Kronikë e zezë

​Arrestohen tre persona, konfiskohen mbi 850 gramë drogë të llojit marihuanë

Published

on

Tre persona janë arrestuar në Prizren. Të tre personat u kapën në flagancë me dyshimin se kanë shitur drogë të llojit marihuanë.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 850.56 gramë substancë e dyshuar marihuanë e cila ishte e ndarë në paketime të vogla.

“Me datë 05.09.2021, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve – Njësia Rajonale në Prizren përmes rrugëve operative ka pranuar informata relevante nga terreni se të dyshuarit O.SH (1997), F.B (1988) dhe H.SH (1995) në Prizren, dyshohej se ishin duke shitur dhe shpërndarë substanca narkotike të llojit marihuanë. Zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë dhe pas një pune operative dhe hetimore kanë arrestuar në flagrancë tre të dyshuarit e lartëcekur”, njofton Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për medie.

Tutje thuhet se “në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa me pëlqimin verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi dhe bastisja e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe të një lokali të cilin të dyshuarit e lartëcekur, dyshohet se e shfrytëzonin për paketim, shitje dhe shpërndarje të substancave narkotike të llojit marihuanë”.

Gjatë operacionit janë konfiskuar substanca të ndryshme të drogës, por edhe telefona.

“Gjatë realizimit të operacionit policor të bastisjes janë konfiskuar si provë materiale: dy (2) qese plastike me substancë të dyshuar për narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.37 gramë, njëzet e tetë (28) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 21.44 gramë, mbetje e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 4.44 gramë, një (1) peshore elektronike me mbishkrimin “Pocket Scale “ tetëdhjetë e shtatë (87) qese të zbrazura plastike, një (1) qese plastike ngjyrë e bardhë , brenda saj ishin disa dëshmi, një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 20.74 gramë, një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 315.38 gramë, mbetje e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 99.74 gramë ( brenda me qese dhe cigare të përdorura), një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 12.66 gramë, një (1) kavanoz qelqi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 374.79 gramë, një (1 ) motor pa targa, me çelsa të motorit dhe çelësi i lokalit që është shfrytëzuar nga njëri prej të dyshuarve të arrestuar (O.SH). Një (1) telefon celular ‘Samsung‘ pronë e të dyshuarit O. SH. Një (1) telefon mobil ‘Iphone 12’”, thuhet në komunikatë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit në Prizren është iniciuar rasti “Blerje, posedim, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge” neni 267 i KPK-sё.

Ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari i tretë me urdhër të prokurorit të shtetit në Prizren i dorëzohet stacionit policor në Prizren për procedurë të mëtutjeshme hetimore lidhur me veprën “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar për fajde në Prizren

Published

on

By

Dy burra janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të fajdesë, duke e detyruar viktimën të paguajë kamatë mujore prej 100%.

Sipas Policisë së Kosovës, pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet serbi në Jarinje për ryshfet ndaj zyrtarit policor

Published

on

By

Sipas raportit të fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinje është arrestuar një i dyshuar, shtetas i Serbisë, pasi ka ofruar 50 euro ryshfet një zyrtari policor.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në PKK Jarinje, ku i dyshuari ka tentuar t’i japë para zyrtarit gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë si “Dhënie e ryshfetit”.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Sipas raportit njëditor të Policisë se Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar disa raste të dhunës në familje në Prishtinë dhe Pejë.

Në Prishtinë është raportuar se një person ka dëmtuar veturën e ish të dashurës së tij duke e goditur me shqelm. Viktima, nga frika, është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Po ashtu në Prishtinë, një burrë i dyshuar është arrestuar pasi, pas një mosmarrëveshjeje, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Në Pejë, një tjetër i dyshuar është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshjeje. Me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në një raport shtesë për një rast tjetër në Pejë, policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Hetimet për rastet janë duke vazhduar.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar në Obiliq për armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Sipas raportit të Policisë se Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar dy raste të armëmbajtjes pa leje në Obiliq.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Mazgit, Obiliq, ku është arrestuar një burrë i dyshuar, pasi gjatë kontrollit policor i është gjetur dhe sekuestruar një revole me 16 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në rrugën “Guri i Plakës” në Obiliq, është arrestuar një tjetër burrë i dyshuar, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një revole me 26 fishekë. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Të kërkuara