Lajmet

​AAK kërkon veprime institucionale për kushtin e ri për liberalizimin e vizave

Tahiri tha se kjo çështje duhet të adresohet te institucionet e BE-së.

Publikuar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vlerësuar se institucionet e Kosovës do të duhej të reagojnë lidhur me kushtin e Francës për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka theksuar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, se kryetari i Kuvendit dhe kryeministri do të duhej ta adresonin këtë çështje te institucionet e Bashkimit Evropian.

“Në takim e kam ngritur çështjen e liberalizimit të vizave. Është e pakuptimtë që Kuvendi dhe Qeveria të mos ketë një komunikim zyrtar, të kërkojë nga institucionet përgjegjëse pse po bëhet ky diskriminim ndaj qytetarëve të Kosovës. Dje u vendos edhe një kusht, nesër do të dalë një shtet tjetër do të vendosë edhe një kusht. Ky trajtim jo dinjitoz i Kosovës duhet ndaluar. Drejtimi ynë dihet, është pro-perëndimor, në politikën e jashtme të sigurisë pro-amerikan, në agjendën evropiane 100 për qind pro Brukselit. Derisa Serbia është vendi i vetëm në Evropë që nuk e sanksionon Rusinë, kalkulon dhe luan me agjendën e tyre për interesa politike, Kosova e ka një drejtim dhe të mos keqpërdoret kjo. Kjo duhet të ndodhë nga Kuvendi. Kryetari i Kuvendit duhet ta adresojë një letër dhe kryeministri duhet të flasë”, ka thënë Tahiri.

Sa i përket të gjeturave nga raporti i progresit për vendin, ka përmendur edhe opozitën për përmbajtje në votimin e projektligjeve.

Deputeti Tahiti tha se kjo nuk qëndron, ai tha se qasja e AAK ka qenë kontruktive. Ai shtoi se mungesa e kuorumit, është përgjegjësi e partisë në pushtet.

“Kjo nuk qëndron, sot ne po i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare me votat e opozitës. Edhe marrëveshjet tjera të gjitha kanë qenë me votën tonë. Këta(pushteti) si kanë as 61 vota. Qasja jonë ka qenë shumë konstruktive, shtet formuese dhe si e tillë do të vazhdojë nga AAK. Në anën tjetër mungesa e kuorumit, nuk është problem i yni, është problem I partisë që udhëheq”, tha ai. 

Lajmet

​Rrëmbehet një 19-vjeçare në Fushë Kosovë

Publikuar

nga

Sot rreth orës 09:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë me telefon nga një femër e moshës 19-vjeçare, e cila rreth orës 08:00 dyshohej se ishte rrëmbyer në Fushë Kosovë nga GJ.H. (23) dhe se ajo ndodhej në një pikë karburanti në Bibaj të Ferizajt, ku i dyshuari e kishte sjellë me veturë dhe ishin ndaluar aty.

Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të fshatit Bibaj dhe aty kanë hasur të dyshuarin, i cili ishte jashtë në oborr të pikës së karburantit, duke e pritur viktimën femër të dalë jashtë.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, gjithashtu në stacionin e policisë është sjellë edhe viktima femër.

Në bashkëpunim me policët e stacionit në Fushë Kosovës, i dyshuari dhe viktima janë dërguar për procedura të intervistimit dhe hetimit atje, ngaqë rasti i dyshuar për rrëmbim me forcë dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Fushë Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Monitorim edhe me helikopterë për protestën e paralajmëruar në Jarinjë nga Serbia

Publikuar

nga

Pas paralajmërimit për protestë në Serbi, në Leposaviq vërehet prezencë më e madhe e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Megjithatë situata në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë është e qetë dhe qarkullimi po vazhdon normalisht.

Përveç KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë po qëndrojnë edhe automjete te misionit të Bashkimit Evropian për zbatim të ligjit, EULEX si dhe karabinierët.

Patrullimi i kufirit po bëhet edhe nga ajri me helikopterë. Qarkullimi i automjeteve në këtë pikë kufitare është i vogël.

Ndryshe, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka ftuar qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes pikë – kalimeve kufitare me Serbinë, që të shtunën (sot) të përdorin pika tjera për qarkullim, pasi atje për sot janë paralajmëruar protesta.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti për regjistrimin e popullsisë: Kemi mbledhur të dhëna të rëndësishme për planifikimin e së ardhmes

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me përfundimin e procesit të regjistrimit të popullsisë kanë nxjerrë të dhëna shumë të rëndësishme që do të ndihmojnë në planifikimin e së ardhmes.

Këto komento, kreu i ekzekutivit i ka bërë në shënim të përfundimit të procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, i nisur më 5 prill 2024, të organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në bashkëpunim me UNDP-në.

“Të dhënat e mbledhura do të jenë baza për politika, strategji e vendime më të mira, për një zhvillim edhe më të hovshëm e më të qëndrueshëm të vendit tonë. Në veçanti i falënderoj edhe partnerët tanë ndërkombëtarë për bashkëpunimin. Së bashku mund të arrijmë gjithçka, të jemi edhe të numëruar edhe të lumtur”, tha kryeministri Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Bashkëpunimi Kosovë-SHBA, Gërvalla takon O’Brien

Publikuar

nga

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla, është pritur në takim nga ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

Në frymën e marrëdhënieve të posaçme ndërmjet dy shteteve gjatë takimit janë trajtuar aspekte të shumta të thellimit të bashkëpunimit dypalësh, forcimit të sundimit të ligjit e demokracisë dhe jetësimit të aspiratave për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Gërvalla dhe O’Brien diskutuan po ashtu rreth zhvillimeve të tjera aktuale në vend, duke vënë theksin në përkushtimin e institucioneve në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon si dhe zmbrapsjen e kërcënimeve të sigurisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara