

Lajmet
Abdixhiku: Ibrahim Rugova mbetet një patriot i papërsëritshëm
Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku bashkë me bashkëpunëtorët e tij kanë bërë homazhe te varri ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Në 16-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit, Abdixhiku u shpreh se Rugova mbetet një patriot i papërsëritshëm.
“Kemi ardhur për të bërë nderime dhe kujtime për liderin e LDK-së për artin themeltar të shtetit të Republikës së Kosovës për presidentin historik Ibrahim Rugova. Një njeri që ka shënuar epokë të tjetër. Një njeri që ka prirë një popull të tërë nga dita e parë e aktivizimit të tij politik deri më 21 janar të vitit 2006 kur kjo lidhje siç e kujton secili qytetarë u shpërfaq me një masë të jashtëzakonshme të njerëzve që i dhanë lamtumiren e tij të fundit në shesh dhe në Kuvend në një ditë të ftohë. Ibrahim Rugova mbetët një patriot i papërsëritshëm, një njeri që dha jo vetëm udhërrëfimin e kohës por dha edhe vizion e ardhshëm të Kosovës, këtë vizion ne e kemi obligim ta shtrojmë dhe sot. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran”, u shpreh Abdixhiku.
Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.
Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.
Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lajmet
A do të antarësohet Shqipëria në BE në vitin 2030? Kallas: Nuk ka qark të shkurtër
Published
40 minutes agoon
April 8, 2025By
UBTnews
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, gjatë një konference të përbashkët me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë, theksoi se vitit 2030 i ofron Shqipërisë një mundësi reale për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, nëse reformat e miratuara implementohen me sukses.
Kallas u shpreh se sundimi i ligjit është një nga elementët kyç për këtë proces, duke shtuar se kjo gjë bëhet realitet nëse të gjithë bëjnë detyrat e shtëpisë.
“Së pari, 2030 është një objektiv realist, por është i realizueshëm nëse ndërmarrim hapat e duhur gjatë rrugës. Shqipëria, me reformat që duhen bërë dhe ato që janë bërë, duhet të fokusohet në sundimin e ligjit, i cili është thelbësor për Bashkimin Evropian dhe begatinë e një vendi. Nëse investitorët kanë besim te sistemi juaj ligjor, po. Është realiste nëse të gjithë bëjnë detyrat e shtëpisë,” tha ajo.
Kallas theksoi gjithashtu se nuk ka rrugë të shkurtra për të arritur në BE, përveç se përmes implementimit të thelluar të reformave. Ajo nënvizoi se Bashkimi Evropian mbështet plotësisht Shqipërinë në këtë rrugëtim dhe është në dispozicion për të ndihmuar në përmbushjen e standardeve ligjore të kërkuara.
“Reformat janë të vështira, por janë të vetmet që do të na çojnë përpara. E kemi mbështetjen e plotë për grup-kapitujt dhe në zbatimin e ligjeve”, tha Kallas, duke shtuar se përshpejtimi i procesit të integrimit është i mundur vetëm përmes një angazhimi të vazhdueshëm dhe të sinqertë nga ana e Shqipërisë.
Në një moment tjetër të konferencës, Kallas theksoi gjithashtu se Shqipëria ka treguar përkushtim të vazhdueshëm ndaj vlerave të Bashkimit Evropian, përfshirë mbështetjen e plotë ndaj sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe ndihmën humanitare për Ukrainën.
“Bashkimi Evropian ka ofruar 13 milionë euro për modernizimin e forcave të armatosura të Shqipërisë, por bashkëpunimi ynë shkon përtej sektorit të sigurisë. Shqipëria ka një axhendë ambicioze për të përfunduar negociatat me BE-në brenda dy viteve të ardhshme”, tha Kallas.
Në fund, ajo njoftoi se një dialog i ri për forcimin e bashkëpunimit në sektorin e sigurisë mes Shqipërisë dhe BE-së do të nisë së shpejti, një hap tjetër drejt një partneriteti më të ngushtë dhe më të avancuar.
Lajmet
Sulmoi policët në kryerje të detyrës, arrestohet i dyshuari në Fushë-Kosovë
Published
1 hour agoon
April 8, 2025By
UBT NEWS
Një person është arrestuar të hënën në Vragoli të Fushë-Kosovës nën dyshimin se ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare. Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, por për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar nga ky incident.
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt. Policia vazhdon hetimet për rastin dhe po shqyrton detaje të mëtejshme në lidhje me sulmin ndaj zyrtarëve të rendit./UBTNews/
Bota
Mblidhet Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, do të diskutojë edhe për protestat në Serbi
Published
1 hour agoon
April 8, 2025By
UBT NEWS
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (KiE) ka nisur seancën pranverore në Strasburg, e cila do të zgjasë deri më 11 prill 2025. Gjatë kësaj periudhe, do të diskutohen disa çështje me rëndësi të lartë për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë dhe përballjet me sfidat aktuale politike dhe shoqërore.
Një nga temat kryesore të diskutimit është situata në Serbi dhe protestat që po zhvillohen atje. Ky është një debat urgjent, duke marrë parasysh tensionet dhe pasojat që këto protesta mund të kenë për stabilitetin në rajon, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor. Diskutimet do të përfshijnë gjithashtu shqetësimet për zhvillimet politike dhe sociale në Gjeorgji, Turqi dhe Ukrainë, duke vënë theksin tek lufta në Ukrainë, arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, dhe gjendjen e demokracisë në Turqi.
Një tjetër pikë e rëndësishme në rendin e ditës është vëzhgimi i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, si dhe diskutimet për ndërhyrjet e huaja që paraqesin kërcënim për sigurinë demokratike në Evropë. Po ashtu, do të shqyrtohet lidhja e Këshillit të Evropës dhe Komunitetit Politik Evropian, si dhe përpjekjet për të forcuar marrëdhëniet mes këtyre dy institucioneve.
Asambleja do të diskutojë gjithashtu aspektet ligjore të anëtarësimit të BE-së në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, forcimin e marrëdhënieve me Amerikën Latine, dhe luftën kundër korrupsionit. Po ashtu, do të shqyrtohen tema të tjera si heqja e dëbimeve kolektive të të huajve, respektimi i shtetit ligjor dhe mjedisi.
Ky takim ka për qëllim të ofrojë mundësinë për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit në nivel evropian për të promovuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe për të adresuar çështje të drejta dhe të drejtat e njeriut./UBTNews/

Sot, më 8 prill, shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve, një ditë që u shpall në Kongresin e Parë Botëror të Romëve, i organizuar nga Comité International Rom (CIR) në Londër në vitin 1971. Ky kongres shënoi përpjekjen e parë të romëve për bashkëpunim ndërkombëtar dhe po ashtu vendosi flamurin dhe himnin e popullit rom.
Romët kanë një histori të gjatë dhe të pasur. Fillimisht, ata ishin muzikantë udhëtues që vinin nga rajoni që sot i përket Indisë dhe Pakistanit. Pas migrimit të tyre nëpër Evropë, romët zhvilluan një kulturë të veçantë dhe një gjuhë të tyren. Gjatë mesjetës, ata migruan në vende të ndryshme, si Turqi, Francë dhe Spanjë. Në Spanjë, kultura e tyre u bashkua me kulturat tjera, duke krijuar një ndërthurje të pasur, përfshirë flamenco-n, një art i njohur i muzikës dhe vallëzimit.
Përveç kësaj, romët janë një nga popullsitë më të persekutuara historikisht. Ata u persekutuan gjatë periudhës së Nazizmit dhe komunizmit, si dhe nga disa qeveri lokale në Azi dhe Afrikë. Ky persekutim ka lënë pas një gjurmë të thellë në historinë e romëve, të cilët shpesh janë trajtuar si të huaj dhe të margjinalizuar.
Në fillim të shekullit të 19-të, shumë romë emigrantë shkuan në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Brazil dhe vende të tjera të Amerikës, duke ndikuar edhe në kulturat atje. Siç tregon New York Times, romët nuk janë vetëm një grup i identifikuar shoqërisht ose kulturorisht, por ata gjithashtu identifikohen gjenetikisht si një grup i veçantë.
Dita Ndërkombëtare e Romëve është një mundësi për të nderuar këtë komunitet të pasur kulturor dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi sfidat që ata kanë përjetuar dhe vazhdojnë të përjetojnë./UBTNews/

Trump kërcënon me tarifa të reja, përgjigjet Kina: Po shkohet nga gabimi në gabim

A do të antarësohet Shqipëria në BE në vitin 2030? Kallas: Nuk ka qark të shkurtër

Sulmoi policët në kryerje të detyrës, arrestohet i dyshuari në Fushë-Kosovë

Sonte ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Mblidhet Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, do të diskutojë edhe për protestat në Serbi

Dita Ndërkombëtare e Romëve

Kallas në Tiranë përmend sigurinë dhe mbrojtjen si angazhimet më të rëndësishme

Greqi: Grevë e Përgjithshme njëzet e katër orëshe më 9 prill

Naftëtarëve u caktohet sërish marzha e fitimit
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota2 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota2 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Bota3 months ago
Trump zbulon listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë