Kronikë e zezë

Vodhën rroba, arrestohen dy persona në Ferizaj

Rasti është cilësuar “Vjedhje”.

Published

on

Në Ferizaj, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasiqë të njëjtëve në veturën që po udhëtonin iu janë gjetur rroba të vjedhura.

Policët hetues të stacionit policor në Ferizaj, gjatë patrullimit, sipas planit operativ “Parandalimi i vjedhjeve”, mbrëmë rreth orës 19:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në Ferizaj afër një qendre tregtare kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve i markës Opel me targa të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kontrollimit të personave dhe automjetit, në automjet janë gjetur disa palë rroba të vjedhura nëpër lokale të ndryshme në Ferizaj.

“Të dyshuarit me inicialet A.S ( M/M) i moshës 27 vjeçar dhe B.J (M/M) i moshës 34 vjeçar janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi janë intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në një komunikatë për media.

Rasti është cilësuar “Vjedhje”.

Lajmet

Rrahje mes disa personave në Tenezhdoll, konfiskohet pistoletë me 15 fishekë

Published

on

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur më 15 shtator në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, ku janë shoqëruar gjashtë persona për intervistim.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë shoqëruar në stacion gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë.

Si pasojë e incidentit, një viktimë femër kosovare dhe tre nga të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Gjatë rastit, nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë, si dhe një brisk dhe një çekiç.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania i Kërkuari për Droga, i Dorëzohet Policisë në Mitrovicë

Published

on

By

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në kuadër të Policisë së Kosovës, në koordinim me njësitet kompetente dhe organet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Gjermania.

I dyshuari kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit më 15 shtator, i arrestuari u është dorëzuar njësitit përkatës të Policisë në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicën Jugore për të vazhduar me hapat e mëtejshëm ligjorë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë në Mitrovicë të Veriut

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së veprimeve policore.

Rasti ka ndodhur më 15 shtator, rreth orës 21:05, në rrugën “Isa Boletini”, pasi i dyshuari ishte ndaluar nga policia.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një mjet i dyshimtë gjatë punimeve me ekskavator në Ferizaj

Published

on

Gjatë disa punimeve me ekskavator në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, është raportuar për gjetjen e një mjeti të dyshimtë të panjohur.

Rasti është raportuar më 15 shtator, rreth orës 17:05.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it, të cilat kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara