Lajmet

​Aksident në afërsi të Kaçanikut: pesë të lënduar, njëri prej tyre pjesëtar i KFOR-it

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një automjeti të KFOR-it dhe një veture private.

Published

on

Pesë persona janë lënduar, në mesin e tyre edhe një ushtar i KFOR-it, në një aksident trafiku sot në afërsi të Kaçanikut.

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një automjeti të KFOR-it dhe një veture private. Të gjithë të përfshirët në aksident kanë marrë tretman mjekësor në vendngjarje përpara se të transportohen në spital.

Policia Ushtarake Ndërkombëtare e KFOR-it aktualisht është duke hetuar shkakun e aksidentit në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare. Detaje të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Lajmet

KKSH denoncon diskriminimin: Shqiptarët përjashtohen nga Administrata Tatimore në Bujanoc

Published

on

By

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginën e Preshevës ka reaguar ashpër ndaj vendimit për emërimin e katër personave nga komuniteti serb, përfshirë një nga Vranja, në Administratën tatimore në Bujanoc, komunë ku shqiptarët përbëjnë rreth 63% të popullsisë.

Sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar, Enkel Rexhepi, ky veprim përbën një rast të qartë diskriminimi dhe përjashtimi të shqiptarëve nga jeta publike dhe institucionale.

Në reagimin e Rexhepit thuhet se vazhdimi i përjashtimit të shqiptarëve nga punësimi dhe përfaqësimi në institucionet publike të nivelit republikan dëshmon se qeveria nuk po respekton Kushtetutën, ligjet dhe marrëveshjet e arritura, përfshirë Marrëveshjen e Konçulit, planin me 7 pika të vitit 2013 dhe Planin e integrimit të pjesëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare në sektorin publik për periudhën 2023–2026.

Rexhepi njofton se këtë çështje do ta adresojë edhe para faktorëve ndërkombëtarë, duke e cilësuar si shembull të pastër të diskriminimit ndaj shqiptarëve në Bujanoc.

Continue Reading

Lajmet

Tre të lënduar nga aksidenti në dalje të Mitrovicës

Published

on

By

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në dalje të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Sipas tij, këto janë informacionet fillestare dhe hetimet janë në vazhdim.

Continue Reading

Lajmet

38 vatra zjarri të regjistruara sot në Kosovë, 24 ende aktive

Published

on

By

Gjatë ditës së sotme, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 38 vatra zjarri, nga të cilat 24 janë ende aktive, ndërsa 14 janë lokalizuar dhe janë nën kontroll.

Sipas raportit të fundit nga Qendrat Operative 112 dhe Qendra Operative e Agjencisë, situata po menaxhohet në mënyrë të koordinuar me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët janë angazhuar intensivisht për të lokalizuar dhe shuar zjarret.

Sipas të dhënave të pranuara në Qendrën Operative të Agjencisë, janë regjistruar gjithsej 38 vatra zjarri në vend. Prej tyre, 24 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 14 janë lokalizuar. Menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin e palodhshëm të zjarrfikësve dhe angazhimin e tyre në terren në përballje me zjarret”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Continue Reading

Lajmet

Prishtina drejt qytetit pa barriera, për lehtësim të qarkullimit të personave me nevoja të veçanta

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, prezantuan sot ecurinë e fushatës “Prishtina pa barriera”, e cila synon përmirësimin e qasjes për personat me nevoja të veçanta.

Rama tha se në tri vitet e fundit kanë ndërhyrë në 22 lokacione.

Ai shtoi se puna në disa zona ka arritur deri në 90 për qind të realizimit dhe se fushata do të vazhdojë deri në heqjen e çdo pengese për lëvizje të lirë në kryeqytet.

Kur para tre vjetësh nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit për ‘Prishtina pa barrier’ morëm një zotim të qartë: ta bëjmë kryeqytetin tonë të qasshëm dhe të barabartë për të gjithë. Sot, mund të them me bindje se ky zotim po kthehet në realitet. Gjatë kësaj periudhe kemi ndërhyrë në 22 lokacione të ndryshme në qytet. Në shumë prej tyre kemi ulur trotuaret, kemi vendosur rampa sipas standardeve, kemi liruar hapësirat e bllokuara dhe kemi përmiresuar ndriçimin publik. Në qendrat e mjekësisë dhe institucionet arsimore kemi instaluar rampa, ashensorë dhe tualete të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara. Në hapësirat e trafikut urban kemi filluar vendosjen e itinerareve dhe kemi përshtatur biletaritë për qasje më të lehtë.

Në disa zona puna ka arritur deri në 90 për qind të realizimit, ndërsa në të tjera jemi në fazat fillestare, por me plan të qartë për përfundim. Përveç ndërhyrjeve fizike, kemi zbatuar edhe fushata vetëdijesuese, kemi forcuar inspektimin dhe kemi standardizuar mënyrën se si projektohen hapësirat publike për të garantuar lëvizje të lirë dhe të sigurt për të. Ky është një proces i përbashkët, që po e transformon Prishtinën në një qytet pa barriera. Falënderoj të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre dhe ju siguroj se nuk do të ndalemi, derisa çdo pengesë të zëvendësohet me një mundësi për lëvizje të lirë”, tha Rama.

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, tha se “Prishtina pa barriera” nuk është vetëm për personat me nevoja të veçanta, por për të gjithë ata që hasin vështirësi në lëvizje, përfshirë të moshuarit, prindërit me fëmijë në karrocë dhe çdo qytetar tjetër.

Prishtina pa barriera nuk është vetëm për personat me nevoja të veçanta, por për të gjithë njerëzit me vështirësi në lëvizje, përfshirë edhe të moshuarit, me fëmijë me karroca dhe të gjithë të tjerët. Kemi bërë në total numrin e lokacioneve 22 me mesataren e përfundimit 58.5 për qind të të gjitha punimeve të planifikuara. Kemi pasur ndihmesë edhe nga të gjithë qytetarët e Prishtinës që kanë dërguar foto të lokacioneve. Me së shumti kemi hasur në mungesë uljesh të trotuareve, të mbajtësve të shkallëve”, tha ajo.

 

Continue Reading

Të kërkuara