Kronika e zezë

​Aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Kamenicë

Kështu njoftoi prokuroria.

Publikuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një serbi për krime luftë kundër popullatës civile.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se i pandehuri me inicialet Z.A., i nacionalitetit serb, të cilin e ngarkon për krime lufte kundër popullatës civile, dyshohet se gjatë periudhës së luftës në Kosovë, dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë e ka ndaluar një qytetar, duke e torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe maltretuar atë.

“Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri Z.A, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të policisë serbe, i uniformuar me uniformë të policisë serbe dhe i armatosur, e kishte ndaluar në qendër të qytetit të Kamenicës të dëmtuarin B.M. duke e torturuar në mënyrë ç’njerëzore, maltretuar dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, traumë dhe pasoja në shëndet, si dhe, duke e kanosur seriozisht për jetë për një orë e gjysmë, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë. Po ashtu, i pandehuri Z.A. në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare, ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës me rrethinë, pastaj kanë filluar të bëjnë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve i’a kanë vënë zjarrin, po ashtu kanë marrë pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet se me këto veprime i pandehuri Z.A. ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së. 

Kronika e zezë

​Një grua sulmohet seksualisht në Lipjan

Publikuar

nga

Policia e Kosovës njofton se një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një person në Lipjan. Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në ora 18:40, derisa i dyshuari është arrestuar.

“Lipjan 13.05.2024-18:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Policia konfiskon 24 patentë shoferë në Prishtinë, nuk i respektuan sinjalizimet e semaforëve

Publikuar

nga

Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik. Në kuadër të këtyre angazhimeve, sot ka filluar implementimi i planit “Semafori”.

Deri më tani sipas informacioneve zyrtare janë konfiskuar 34 patentë shoferë, ngasësve që nuk kanë respektuar sinjalizimin e semaforëve.

Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Dënohen me gjashtë vjet e dhjetë muaj burgim dhe mbi 30 mijë euro gjobë dhjetë të akuzuarit në rastin “Subvencionet V”

Publikuar

nga

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Burim Selmani, Kastriote Bajrami-Sejdiu, Adushe Ukshini, Valon Hoti, Granit Abdyli, Faruk Ymeri, Abdullah Tërstena, Blerton Ostergllava, Avdyl Sejdiu dhe Muzafer Maliqi, në rastin e njohur si “Subvencionet V”.

Në total dhjetë të akuzuarit e lartëcekur janë dënuar me gjashtë vjet e dhjetë muaj burgim dhe 30 mijë e 100 euro gjobë.

Shpallja e këtij aktgjykimi për këtë rast u bë të hënën nga gjykatësja Violeta Namani, raporton “Betimi për Drejtësi“

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Selmani u dënua me 3 muaj burg dhe me 5 mijë euro gjobë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Një muaj paraburgim për vajzën që goditi babanë me mjet të mprehtë

Publikuar

nga

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës L.J., pasi që dyshohet se ka goditur me mjet të mprehtë babanë e saj. Ngjarja ka ndodhur në Shtime.

Ajo dyshohet për veprën penale lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafin 3.2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të martën Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e saj, p[asi siç thuhej në raportin 24-orësh, pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar babanë e saj.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se e pandehura me datë 6 maj 2024, në Shtime.

“Saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, me dashje i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarit- prindit të saj R.J., si viktimë e ndjeshme për shkak të marrëdhënieve familjare që kanë, në atë mënyrë që pas një fjalosje verbale në mes tyre, pasi që e njëjta kishte kërkuar nga i dëmtuari ta ndërpresë telefonatën me vajzën e tij, e pandehura bëhet nervoz dhe e godet të dëmtuarin në anën e djathtë në pjesën e gjoksit, me një thikë-mjet, me të cilin mund t`i shkaktojë lëndime të rënda trupore ose dëmtim të rëndë të shëndetit, e pasi del në oborr dhe e godet me gurë në pjesë të trupit, i dëmtuari ka marrë tretman mjekësor dhe posedon raport mjekësor nga QKMF në Shtime”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara