Sport

​Barcelona deklason Huescan, shënon dy herë Messi

Published

on

Lojtarët e Barcelonës u kthyen në vendin e dytë në renditjen e kampionatit spanjoll me një fitore bindëse 4:1 në shtëpi kundër Huesca-s në ndeshjen e fundit të raundit 27 në La Liga.

Kapiteni Lionel Messi në paraqitjen e tij të 767 për Barcelonën në garat e tij duke u barazuar kështu në vendin e parë me Xavi, ishte një lojtar i ndeshjes me dy gola dhe një asistim.

Messi e solli Barcelonën në epërsi me një goditje të shkëlqyer në minutën e 13-të, Griezmann shtoi epërsinë në 2:0 në minutën e 35-të me një gol tjetër nga një distancë në këndin e sipërm të djathtë, dhe Huesca zvogëloi disavantazhin në minutën e katërt shtesë nga një goditje dënimi të realizuar nga Rafa Mir.

Por në pjesën e dytë, Mingueza shënoi me kokë në minutën 53 dhe Messi vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 90-të.

Barcelona tani ka 59 pikë, katër më pak se Atletico kryesuese e tabelës dhe dy më shumë se Reali në vendin e tretë, ndërsa Huesca mbeti në fund me 20 pikë, dy më pak se Eibar i 19-të.

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medalje evropiane në boks

Published

on

By

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka arritur një tjetër sukses të madh ndërkombëtar duke siguruar medalje në Kampionatin Evropian të Boksit.

Në ndeshjen çerekfinale të kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku dominoi tërësisht përballjen ndaj boksieres nga Holanda, Maud van der Toorn, duke e mposhtur me rezultatin e pastër 5:0 me vendim të njëpërfshishëm të gjyqtarëve.

Me këtë fitore, boksierja kosovare ka siguruar të paktën medaljen e bronztë evropiane, ndërsa synon ngjitjen në majën e podiumit.Në gjysmëfinale, Donjeta Sadiku do të përballet me garuesen që përfaqëson Serbinë, rusen Kristina Kuluhova. Kjo do të jetë një përballje e njohur për kosovaren, e cila e kishte mposhtur Kuluhovën në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

 

Continue Reading

Sport

Hallgrímsson beson përballjen me Kosovën barazimi do të ishte rezultat i mirë

Published

on

By

Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrímsson, ka thënë se skuadra e tij do të ishte e kënaqur edhe me një barazim ndaj Kosovës.

“Padyshim që do të jetë një ndeshje e vështirë për ne. Të gjithë e dimë këtë. E kemi analizuar mirë Kosovën dhe kemi shqyrtuar pikat e saj të forta, të cilat janë të shumta.

Do të ishim të kënaqur edhe me një barazim këtu. Është ndeshja e parë e turneut dhe, sigurisht, gjithçka do të varet nga mënyra se si do të luajmë. Mendoj se lojtarët tanë janë gati për këtë sfidë.

Duhet të jemi të përqendruar maksimalisht në ndeshjen ndaj Kosovës. Kjo është një detyrë e vështirë për ne, por kur të vijë momenti i ndeshjes, do të jemi plotësisht të gatshëm për atë që na pret”, ka thënë Hallgrímsson në konferencën për media.

D.L

Continue Reading

Sport

O’Shea: Kemi një ndeshje të madhe ndaj Kosovës

Published

on

By

Futbollisti i Përfaqësueses së Irlandës, Dara O’Shea, ka thënë se skuadra e tij është e fokusuar plotësisht te ndeshja ndaj Kosovës, ndërsa çështjen e përballjes me Izraelin do ta diskutojnë pas sfidës në Prishtinë.

O’Shea ka theksuar se Irlanda e pret një ndeshje e rëndësishme ndaj Kosovës dhe se lojtarët janë përpjekur të qëndrojnë të përqendruar, duke shmangur sa më shumë zhurmën jashtë fushës.

“Padyshim që ka pasur shumë zhurmë këtë javë. Gjëja e mirë që kemi si lojtarë është se jemi menjëherë në një flluskë. Jemi përpjekur të qëndrojmë larg rrjeteve sociale sa më shumë që të jetë e mundur dhe të qëndrojmë të bashkuar. Kemi një ndeshje të madhe nesër dhe ky ka qenë fokusi ynë. Kosova ka qenë një skuadër e shkëlqyer dhe jemi të përgatitur për këtë”, ka deklaruar O’Shea.

Sa i përket ndeshjes ndaj Izraelit, ai ka bërë të ditur se futbollistët irlandezë do ta diskutojnë atë si grup pas përfundimit të duelit me Kosovën.

“Ne folëm që në fillim të javës se do të mblidhemi të premten dhe do ta diskutojmë këtë si grup. Nesër kemi një ndeshje për të cilën duhet të përqendrohemi. Sapo të mbarojë ndeshja dhe të vijë e premtja, të gjithë do të mblidhemi si një i vetëm dhe do ta diskutojmë”, u shpreh mbrojtësi irlandez.

D.L

Continue Reading

Sport

Heimir Hallgrimson: Muriqi është shumë i fortë

Published

on

By

Trajneri i Irlandës, në konferencën për media në Prishtinë, ka folur me respekt për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin.

Ai e ka cilësuar Muriqin si një lojtar shumë të fortë, duke theksuar përvojën e tij në nivele të larta të futbollit evropian.

“Muriqi është një lojtar shumë i fortë. Duhet të kemi shumë kujdes me të. Ai ka luajtur në ekipe shumë të forta dhe vazhdon të luajë në nivele të larta”, është shprehur trajneri irlandez.

Muriqi është një nga lojtarët kryesorë të Kosovës dhe ka lënë gjurmë edhe në La Liga, ku ka qenë ndër golashënuesit më të spikatur gjatë periudhës së tij në kampionatin spanjoll.

Trajneri i Irlandës foli gjithashtu me vlerësim për Përfaqësuesen e Kosovës, duke theksuar rritjen e shpejtë të saj në vitet e fundit.

“Kosova është një ekip shumë i mirë. Ka arritur të ngrihet shumë shpejt”, ka deklaruar ai.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara