Lajmet

​Benzina bie për një cent, çmimet e naftës dhe gazit mbesin të njëjta

Ky vendim sipas MINT është marrë bazuar në udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve.

Published

on

Çmimi i benzinës do të jetë më i ulët për 1 cent gjatë 24 orëve të ardhshme. Kështu ka vendosur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cila njoftoi për çmimet e karburanteve.

Ministria njofton se deri të premten në ora 10:00, çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është: 1.78 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është: 1.72 euro për litër ose 1 cent më lirë se një ditë më parë. Ndërsa, çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz mbetet 0.78 euro për litër.

Ky vendim sipas MINT është marrë bazuar në udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve dhe masat mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht departamenti për rregullimin e tregut të naftës.

Lajmet

Aksident i rëndë në Berlin: Tramvaji ndahet përgjysmë pas daljes nga shinat, dhjetëra të plagosur

Published

on

By

Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti të rëndë në pjesën lindore të Berlinit, ku një tramvaj doli nga shinat dhe u nda përgjysmë.

Sipas shërbimit të zjarrfikësve, ngjarja ka ndodhur në qarkun Lichtenberg. Tramvaji dyshohet se ka goditur një shtyllë të linjës elektrike gjatë marrjes së një kthese, çka ka shkaktuar shkëputjen e mjetit dhe daljen e pjesës së pasme nga shinat.

Të gjithë të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Si pasojë e aksidentit, qarkullimi i linjave të tramvajit në atë zonë të kryeqytetit gjerman është pezulluar tërësisht. /Bild/

Continue Reading

Lajmet

Dogana parandalon kontrabandimin e një arme në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

By

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar hyrjen e një arme ajrore të padeklaruar gjatë kontrolleve rutinore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Arma e llojit revole ajrore “FB Record” (kalibri .177) u zbulua gjatë skanimit të bagazhit të një udhëtari që kishte kaluar nëpër “kanalin e gjelbër”, zonë kjo e destinuar për personat që nuk kanë mallra për deklarim. Për t’iu shmangur kontrolleve, pistoleta ishte e çmontuar dhe e mbështjellë me foli alumini e rroba.

Pas zbulimit, arma është konfiskuar dhe i është dorëzuar Policisë Kufitare për hapa të mëtejshëm, ndërsa ndaj udhëtarit kanë nisur procedurat përkatëse administrative dhe ligjore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

U kapën me dokumente të falsifikuara në Merdare, arrestohen dy shtetas turq

Published

on

By

Dy persona, një burrë dhe një grua, shtetas të Turqisë, janë arrestuar në Pikën Kalimtare Kufitare në Merdare, nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit në hyrje/dalje, të dyshuarit kanë prezantuar para zyrtarëve policorë dokumente udhëtimi që dyshohet se ishin të falsifikuara.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një grua në banesën e saj në Prizren

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prizren.

Ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Nën udhëzimin e prokurorit të shtetit, rasti është hapur si “Hetim i vdekjes”.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa njësitet policore po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara