Lajmet

​Ambasadori japonez: Integrimi i Shqipërisë në BE shumë i rëndësishëm

Mitsuyuki shprehu mbështetjen e Japonisë për perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Published

on

Ambasadori i Japonisë në Tiranë, Takada Mitsuyuki zhvilloi sot një takim me kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi me rastin e ditës së Çlirimit të Fierit.

Në një deklaratë për mediat, Mitsuyuki shprehu mbështetjen e Japonisë për perspektivën evropiane të Shqipërisë, teksa theksoi se integrimi në BE është shumë i rëndësishëm.

“Qeveria japoneze mendon se integrimi i Shqipërisë në BE dhe i gjithë rajonit në BE është shumë i rëndësishëm. Për këtë arsye edhe qeveria japoneze ka investuar për përmirësimin e cilësisë së jetesës së shqiptarëve sepse mendon që do të jetë një hap që do të ndihmojë më tepër në integrimin në BE të Shqipërisë”, tha Mitsuyuki.

I pyetur mbi projektet japoneze në Shqipëri, Mitsuyuki tha se, “që këtej e tutje do të fillojmë të flasim në mënyrë më konkrete për realizimin e projekteve të mundshme mes bashkisë së Fierit dhe ambasadës japoneze. Shpresojmë që mund të përmirësojmë marrëdhëniet dhe të rrisim bashkëpunimin”./Atsh

Lajmet

Tragjedia e Koçanit, familjet e të ndjerëve nesër protestojnë në Shkup

Published

on

By

Familjet e të ndjerëve nga tragjedia e Koçanit do të organizojnë një marshim proteste ditën e nesërme të datës 29 prill 2025, duke filluar nga ora 12:05.

Marshi do të nisë para Prokurorisë në Shkup, do të kalojë përmes sheshit të qytetit të Shkupit, dhe do të përfundojë para Kuvendit të Maqedonisë.

Ky marsh ka për qëllim të kërkojë drejtësi dhe tërheqjen e vëmendjes për mangësitë dhe vonesat në reagimin e autoriteteve, duke kërkuar një hetim të plotë dhe përgjegjësi për tragjedinë që mori jetën e disa qytetarëve.

Continue Reading

Lajmet

Ambasada amerikane: Familjet e të zhdukurve meritojnë informacion të plotë për fatin e më të dashurve të tyre

Published

on

By

E ngarkuara me Punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, bëri homazhe te memoriali kushtuar personave të zhdukur.

Ambasada amerikane është e përkushtuar të mbështesë të vërtetën, drejtësinë dhe përpjekjet për pajtim”, thuhet në postimin e ambasadës.

Më tutje, ambasada thekson se familjet meritojnë informacion të plotë për fatin e më të dashurve të tyre.

Continue Reading

Lajmet

Pesë të lënduar në aksidentin mes pesë veturave në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Published

on

By

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë. Mes tyre ishte e përfshirë edhe një veturë e Policisë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 5 automjete ( prej tyre një automjet i policisë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Continue Reading

Lajmet

Narkotikë të konfiskuar në Suharekë, një person arrestohet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën, në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, gjatë kontrollit të një veture kanë gjetur substanca narkotike.

Gjatë kontrollit në veturën e një të dyshuari, shtetas i Kosovës, janë konfiskuar dy pako rizlla, një mulli për bluarje (grinder) dhe një qese plastike që përmbante substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 6.91 gram.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Të kërkuara