Kronikë e zezë

​Arrest shtëpiak për të miturin që goditi me thikë një person

Published

on

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të miturit L.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘lëndimi i lehtë trupor‘.

Gjykata nëpërmejt një komunikate thotë se me rastin e caktimit të arrestit shtëpiak ndaj të miturit L.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se më 22 shkurt, në Prizren në afërsi të shkollës, fillimisht fjaloset me të miturin – të dëmtuarin, dhe pastaj i mituri L.K., e godet me thikë në krah të dëmtuarin, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

“Kurse, a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Gjyqtarja e procedurës – Kymete Kicaj, ka refuzuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, dhe ndaj të miturit ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, e cila do ti llogaritet prej kohës së arrestimit datë 24.02.2021 do të zgjasë gjer më datën 25.03.2021 (përjashtimisht të miturit L.K., i lejohet që të largohet nga shtëpia për të ndjekur procesin mësimor, kurse mbikëqyrjen e kësaj mase do të bënë Policia e Kosovës). Gjyqtarja për të mitur vlerëson se caktimi i paraburgimit për të miturin L.K., në rastin konkret është masë shumë e rëndë, ngase i mituri është i moshës së ri dhe hynë në kategorinë e të miturve të ri dhe caktimi i paraburgimit do të ishte jofunksional duke pasur parasysh edhe faktin që i mituri është nxënës i cili duhet ti ndjek mësimet në shkollën e mesme. Prandaj është vlerësim i gjyqtares për të mitur se në rastin konkret me masën e arrestit shtëpiak do të arrihet mjaftueshëm prezenca e të mituri në procedurën përgatitore duke ia mundësuar edhe vijimin e rregullt në shkollë për të ndikuar pozitivisht në karakterin dhe personalitetin e të miturit”, thuhet në komunikatë.

Vendi

Policia konfiskon mbi 1200 palë xhinse në Banjskë

Published

on

By

Një aksion i përbashkët i Policisë dhe Doganës së Kosovës ka rezultuar me konfiskimin e një sasie të madhe të mallit të kontrabanduar në zonën e fshatit Banjskë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, njësitet policore kanë vënë në ndjekje një automjet pa targa që lëvizte me shpejtësi të madhe në rrugët malore, i cili më pas është gjetur i braktisur nga personat e dyshimtë.

Brenda veturës, policia gjeti 32 thasë me gjithsej 1217 palë pantallona xhins dhe mbi 300 rripa, të cilët po transportoheshin ilegalisht.

Përveç mallit, në automjet u gjetën edhe një palë targa të Serbisë, një radiolidhje dhe një kanistër me naftë.

Malli i konfiskuar i ka kaluar Doganës së Kosovës, ndërsa me udhëzim të prokurorit, rasti po vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohet një i mitur në Kaçanik për dhunë psikike ndaj familjes

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një incident i dhunës në familje është regjistruar në Kaçanik, ku policia ka arrestuar një person të moshës së mitur.

Arrestimi ka ndodhur pasi i dyshuari kishte ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i mituri është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme.

Continue Reading

Vendi

Sekuestrohen tri armë në Malishevë, shoqërohet në polici një person

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është shoqëruar në stacionin policor në fshatin Carravranë të Malishevës për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar tri armë, dy karikatorë si dhe 26 fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një grua në Prizren

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është raportuar i zhdukur gjatë ditëve të fundit në Prizren.

Një burrë ka njoftuar policinë se bashkëshortja e tij është larguar nga vendi i saj i punës dhe që nga ai moment nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Rasti ka ndodhur mesditën e 4 prillit dhe njësitet policore tashmë kanë nisur hetimet për gjetjen e personit të raportuar si të zhdukur.

Continue Reading

Të kërkuara