Aktualitet

​ATK ka mbledhur mbi 355 milionë euro të hyra për gjashtë muaj

Sipas ministrit të financave, parakusht për rritjen e suksesit është besimi i qytetarëve në institucionet e shtetit.

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës për gjashtë muajt e parë të këtij viti ka mbledhur mbi 355 milionë euro të hyra. Të dhënat janë prezantuar nga drejtori i këtij institucioni, Ilir Murtezaj, sipas të cilit, në rritjen e të hyrave ka ndikuar ndër të tjera fuqizimi i kontrollit të brendshëm dhe rritja e efikasitetit në mbledhjen e borxheve.

Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati u ka bërë thirrje qytetarëve të kërkojnë kupon fiskal në çdo blerje, derisa ka theksuar se planifikojnë shtimin e numrit të inspektorëve.

Drejtori i ATK-së ka thënë se e kanë tejkaluar planin e të hyrave për 26 milionë euro, ndërsa ka shtuar se kanë shënuar rritje të të hyrave për 22% në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2021.

Gjatë kësaj periudhe raportuese të gjashtë mujorit ka arritur të mbledh të hyrat tatimore mbi 355 milionë euro, të hyra këto të cilat janë falë punës së madhe që është bërë nga stafi i ATK-së por njëkohësisht edhe deklarimi dhe pagesa e bizneseve që është bërë në respektim të kërkesave ligjore… Kjo ka bërë që gjatë kësaj periudhe të arrijmë të tejkalojmë planifikimet për 26.5 milionë euro apo 8.1%, si dhe të kemi tejkalim të të hyrave për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar për 22.9% apo 66.3 milionë euro”, ka thënë ai.

Sipas Murtezajt, ndër faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të hyrave janë edhe ngritja e përgjegjësisë dhe llogaridhënies, rritja e efikasitetit në mbledhjen e borxheve, dixhitalizimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve 100%, shërbimet profesionale, rritja e transparencës, rritja e bashkëpunimit me institucionet vendore e ndërkombëtare dhe zbatimi i rekomandimeve nga këto të fundit.

Ndërsa sipas ministrit të financave, Hekuran Murati, parakusht për rritjen e suksesit është besimi i qytetarëve në institucionet e shtetit.

Jemi të interesuar të shohim edhe më tutje forcim të institucioneve shtetërore, normalisht kjo vije fillimisht me rritjen e besimit në to pra besimit në institucione nga ana e qytetarëve pastaj edhe forcim duke rritë integritetin por edhe duke përmirësuar sistemet të cilat edhe nëse do dikush me dalë pastaj jashtë kornizave të integritetit do ta ketë të pamundur sepse sistemi i identifikon dhe nuk i lejon”, ka thënë Murati.

Ndërsa, drejtori i ATK-së ka pranuar që vazhdojnë të përballen me sfida edhe në pjesën veriore të vendit. Lidhur me këtë, ministri i Financave ka thënë se është një proces gradual por sipas tij po vazhdon me një ritëm shumë më të shpejtë se vitet e kaluara.

Për pjesën veriore të vendit, normalisht që ka sfida siç e tha edhe drejtori, ne në gjithë territorin po bëjmë thirrje që vet qytetarët të kërkojnë kuponin fiskal në mënyrë që çdo transaksion të jetë i fiskalizuar por po ashtu më duhet të theksoj se vetëm vitin e fundit ka pasur më shumë aksione sesa ndoshta komplet dhjetë vitet paraprake bashkë. Besoj e dini sidomos dogana, ndalimi i kontrabandës, luftimi i kontrabandës, por edhe ndërhyrjet e policisë për të luftuar aktivitetet e tjera ilegale kështu që është një proces gradual pro prapë po e them tempoja është më e shpejtë dhe më e mirë sesa që ka qenë ndoshta një dekadë më herët komplet bashkërisht. Është sfidë por po adresohet”, ka thënë Murati.

Murati gjithashtu ka thënë se vitin e ardhshëm pritet të shtohet numri i inspektorëve.

Sa i përket shtimit të stafit ne për vitin e ardhshëm kemi paraparë të ketë shtim të inspektorëve pra në kornizën afatmesme të shpenzimeve janë alokuar disa pozita, qoftë për Administratën Tatimore, Doganën apo inspektorate të tjera, inspektorati i punës, tregut e të tjera, pra pritet që shumë shpejtë të ketë lëvizje edhe në atë drejtim, megjithatë, administrata publike në përgjithësi ka edhe sfida të tjera të cilat janë trashëgimi e disa ligjeve që janë miratuar më herët dhe kanë bërë një centralizim ndoshta të rekrutimit pa i përshtat kapacitetet rekrutuesen njëkohësisht”, ka thënë ai.

Në konferencën ku u prezantuan zhvillimet për periudhën janar-qershor 2022, drejtori i ATK-së ka thënë se janë duke punuar për gjetjen e një modaliteti për rimbursimin e qytetarëve nga kuponët fiskal, përmes ndonjë loje shpërblyese apo forme tjetër rimbursimi.

Sipas tij, po synohet nxitja e lëshimit të kuponëve fiskal dhe njëkohësisht përfitimi i qytetarëve nga një fushatë e tillë.

Ndërsa në mesin e sfidave, Murtezaj ka përmendur finalizimin dhe implementimin e projektit të IT-së, zvogëlimin e stokut të borxheve, përmirësimin e regjistrit të tatimpaguesve dhe reformën në kontrollin tatimor dhe administrimin e TVSH-së.

lajme

UBT shënon arritje historike: Renditet përsëri ndër institucionet më të mira në botë dhe i pari në rajon, sipas GreenMetric

Published

on

UBT është renditur ndër institucionet më të mira në botë nga UI GreenMetric World University Ranking, një ndër vlerësimet globale më prestigjioze për qëndrueshmërinë universitare dhe kampuset e gjelbra. UBT është institucioni i parë në rajon që pozicionohet me sukses në këtë renditje të rëndësishme ndërkombëtare.

Nga mbi 1,800 institucione pjesëmarrëse nga e gjithë bota, UBT është renditur në 50% e institucioneve më të mira, duke konfirmuar angazhimin e tij për krijimin e kampuseve të gjelbra, të qëndrueshme dhe inovative.

Në veçanti, në kategorinë e kampuseve inovative, në mesin e mbi 500 institucione të përfshira globalisht, UBT u rendit në vendin e 169, duke treguar përkushtimin e vazhdueshëm të institucionit ndaj standardeve ndërkombëtare dhe inovacionit në mjedis.

UI GreenMetric përdor një metodologji që vlerëson 39 indikatorë në gjashtë fusha kyçe: mjedisin dhe infrastrukturën, energjinë dhe ndryshimet klimatike, menaxhimin e mbetjeve, ujin, transportin, si dhe edukimin dhe kërkimin.

Rezultatet e këtij viti e pozicionojnë UBT-në si një nga institucionet më të përparuara në rajon për qëndrueshmërinë e kampusit dhe politikat inovative të menaxhimit. Kjo arritje e vendos UBT-në në një pozitë të veçantë në hartën akademike ndërkombëtare dhe përfaqëson një sukses të jashtëzakonshëm për institucionin dhe arsimin e lartë në Kosovë.

Ajo dëshmon se institucionet në Kosovë mund të konkurrojnë me sukses në skenën globale, duke tejkaluar standardet ndërkombëtare në qëndrueshmëri, inovacion dhe zhvillim të përgjegjshëm. UBT ka qenë pjesë e kësaj renditjeje prestigjioze edhe në vitet 2023 dhe 2024, duke treguar një angazhim të vazhdueshëm për qëndrueshmërinë mjedisore dhe ndryshimet klimatike.

Continue Reading

Vendi

Prof. Ferid Selimi: Kërkimi shkencor në Kosovë ka potencial, por kërkon standarde të qarta

Published

on

Profesori dhe Dekani i Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Prof. Dr. Ferid Selimi, ishte mysafiri i radhës në Podcastin e UBT-së, ku diskutoi gjerësisht mbi gjendjen aktuale të kërkimit shkencor në Republikën e Kosovës.

Në këtë episod, Prof. Selimi foli për terrenin akademik dhe institucional në vend, duke e vlerësuar atë si një hapësirë me potencial të konsiderueshëm, por që ende përballet me sfida strukturore dhe metodologjike. Ai theksoi se zhvillimi i kërkimeve të mirëfillta shkencore kërkon qasje të plotë në të dhëna, transparencë institucionale, infrastrukturë adekuate dhe mbështetje financiare, elemente të cilat në Kosovë shpesh mungojnë ose janë të fragmentuara.

Për më shumë, ndiqni Podcastin në Youtube: PODCASTI

Continue Reading

Vendi

Rektori i UBT-së merr pjesë në Kosova Health Forum 2025, duke theksuar rolin kyç të arsimit në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në Kosova Health Forum 2025, ku u diskutuan zhvillimet, sfidat dhe transformimet e nevojshme për avancimin e sistemit shëndetësor në Kosovë. Gjatë forumit, Rektori Hajrizi solli perspektivën e arsimit të lartë si një komponent thelbësor në formimin e profesionistëve të shëndetësisë dhe në forcimin e kapaciteteve të sektorit.

Në fjalën e tij, Rektori Hajrizi theksoi se UBT ka luajtur një rol vendimtar në krijimin dhe zhvillimin e programeve të reja shëndetësore, duke ndërtuar kapacitete që dikur nuk ekzistonin në vend. Ai nënvizoi se Kosova ka bërë përparime të rëndësishme në harmonizimin e kurrikulave me standardet dhe direktivat ndërkombëtare, duke arritur një nivel që shpesh krahasohet me vendet evropiane.

“Kosova ka hyrë në një proces të rregullimit të sistemit arsimor dhe të kurrikulave me direktiva të veçanta që e përcaktojnë qartë strukturën e kompetencave, dhe në shumë raste kemi qenë më përpara se disa vende evropiane”, tha Rektori Hajrizi.

Ai foli gjithashtu për sfidat aktuale të tregut të punës në sektorin shëndetësor, duke theksuar se rritja e kërkesës për profesionistë është ndikuar ndjeshëm nga situata në vendet evropiane, të cilat po përballen me plakjen e popullsisë dhe mungesën e fuqisë punëtore.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Studentët e UBT dëgjojnë historinë e mbijetesës dhe guximit nga Vasfije Buqe Goodman

Published

on

Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, QKRMT, në bashkëpunim me UBT , organizoi një takim të veçantë me studentët e UBT-së.

Në takim ishte e pranishme Vasfije Buqe Goodman, gruaja që theu heshtjen dhe u bë zëri i parë që i dha dinjitet dhe vend të merituar mbijetuesve të dhunës seksuale gjatë luftës. Ky takim prekës u fokusua në ballafaqimin me të kaluarën – një proces thelbësor për shërim dhe drejtësi.

Vasfija ndau me studentët forcën e saj, rrugëtimin e vështirë drejt së vërtetës dhe mesazhin e saj të fuqishëm për mbështetjen, empatinë dhe rolin jetik të brezit të ri në thyerjen e stigmas dhe në ndërtimin e një shoqërie që nuk hesht më.

Studentët dëgjuan, reflektuan dhe u frymëzuan nga një histori që nuk është vetëm personale, por edhe një thirrje kombëtare për dinjitet, drejtësi dhe ndryshim shoqëror.

Ky aktivitet u mbështet nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, duke nxitur përpjekjet e përbashkëta për të siguruar që askush të mos mbetet vetëm përballë dhimbjes së së kaluarës.

Continue Reading

Të kërkuara