Lajmet

​ATK-ja fton bizneset e huaja që ofrojnë shërbime elektronike në Kosovë të regjistrohen për TVSh

ATK inkurajon të gjithë ofruesit që të regjistrohen për TVSh.

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ua ka kujtuar të gjitha entiteteve të huaja që të ofrojnë shërbime digjitale apo shërbime të furnizuara në mënyrë elektronike, që bazuar në Legjislacionin Tatimor të Kosovës në fuqi, ofruesit e tillë kanë për obligim që të regjistrohen për TVSh në Kosovë dhe të ngarkojnë TVSh në normën standarde prej 18% në shitjet e tyre ndaj personave (konsumatorëve) jo të tatueshëm në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas komunikatës për medie, ATK thotë se “Sipas legjislacionit në fuqi, për shërbimet e ofruara në mënyrë elektronike ndaj personave jo të tatueshëm, përkatësisht personave që nuk janë të regjistruar për TVSh në Kosovë, të cilët kanë adresën e tyre të përhershme ose zakonisht banojnë në Kosovë, vendi i furnizimit të këtyre shërbimeve konsiderohet të jetë Kosova dhe duhet të ngarkohet TVSh në Kosovë në normën standarde prej 18%”.

Ligji Nr. 05/L-037 për TVSH parasheh një listë të shërbimeve të furnizuara në mënyrë elektronike, që përfshinë shërbimet si vijon:

1. Furnizimi i websiteve, web-hosting, mirëmbajtja në largësi e programeve dhe pajisjeve;

2. Furnizimi i software-it dhe freskimi i tij;

3. Furnizimi i figurës, tekstit dhe informatave, dhe vënia në dispozicion e bazës së shënimeve;

4. Furnizimi i muzikës, filmave dhe lojërave, duke përfshirë lojërat shpërblyese dhe lojërat e bixhozit, ngjarjeve politike, kulturore, artistike, sportive, shkencore dhe emisioneve zbavitëse;

5. Furnizimi i mësimit nga largësia.

ATK njofton ofruesit e huaj të shërbimeve të furinuzara në mënyrë elektronike se përmbushja e obligimeve tatimore duhet të bëhet qoftë përmes emërimit të përfaqësuesit fiskal apo përmes regjistrimit të njësisë së përhershme në Kosovë.

“Administrata Tatimore e Kosovës, njofton ofruesit e huaj të shërbimeve të furnizuara në mënyrë elektronike se përmbushja e obligimeve tatimore duhet të bëhet qoftë përmes emërimit të përfaqësuesit fiskal apo përmes regjistrimit të njësisë së përhershme në Kosovë. Obligimi për regjistrim rrjedh që nga fillimi i aktivitetit ekonomik në Kosovë, përkatësisht ofruesit ligjërisht obligohen të regjistrohen për TVSH para se të realizojnë shitje të tatueshme në Kosovë. Mos përmbushja tatimore sipas legjislacionit të aplikueshëm dhe kryerja e aktiviteteve ekonomike në Kosovë pa regjistrim fiskal është subjekt i sanksioneve të ndryshme të parapara me Ligjin Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

ATK inkurajon të gjithë ofruesit e shërbimeve të furnizuara në mënyrë elektronike qoftë vendor apo ndërkombëtar që të regjistrohen për TVSh dhe të përmbushin obligimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi.

Lajmet

Jarinjë: Sekuestrohen mbi 19 mijë euro para të padeklaruara në një automjet me targa serbe

Published

on

By

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë realizuar një aksion kontrolli në pikën kufitare në Jarinjë, ku kanë sekuestruar një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara.

Rasti ka ndodhur, rreth orës 13:00, gjatë një kontrolli të detajuar në një automjet të tipit Mercedes kombi me targa të Serbisë. Sipas njoftimit zyrtar, brenda automjetit janë gjetur mjete financiare të fshehura nën ulësen e pasme. Autoritetet kanë gjetur 9,300 euro si dhe 1,200,000 dinarë RSD, shuma këto të cilat në total kapin vlerën prej rreth 19,500 euro.

Pkk Jarinje / 08.09.2025 – 13:00.  Policia e Kosovës në bashkëpunim me doganën e Kosovës gjatë kontrollit në automjetin kombi Mercedes me targa të Serbisë, kanë gjetur mjete financiare të padeklaruara, të fshehura nën ulësen e prapme: 9,300 (nëntëmijë e treqind) bankënota euro si dhe 1,200,000 (njëmilion e dyqindmijë) dinarë RSD. Të gjitha mjetet monetare të padeklaruara në vlerë prej rreth 19,500 (nëntëmbëdhjetëmijë e pesëqind) Euro janë sekuestruar përkohësisht dhe i janë dorëzuar zyrtarëve Doganor për trajtim dhe procedim të mëtutjeshëm te rastit.” thuhet në njoftim./D.B/UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Klinë: Dy të arrestuar për lojëra të fatit të jashtëligjshme, sekuestrohen katër vetura

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar gjatë një aksioni kundër organizimit të lojërave të fatit të jashtëligjshme. Gjatë operacionit policor, përveç arrestimit të dy personave, janë sekuestruar edhe katër automjete, të cilat dyshohet se janë përdorur nga të implikuarit për zhvillimin e veprimtarisë së jashtëligjshme ose për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Klinë / 08.09.2025 – 21:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit dyshohet se bashkë me disa persona tjerë kanë kryer veprën penale të lartëcekur. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar katër vetura që dyshohet se u takojnë personave që janë të implikuar në rast dhe me të vërejtur policinë kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës./D.B/UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Kosova ballafaqohet sot me Spanjën për Euro U21

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e dytë kualifikuese të Kampionatit Evropian 2027.

Dardanët e rinj do të kenë përballë një kundërshtar të madh, Spanjën U21, në një sfidë që nis nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova U21 vjen në këtë takim pas një barazimi në ndeshjen e parë dhe aktualisht ka një pikë në Grupin A, ku renditet në mesin e gjashtë përfaqësueseve. Nga ana tjetër, Spanja ka arritur fitoren në ndeshjen hapëse dhe me tri pikë mban pozitën e dytë në grup.

Përveç Kosovës dhe Spanjës, në Grupin A bëjnë pjesë edhe Finlanda, Rumania, San Marino dhe Qipro, gjë që e bën garën për kualifikim të fortë dhe të pasigurt deri në fund.

Dardanët U21 shpresojnë të marrin mbështetje të madhe nga tifozët në “Fadil Vokrri”, në përpjekje për të befasuar një prej skuadrave më të fuqishme të futbollit evropian të kësaj moshe. Dardanët kanë mbajtur stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali/S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Bota

Bombardimet e sotme në Gaza, vriten 11 persona, 20 rezultojnë të zhdukur

Published

on

By

Të paktën 11 persona janë vrarë dhe mbi 20 rezultojnë të zhdukur pas sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga agimi i ditës së sotme.

Sipas Al Jazeera, sulmet kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe rritje të shqetësimeve për gjendjen humanitare në rajon./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara