Kronika e zezë

​Arrestohet zyrtari i gjendjes civile në komunën e Prishtinës, keqpërdori pozitën dhe falsifikoi dokumente

Të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve.

Published

on

Hetuesit policorë, pas hetimeve paraprake kanë arrestuar të dyshuarin R.M., (viti i lindjes 1958, mashkull kosovar), zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Prishtinës, gjegjësisht ofiqar i Zyrës Lokale në Dardani.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ka kryer veprat penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘falsifikim i dokumentit’.

“Veprat penale dyshohet se janë konsumuar kur i dyshuari ka regjistruar persona pa bërë verifikimin se a plotësohen kriteret për regjistrim duke bërë që disa nga të regjistruarit të krijojnë identitet të dyfishtë (identitet të Kosovës dhe një shteti fqinj)”, thuhet në komunikatën për media.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar përkohësisht: një telefon celular, 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një karikator i armës, dokumente të ndryshme, certifikata, vërtetime të regjistrimit, foto të librave amzë dhe dokumente të tjera të personave të ndryshëm.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve dhe dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Aktualitet

Grabitet shtetasja e huaj në Prizren, hajnat i vjedhin shumë të majme parash

Published

on

Një shtetase e huaj ka raportuar një vjedhje në banesën e saj në Prizren. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, persona të panjohur kanë hyrë në banesë duke përdorur forcën, teksa kanë grabitur para të gatshme në vlerë prej 2000 euro.

Përveç parave hajnat kanë marrë edhe 2 telefona dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, teksa rasti është nën hetime.

“Prizren 24.08.2025-15:20- Ankuesja femër shtetase e huaj, ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur kanë hyrë në banesën e saj me ç’rast duke përdor forcë, i kanë grabitur para të gatshme rreth 2000 euro, dhe dy telefona e me pas janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Aktualitet

​Vdes 26-vjeçari në Skenderaj pasi ra nga kati i tetë i një objekti

Published

on

Një 26-vjeçar ka vdekur në Skenderaj pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tetë i një objekti banesor. Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se rasti i rëndë tragjik ka ndodhur rreth orës 21:00.

Policia në Skenderaj është njoftuar se një person kishte rënë nga kati i tetë i një objekti banesor dhe ishte transportuar menjëherë në emergjencën e QKMF në Skenderaj.

Ekipi mjekësor ka konfirmuar se personi 26-vjeçar, i gjinisë mashkullore, si pasojë e lëndimeve të pësuara kishte humbur jetën.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave të rastit.

Continue Reading

Aktualitet

​Një i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it e policisë kapet pasi hyn nga Serbia në Kosovë

Published

on

Një person i dyshuar me inicialet Lj.M. është dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimet se ka qenë pjesë e sulmit ndaj misionit KFOR dhe Policisë së Kosovës para objektit komunal të Zveçanit më 29 maj 2023, pak kohë pasi kishte hyrë nga Serbia në Kosovë.

Lidhur me rastin është informuar Prokuroria Speciale dhe në koordinim me Prokurorinë Speciale, duke konsideruar peshën e veprave të kryera dhe rrezikun potencial për arratisje pasi që i dyshuari punon dhe qëndron në Serbi, si dhe mundësinë për manipulimin apo zhdukjen e provave, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime për ndalimin e tij si dhe sigurimin e prezencës së tij në procedurën penale që zhvillohet ndaj tij, lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë.

I dyshuari është ndaluar nga Policia e Kosovës në Komunën e Zveçanit dhe me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive, është realizuar kontrolli në shtëpinë e tij.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një telefon uniforma të ndryshme ushtarake, dy USB, dhe një fanellë me mbishkrim nacionalist, të cilën dyshohet se e ka pasur të veshur ditën kritike.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe të përkthyesit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Po ashtu, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti për veprat penale “bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qellim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës se Kosovës, rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, sulm ndaj personit zyrtar dhe pjesëmarrja në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm.

Continue Reading

Aktualitet

​Arrestohet një person i kërkuar me 6 urdhëresa gjykate në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se sot është arrestuar një person shtetas i Kosovës, i kërkuar me gjashtë urdhëresa gjykate.

Sipas policisë, R.G, 30 vjeçar, shtetas i Kosovës, i kërkuar ishte me gjashtë (6) urdhër arreste nga Gjykata dhe tri (3) kërkime policore për veprat penale “Tentim vrasje e rëndë, Grabitje, Kanosje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Lëndim i rëndë trupor”.

I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që ndërmorën njësitë e stacionit policor Qendra dhe Njësia e Reagimit të Shpejt është arritur arrestimi i personit”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara