Lajmet

​BE-ja i jep dritën jeshile vaksinës për variantin Omicron

Vaksina rekomandohet për personat e moshës 12 vjeç e lart.

Published

on

Agjencia Evropiane e Barnave miratoi një vaksinë tjetër të BioNTech/Pfizer që mbron nga nënvariantet aktuale të virusit korona.

Vaksina rekomandohet për personat e moshës 12 vjeç e lart.

Vaksina e re e kompanisë BioNTech/Pfizer është përshtatur për të luftuar kundër varianteve aktuale të koronës, shkroi Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në Twitter. Më parë një komitet ekspertësh i Agjencisë së Barnave të BE-së (EMA) kishte rekomanduar miratimin e vaksinës kundër nënvarianteve Omicron BA.4/BA.5. EMA njoftoi se kjo vaksinë pritet të ofrojë një mbrojtje më të gjerë kundër varianteve të ndryshme të koronës.

Vaksinimi rekomandohet për personat e moshës 12 vjeç e lart. BA.4/BA.5 janë nënvariante të Omicronit që po shkaktojnë aktualisht pothuajse të gjitha infeksionet me korona në Gjermani.

Vaksina e miratuar tani është e ashtuquajtur vaksinë bivalente, e cila është krijuar për të mbrojtur si kundër formës origjinale të virusit korona, dhe kundër varianteve BA.4 dhe BA.5.

Më 1 shtator EMA miratoi vaksinat e para kundër koronës të përshtatura për variantin omicron. Dy vaksinat në fjalë të firmave BioNTech/Pfizer dhe Moderna ishin përshtatur për nënvariantin omicron BA.1.

Sipas të dhënave të Institutit Robert Koch këto variante nuk luajnë më asnjë rol në Gjermani. Megjithatë shpresa është që vaksina do të jetë gjithashtu më efektive kundër nëntipeve të omicron BA.4 dhe BA.5që qarkullojnë aktualisht.

Deri tani në BE qytetarët janë vaksinuar me vaksina kundër koronës që ishin miratuan rreth 20 muaj më parë. Edhe ato vaksina ofrojnë mbrojtje kundër variantit Omicron./DW/

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për tentim vrasje në Deçan

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, tre persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të ndalojnë me forcë një veturë, me ç’rast njëri prej të dyshuarve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Në vendngjarje është konfiskuar pistoleta e përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara