Sport

​Beckham zbulon arsyet pse e transferoi Messin në Inter Miami

“Natyrisht, nuk ishte një surprizë për mua”, tha fillimisht Beckham.

Published

on

David Beckham ka zbuluar arsyet pse Inter Miami vendosi për të nënshkruar me Lionel Messin dhe ndikimin që ky transferim mahnitës ka bërë tashmë në Florida.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë mahniti botën e futbollit kur njoftoi se do të transferohet në MLS si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me gjigantët e Ligue 1, Paris Saint-Germain.

Superylli argjentinas u duk i destinuar të rikthehej në Barcelonë, ndërsa ofertat e mëdha nga Lindja e Mesme nuk mungonin, por 36-vjeçari vendosi t’i bashkohej Inter Mianit, vendim për të cilin tashmë ka folur edhe legjenda angleze, David Beckham.

“Disa javë më parë, u zgjova me rreth një milion mesazhe në telefonin tim. Po mendoja, ‘Çfarë ka ndodhur? Zakonisht nuk marr kaq shumë mesazhe.’ Krejt papritur, dëgjova se Leo ka dalë dhe ka njoftuar se do të vijë në Miami. Natyrisht, nuk ishte një surprizë për mua”, tha fillimisht Beckham.

“Gjithmonë e kam thënë që nëse do të kisha mundësinë të sillja lojtarët më të mirë në Miami, në çdo kohë të karrierës së tyre, do ta bëja këtë. Gjithmonë e kam bërë këtë me përkushtim ndaj tifozëve tanë. Pra, kur dëgjoj se një nga lojtarët më të mirë, i cili ka fituar gjithçka në futboll, dëshiron të luajë për ekipin tim, është një moment krenari për ne”, theksoi mmë tutje ai.

Messi pritet të bëjë debutimin e tij për Inter Miamin në një ndeshje të Kupës së Ligës me Cruz Azul më 21 korrik.

Lajmet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara