Lajmet

​Balla: Do të bëjmë çmos që gjaku i dëshmorëve të mos tradhtohet nga policia

Ai ka përkujtuar 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të komisar Gani Malushit.

Published

on

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kryer homazhe në nder të policëve të rënë në krye të detyrës.

Përmes një postimi në Facebook, Balla ka përkujtuar 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të komisar Gani Malushit, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në vitin 2003.

“Sot 20 vite më parë Policia e Shtetit humbi një nga oficerët e saj më të mirë, për nga përgjegjësitë e vështira që mori mbi supe dhe standardin e ndershmërisë dhe profesionalizmit që ai vendosi me punën e tij. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do t’i jenë gjithmonë mirënjohës Komisar Gani Malushit, Dëshmor i Atdheut, për gjithçka ai bëri për rivendosjen e shtetit dhe të ligjit në Tropojë, Berat, Librazhd, Krujë, Kukës etj”, tha Balla.

Balla shprehu mirënjohjen ndaj tij dhe dëshmorëve të tjerë, ndërsa premton se do të bëjë gjithçka që gjaku i tyre të mos tradhtohet më kurrë nga brenda Policisë së Shtetit.

“Po sot 14 vite më parë, po në Durrës, ranë në krye të detyrës katër dëshmorët e Atdheut: Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, të cilëve jemi gjithashtu mirënjohës dhe do të bëjmë gjithçka që gjaku i tyre të mos tradhtohet më kurrë nga brenda Policisë së Shtetit”, vijoi ministri.

Po ashtu, Balla theksoi qëndrimin e tij për të pastruar brenda Policisë së Shtetit lidhjet me krimin.

“Prej ditës së parë në krye të Ministrisë së Brendshme kam kërkuar dhe do të bëj gjithçka të pastroj brenda Policisë së Shtetit fijet e rrjedhjes tek krimi të informacioneve sensitive të punës dhe aksioneve policore. Ky është për mua një karshillëk poshtërues për gjakun e dëshmorëve të Policisë së Shtetit dhe për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë. Përveçse është edhe shembulli më i keq dhe më demotivues, për punonjësit e Policisë në vartësinë e drejtorëve dhe shefave, që tradhtojnë shokët dhe misionin e Policisë së Shtetit,” shkruan Balla.

Lajmet

Dukagjini mposht Gjilanin në Superligën e Kosovës

Published

on

Dukagjini duket se i është rikthyer fitoreve në Superligën e Kosovës, e kjo u dëshmua edhe sot kur mposhti ekipin e Gjilanit me rezultat 0-2.

Golat i realizoi Mërlaku në minutën e 5-të dhe ganezi Basit Abdul Khalid i cili arriti të shënoj në minutën e 84-të.

Me këtë fitore Dukagjini, mbetet në pozitën e 4-të ku ka gjithsej 17 pikë, ndërsa Gjilani në pozitën e 8-të me 11 pikë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ballkani shënon fitore ndaj Malishevës

Published

on

Skuadra e Ballkanit ka regjistruar një fitore të madhe në javën e 11-të të Albi Mall Superligës, duke triumfuar me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim ndaj Malishevës.

Verdhezinjtë zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, duke dominuar nga fillimi deri në fund, ku goli i parë erdhi herët, në minutën e 7-të, kur Almir Kryeziu shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, Ballkani shpërtheu me katër gola të tjerë.

Bleart Tolaj realizoi dy herë, në minutat 47 dhe 61, me asistime nga Kryeziu dhe Giovanni. Më pas, vetë Giovanni u fut në listën e golashënuesve në minutën e 70-të, pas një pasimi të saktë nga Valentin Serebe.

Ky i fundit vulosi fitoren e thellë në minutën e 76-të me një gol të bukur, pas asistit të Geralb Smajlit.

Pas këtij suksesi bindës, Ballkani arrin fitoren e gjashtë sezonale dhe ngjitet në kuotën e 22 pikëve, duke ruajtur pozitën e dytë në renditje.

Në xhiron e ardhshme, skuadra nga Suhareka pret në shtëpi Ferizajn./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Cristiano Ronaldo arrin shifrën 950 gola

Published

on

Ylli i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, po vazhdon të shkruajë histori në futboll, duke arritur shifrën prej 950 golash në karrierë.

Në vitin 2025, 40-vjeçari ka realizuar 34 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 38 ndeshje, duke treguar se mbetet vendimtar si për klubin ashtu edhe për Kombëtaren e Portugalisë, ku synon të jetë lider edhe në Botërorin 2026.

Ronaldo, legjendë e Real Madrid dhe Manchester United, po vijon të jetë “i pangopur” me rekorde./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

11 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit turistik në Kenia

Published

on

Zyrtarët në Kenia kanë njoftuar se kanë vdekur 10 turistë evropianë dhe një pilot vendas pas rrëzimit të aeroplanit turistik në Kenia.

Aeroplani po fluturonte nga vendpushimi i njohur plazhi i Dianit drejt një piste uljeje në parkun e famshëm botëror të lojërave të fatit Maasai Mara kur u rrëzua në orën 05:30 sipas kohës lokale (02:30 GMT), tha Autoriteti i Aviacionit Civil të Kenias (KCAA).

Mombasa Air Safari tha se aeroplani mbante tetë hungarezë, dy gjermanë dhe një pilot kenian, të cilët të gjithë kishin vdekur në rrëzim, shkruan BBC.

“Fokusi ynë kryesor tani është ofrimi i të gjithë mbështetjes së mundshme për familjet e prekura”, shtoi ajo në një deklaratë./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Të kërkuara