Lajmet

​AGK: Institucionet të sigurojnë gazetarët dhe lirinë e shtypit

Published

on

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mbajti një konferencë në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ditë të cilën e shënon nën moton “Blackout me” që ka për qëllim të paraqes se si do të dukej një ditë pa media.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës gjithashtu paraqiti sulmet e gazetarëve gjatë këtij viti dhe të viteve të kaluara.

Në vitin 2020, në AGK ishin lajmëruar 6 kërcënime me jetë dhe 4 sulme ndaj gazetarëve. Ndërsa deri tani në vitin 2021 janë lajmëruar 4 kërcënime me jetë si dhe një sulm ndaj gazetarëve. Kosova ende vajton vdekjen dhe zhdukjen e 15 gazetarëve.

Për kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve, anëtarja e bordit të AGK-së, Leonora Dalipi tha se institucionet e Kosovës kanë detyrim të garantojnë fjalën e lirë të gazetarëve dhe krijimin e një ambienti të sigurt për ta ushtruar rolin e gazetarit.

“Kjo datë edhe kësaj here i gjen kolegët tanë në ballafaqim me pandeminë COVID-19 duke konfirmuar rolin fisnik e shumë të rëndësishëm për profesionin tonë, edhe sot AGK ua rikujton institucioneve detyrimin në respektimin e fjalës së lirë, dhe krijimin e një ambienti të sigurt e demokratik, me liri të garantuar e të pacenueshme për të ushtruar rolin e gazetarit”, tha ajo

Në këtë konferencë, Dalipi tha se pengesa kryesore në ushtrimin e profesionit të gazetarit mbesin zvarritja e proceseve gjyqësore të sulmeve ndaj gazetarëve.

“Fatkeqësisht nga viti në vit shtohen atakimet e formave të ndryshme në drejtim të gazetarëve. Censura, vetcensura e varshmëria financiare e mediave vazhdojnë të ndikojnë në të bërit gazetari objektive, nga ana tjetër zvarritja e proceseve gjyqësore të sulmeve ndaj gazetarëve dhe dënimet simbolike, për të mos thënë qesharake vazhdojnë të mbesin pengesa kryesore në ushtrimin e profesionit, madje dënimet që shqiptohen shpesh konsiderohen edhe inkurajuese për të penguar fjalën e lirë”, tha ajo

AGK i bëri thirrje institucioneve relevante që të bashkojnë forcat në luftimin e dukurive që kanë për qëllim pengimin e punës së gazetarëve. Po ashtu AGK-ja bëri thirrje që të zbardhet e vërteta për 15 gazetarët e vrarë dhe të zhdukur gjatë dhe pas luftës në Kosovë si: Afrim Maliqi, Aleksandër Simovic, Bardhyl Ajeti, Bekim Kastrati, Enver Maloku, Duro Slavuj, Haki Braha, Ismajl Berbatovci, Krist Gegaj, Ljubomir Knezvic, Marjan Meloshan, Momir Stokuca, Ranko Perenic, Shefki Popova dhe Xhemajl Mustafa.

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

  1. Ka specie kandilësh deti që biologjikisht mund të rikthehen përsëri në “moshë të re”, prandaj quhen pothuajse të pavdekshëm.
  2. Google fillimisht kishte emrin “Backrub” para se të bëhej kompania më e madhe e kërkimit në botë.
  3. Një burrë fitoi dy herë lotarinë me të njëjtët numra brenda katër muajve.
  4. Në Itali ekziston një shatërvan që derdh verë falas për turistët 24 orë në ditë.
  5. Astronautët thonë se hapësira ka aromë si mish i djegur ose metal i nxehtë pas kthimit nga ecjet në kozmos.

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes disa personave në Tenezhdoll, konfiskohet pistoletë me 15 fishekë

Published

on

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur më 15 shtator në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, ku janë shoqëruar gjashtë persona për intervistim.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë shoqëruar në stacion gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë.

Si pasojë e incidentit, një viktimë femër kosovare dhe tre nga të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Gjatë rastit, nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë, si dhe një brisk dhe një çekiç.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania i Kërkuari për Droga, i Dorëzohet Policisë në Mitrovicë

Published

on

By

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në kuadër të Policisë së Kosovës, në koordinim me njësitet kompetente dhe organet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Gjermania.

I dyshuari kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit më 15 shtator, i arrestuari u është dorëzuar njësitit përkatës të Policisë në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicën Jugore për të vazhduar me hapat e mëtejshëm ligjorë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë në Mitrovicë të Veriut

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së veprimeve policore.

Rasti ka ndodhur më 15 shtator, rreth orës 21:05, në rrugën “Isa Boletini”, pasi i dyshuari ishte ndaluar nga policia.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara