për targat

Ai ka theksuar se aktualisht janë në bisedime.

Published

on

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se nuk ka ndonjë marrëveshje për targat, derisa ka shtuar se në Bruksel kanë diskutuar elemente për mundësi të daljes nga kriza, por pa ndonjë dakordim.

Bislimi ka thënë se nuk e di çfarë do të ndodhë pas 21 nëntorit kur pritet të hyjë në fuqi vendimi i qeverisë për të gjobitur ngasësit e veturave me targa të paligjshme, por ka theksuar se aktualisht janë në bisedime.

Pasi u kthye nga Brukseli, Bislimi nuk ka dhënë detaje rreth takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Nuk ka asnjë marrëveshje për targat… Nuk ka propozim të Bashkimit Evropian, jemi duke diskutuar, nuk mund të diskutoj tash këtu opsionin që është diskutuar atje sepse nuk kishte me qenë opsion, duhet pak të shtojë seriozitetin… Ka elemente që kemi diskutuar për mundësinë e daljes nga kriza, por nuk ka dakordim dhe nuk ka logjikë të diskutohet në publik… Nuk jam Nostradamus, jam zëvendëskryeministër. Nuk e di çka do të ndodhë të hënën, sepse ne jemi në diskutime”, ka thënë Bislimi para gazetarëve.

Derisa ka marrë pjesë në një diskutim të organizuar nga Zyra e BE-së rreth raportit të zgjerimit për Kosovën, Bislimi është përgjigjur shkurt rreth takimit të djeshëm në Bruksel ku ka theksuar se nuk është takuar me përfaqësuesin e palës serbe, Petar Petkoviq.

“Takimi në Bruksel ka qenë vetëm unë me zotin Lajçak. Rrjedhimisht, çdo raportues që ka raportuar për zhvillimet në Bruksel ka dezinformuar, nuk ka raportuar, por ka dezinformuar për arsye se unë nuk jam dëgjuar me asnjë prej gazetarëve. Asgjë që është thënë në media nuk përkon, është thjesht produkt i imagjinatës së gazetarit, mendoj që te gazetaria e mirëfilltë imagjinata duhet të jetë zero, objektiviteti maksimal. Është edhe më shumë jo serioze pastaj kur mediat tjera kanë përcjell të njëjtat dezinformata, Bislimi është takuar e Petkoviqin, Petkoviq nuk ka qenë fare në Bruksel”, ka thënë Bislimi.

Derisa është pyetur nëse qeveria është e brengosur për tensione të mundshme në veri pas 21 nëntorit, Bislimi ka thënë se hapat që janë duke i ndërmarrë janë me qëllim të vendosjes së ligjit pa krijuar tensione.

“Mendoj që është shumë jo serioze me thënë a brengoset qeveria që kam e pasur ndonjë tension, ky është niveli maksimal i jo seriozitetit. Ne brengosemi për gjëra edhe shumëfish më të vogla. Por duhet bërë dallimin mes rrafshit ku ne brengosemi dhe rrafshin ku ne shpresojmë që do të ndodhë diçka, sepse një pjesë e madhe e opinionit publik, por edhe politikë-bërjes, por shpresojnë që do të ndodhë diçka që pastaj ta adresojnë gishtin. Kjo është shumë rrezik sepse nënkupton një dashuri shumë minimale për vendin ose mos dashuri për vendin. Të gjithë hapat që jemi duke i ndërmarrë, është që të vendoset ligji, por mundësisht pa u krijuar tensione”, ka thënë Bislimi.

Lidhur me zgjedhjet në katër komunat veriore të vendit, zëvendëskryeministri i Kosovës ka thënë se serbët atje e kanë mundësinë të votojnë për ata që promovojnë interesat e komunitetit dhe jo ata të klaneve të caktuara të politikë- bërjes në Beograd.

“Lista Serbe ka qenë pjesë e institucioneve me vite. Unë kam qenë zëvendëskryeministër dhe jam ende që 18 muaj. Kam zero takime me Rakiq, zero kërkesa të tij për projekte që mbrojnë apo avancojnë interesat e komunitetit serb dhe zero iniciativa nga Lista Serbe në Parlament. Mendoj që ky është një shans i artë për ju (serbët e Kosovës) që të zgjidhni ata mekanizma të cilët më të vërtetë i promovojnë interesat e komunitetit e jo interesat e klaneve të caktuara të politikë-bërjes në Beograd”, ka thënë Bislimi.

Ndërsa ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka ftuar të dyja palët që të përmbahen nga çdo gjuhë që dërgon në dhunë, ndërsa për çështjen e vizave ka thënë se pret një vendim deri në fund të këtij viti.

“Jam inkurajuar nga deklarimet, përfshirë edhe të kryeministrit, se ekziston një mundësi për ta përmbyllur dialogun me një marrëveshje gjithëpërfshirëse në dy vitet e ardhshme dhe do të doja ta shoh këtë, por kjo është një çështje që është diçka që si Prishtina, edhe Beogradi, duhet ta shtyjnë përpara. Për liberalizmin e vizave, nuk dua ta komentoj tepër, por e përgëzoj Presidencën Çeke që e ka vënë në agjendën e Këshillit. Ka pasur dy takime të grupit punues, të cilat ishin mjaft konstruktive kështu që kam besim të plotë se do të merret një vendim nga Këshillit për vizat para përfundimit të këtij viti. Kështu që është diçka që do të merret një vendim gjatë vitit 2022”, ka thënë ai. 

Lajmet

Gjendja aktuale në pikat kufitare

Published

on

By

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat për pritjet në pikat kufitare.

Mërgimtarët po edhe qytetarët e tjerë të cilët po udhëtojnë drejt vendeve evropiane, duhet të presin deri në 3-5 minuta në pikën e kalimit të Jarinjes.

Edhe në pikat tjera gjendja është e njëjtë.

Continue Reading

Lajmet

Stabilizohet furnizimi me ujë nga KRU “Mitrovica”, megjithatë rekomandohet uji mos të përdoret për pije

Published

on

By

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se situata e furnizimit me ujë të pijes është stabilizuar në pjesën më të madhe të impiantet për trajtim të ujit aktualisht po operojnë më kapacitete te plota, por megjithatë rekomandojnë që për shkak të sigurisë uji mos të përdoret për pije.

“Ju informojmë se situata e furnizimit me ujë të pijes në zonat e shërbimit të KRU “Mitrovica” Sh.A. është stabilizuar në pjesën më të madhe dhe Impiantet për Trajtimin e Ujit aktualisht po operojnë me kapacitet të plotë operues. Megjithatë, për arsye sigurie, uji nuk rekomandohet të përdoret për pije deri në njoftimin zyrtar të radhës nga ana jonë, i cili do të publikohet sapo të konfirmohet përmbushja e plotë e standardeve të cilësisë së ujit për konsum. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

Continue Reading

Lajmet

Përfundon numërimi i të gjitha votave

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi me postë, jashtë Kosovës, ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, KQZ është e gatshme për të shpallë rezultatin përfundimtar, por duhet pritur nëse do të ketë ndonjë ankesë në PZAP.

“Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, tha Elezi.

Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje mori 51.11 për qind të votave dhe do të ketë 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK 20.19 për qind dhe do të ketë 22 ulëse, LDK 13.23 për qind (15 ulëse) dhe AAK 5.5 për qind (6 ulëse). Ndërkaq, partitë minoritare i kanë 20 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Gërvalla për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: Nuk mund të jap propozime e gjykime konkrete, pa parë dokumentacionin

Published

on

By

Kryetarja e Partisë GUXO, Donika Gërvalla e ftuar në emisionin Politiko, deklaroi se nuk mund të japë propozime konkrete apo gjykime pa parë më parë dokumentet përkatëse dhe pa hyrë në detaje mbi faktet dhe letrat që lidhen me proceset e gjykimit të ish-krerëve të luftës në Hagë.

Gërvalla në Politiko tha se është shumë e qartë lidhur me angazhimin e saj për drejtësinë – si atë kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare. Ajo theksoi se është personi i fundit që do të donte që çështjet të trajtoheshin në Hagë, për shkak të imazhit negativ që lidhet me atë institucion nga vendet ku janë gjykuar kriminelët më të mëdhenjë të Ballkanit, duke theksuar se në ato procese asnjë përfaqësues i shoqërisë kosovare nuk duhet të ishte prezent.

Gërvalla tha se në një moment të caktuar ka qenë e pyetur rreth çështjeve që nuk kanë qenë më në dorën e saj dhe se vendimet për të dërguar procese drejt Hagës janë marrë më herët. Ajo kujtoi se, gjatë kohës kur ka shërbyer si Ministre e Punëve të Jashtme, ka garantuar që institucionet e Kosovës, përfshirë misionin në Hagë, të angazhohen maksimalisht për trajtimin e rasteve – duke siguruar mbështetje të duhur për familjarët dhe për të akuzuarit, sipas kapaciteteve dhe mandatit të tyre.

Gërvalla theksoi se është jonkorrekte që të flasë për detaje të proceseve që supozohet të kenë ndodhur në periudha të mëparshme, për të cilat ajo tha se nuk ka informacion të plotë apo dokumentacion të verifikuar në dorë.

Continue Reading

Të kërkuara