Lajmet

​Bislimi: Në qeverisjen tonë kemi arritur t’i punësojmë 9 mijë persona

Këto komente zëvendëskryeministri, Bislimi i ka bërë sot gjatë një diskutimi me temë “Dialogun Publik-Privat”.

Published

on

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se tri prioritetet e para të Qeverisë Kurti ka qenë ballafaqimi me pandeminë COVID-19, sundimi i ligjit dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Numri dy i ekzekutivit tha po ashtu se në qeverisjen e tyre kanë arritur shtimin e punësimit në vend mbi 9 mijë të punësuar.

“Kemi qenë të suksesshëm në arritjen e këtyre objektivave edhe sa i përket vaksinimit të qytetarëve. Derisa, për herë të parë në trendin e rritjes ekonomike, Kosova do të shënoj rritje ekonomike dy shifrore. Sa i përket punësimit, në qeverisjen tonë është numri më i madh i të punësuarve, prej 9 mijë e 300 më i lartë prej që ka ardhur qeveria Kurti”, tha ai.

Këto komente zëvendëskryeministri, Bislimi i ka bërë sot gjatë një diskutimi me temë “Dialogun Publik-Privat”, pjesë e projektit “Studimi i Konkurrueshmërisë së Kosovës”, i cili bashkë-financohet nga Agjencioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Fondacioni MDA.

Ambasadorja e Suedisë në Kosovës, Karin Hernmarck Ahliny me këtë rast tha se mbetet përkushtim i tyre për ta ndihmuar Kosovën në çështjet e mjedisit dhe për zhvillim ekonomik.

Projekti “Studimi i Konkurrueshmërisë së Kosovës” synon të lehtësojë dialogun e sektorit publiko-privat në zhvillimin ekonomik dhe edukim duke u bazuar në të dhëna.

Qëllimi përfundimtar është rritja e konkurrushmërisë ekonomike të Kosovës në regjionin e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2040. Një prej aktiviteteve kryesore të projektit ka qenë organizimi i dialogut privat-publik në shtatë regjionet e Kosovës.

Aktualitet

Sulmohet pika kryesore bërthamore në Iran

Published

on

Kreu i agjencisë globale mbikëqyrëse bërthamore ka konfirmuar se vendi kryesor i pasurimit bërthamor të Iranit në Natanz u godit nga sulmet izraelite në orët e para të së premtes.

Në një postim në X, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se po “monitoronte nga afër situatën thellësisht shqetësuese në Iran”, shkruan BBC.

Agjencia tha se ishte në kontakt me autoritetet iraniane në lidhje me nivelet e rrezatimit në vend, si dhe me inspektorët e saj në Iran.

Continue Reading

Aktualitet

Irani ka lëshuar mbi 100 dronë drejt Izraelit

Published

on

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se Irani ka lëshuar më shumë se 100 dronë drejt Izraelit gjatë orëve të fundit, pasi vendi premtoi hakmarrje për sulmet izraelite.

Zëdhënësi tha se 200 aeroplanë luftarakë izraelitë morën pjesë në sulmet kundër më shumë se 100 objektivave në Iran gjatë natës.

Sipas reuters, ai tha se Izraelin e presin “disa orë të vështira”. Sirena ajrore ranë paraprakisht në Izrael, ndërsa vendi u përgatit për hakmarrjen.

Në reagim të menjëhershëm pas sulmit, udhëheqësi suprem i Iranit tha se Izraeli “duhet të presë një ndëshkim të ashpër”.

“Regjimi sionist i ka sjellë vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm, dhe me siguri do të përballet me të”, u shpreh ai.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një fushatë të paprecedentë sulmesh ajrore mbi territorin iranian, në një operacion të koduar “Luanin që Ngrihet” (Operation Rising Lion), duke goditur objektiva strategjike që përfshijnë uzina bërthamore, baza ushtarake dhe ndërtesa të lidhura me Gardën Revolucionare Iraniane.

Continue Reading

Lajmet

Vijon gjykimi për rastin “Banjska”, dëshmojnë dy zyrtarë policorë

Published

on

By

Po mbahet seanca gjyqësore në rastin “Banjska”, ku sot pritet të dëgjohen dëshmitë e dy zyrtarëve policorë, Fahri Shala dhe Sedat Dushi.

Të akuzuarit Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, të cilët ndodhen në masë paraburgimi, u sollën në seancë nën masa të rrepta sigurie.

Më 11 shtator 2023, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, kishte konfirmuar aktakuzën për këtë rast, në të cilin mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Deri më tani, në këtë proces gjyqësor kanë dëshmuar edhe zyrtarët policorë Avni Shala, Elez Peci, Mirsad Kryeziu, Çlirim Shaqiri dhe Alban Rashiti.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Lartmadhërinë e Tij, Perandorin e Japonisë, gjatë vizitës së saj zyrtare në Tokio.

Në këtë takim, Presidentja Osmani theksoi lidhjet e veçanta dhe miqësinë e qëndrueshme mes Kosovës dhe Japonisë, të ndërtuara mbi vlerat e përbashkëta, respektin dhe besimin e ndërsjellë.

Ajo shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia ka dhënë ndër vite, si dhe falënderoi Perandorin për mikpritjen.

Në fund të takimit, Presidentja uroi popullin japonez për mirëqenie, shëndet dhe zhvillim të mëtejshëm.

Continue Reading

Të kërkuara