Kronikë e zezë

​Armë dhe marihuanë në veturë, arrestohet një 39-vjeçar në Ferizaj

Kështu njoftoi Policia e Kosovës.

Published

on

Një 39-vjeçar është arrestuar mbrëmë në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit iu është gjetur një armë zjarri, pistoletë me një karikator dhe 7 fishekë, ndërsa janë gjetur edhe sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë, një qese e vogël, një cigare e mbushur dhe një pako e letrave (rizlla).

Sipas Policisë Rajonale e Ferizajt, pas një pune hetimore dhe operative në terren, mbrëmë në rrugën “28 Nëntori” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të udhëtarëve i markës BMW me targa shqiptare.

“Gjatë kontrollimit të personave dhe automjetit, tek njëri person me inicialet K.E ( M/K) i moshës 39-vjeçare, është gjetur një armë zjarri, pistoletë me një karikator dhe 7 fishekë, ndërsa janë gjetur edhe sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë, një qese e vogël, një cigare e mbushur dhe një pako e letrave ( rizlla), ndërsa si provë materiale arma dhe substanca e narkotikëve janë sekuestruar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Policia thenson se rasti është cilësuar “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge dhe mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës”. 

Lajmet

Rrahje mes disa personave në Tenezhdoll, konfiskohet pistoletë me 15 fishekë

Published

on

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur më 15 shtator në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, ku janë shoqëruar gjashtë persona për intervistim.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë shoqëruar në stacion gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë.

Si pasojë e incidentit, një viktimë femër kosovare dhe tre nga të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Gjatë rastit, nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë, si dhe një brisk dhe një çekiç.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania i Kërkuari për Droga, i Dorëzohet Policisë në Mitrovicë

Published

on

By

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në kuadër të Policisë së Kosovës, në koordinim me njësitet kompetente dhe organet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Gjermania.

I dyshuari kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit më 15 shtator, i arrestuari u është dorëzuar njësitit përkatës të Policisë në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicën Jugore për të vazhduar me hapat e mëtejshëm ligjorë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë në Mitrovicë të Veriut

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së veprimeve policore.

Rasti ka ndodhur më 15 shtator, rreth orës 21:05, në rrugën “Isa Boletini”, pasi i dyshuari ishte ndaluar nga policia.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një mjet i dyshimtë gjatë punimeve me ekskavator në Ferizaj

Published

on

Gjatë disa punimeve me ekskavator në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, është raportuar për gjetjen e një mjeti të dyshimtë të panjohur.

Rasti është raportuar më 15 shtator, rreth orës 17:05.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it, të cilat kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara