Lajmet

​AAK kërkon që rishikimi i buxhetit të bëhet me urgjencë

Sipas Tahirit, me qeverinë Kurti ekonomia e Kosovës ka rënien më të ulët në historinë e vendit.

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon që me urgjencë të bëhet rishikimi i buxhetit të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në emër të partisë inicuese të interpelancës për ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Sipas Tahirit, me qeverinë Kurti ekonomia e Kosovës ka rënien më të ulët në historinë e vendit dhe se trendet e vitit 2023 tregojnë për gjendje edhe më të keqe.

“Duke iniciuar iniciativën tonë për fillimin e menjëhershëm të procedurës për rishikimin e buxhetit 2023 për shkak të dy shqetësimeve që i ka vendi në rrafshin qeverisës atë të dështimit të plotë të investimeve kapitale dhe njëkohësisht të ngritjes së koeficientit nga 105 në 129 euro. Ekonomia e Kosovës siç po shihet dhe dihet ka rënien më të ulët në historinë e vetë, ajo në vitin 2021 ka pasur ngritje vetëm 3% përderisa trendet e vitit 2023 janë edhe më të këqija këto janë vlerësime nga FMN dhe Banka Botërore dhe me dinamikën që e kemi këtë vit mund të pritet që vendi dhe ekonomia të bie në një kolapsin dhe dështim të plotë“, ka thënë ai.

Tahiri ka thënë se menaxhimi i fondeve publike për dy vjet e gjysmë nga qeveria Kurti është i dobët, jo profesional, partiak e politik.

“Menaxhimi i fondeve publike në këto dy vite e gjysmë të qeverisë Kurti ishte i dobët jo profesional partiak e politik e mbi të gjithë i dëmshëm për vendin. Në vitin 2021 nga Fondi i investimeve kapitale të përcaktuara me buxhet në shumë prej 622 milionë euro janë realizuar vetëm 419 milionë euro pra nën shpenzimi ka 203 milionë euro për vitin 2021, ndërsa për vitin 2022 shuma ka qenë 704 milionë euro e janë realizuar vetëm 419 milionë euro, pra nënshpenzimi për vitin 2022 ka qenë 285 milionë euro. Për dy vite qeverisjes Kosova dhe kjo qeveri nuk ka arritur t’i shpenzoj gjysmë miliardë euro, pra 500 milionë euro nuk janë shpenzuar. Për më keq nëse e shohim inflacionin konsiderohet se këto dështime kanë ndodhur dhe fondet publike janë dëmtuar dhe zhvlerësimi i tyre është në 200 milionë euro”, ka thënë ai.

Deputeti i AAK-së ka theksuar se me ligjin për paga i cili është dështim total ka krijuar pakënaqësi tek të gjitha kategoritë.

Ai kërkoi që me urgjencë të bëhet rishikimi i buxhetit.

“Qeveria Kurti në këtë mandat për dy vite e gjysmë nuk ka arritur as t’i plotësoj vendet e reja të punës që i ka 700 mijë e 225 vende vakante të parapara me ligjin e buxhetit të buxhetuar i ka në administratë shtetërore çka po pret a po e pret me kaluar ligji për zyrtarët publik dhe me i punësua politikisht cila është arsyeja që qeveria nuk i përmbush këto vende vakante. Për AAK katrahura që është krijuar nga ligji i pagave i cili është dështim total i cili nuk ka prek as në esencë edhe tek ato kategori që kanë pas rritje janë të pakënaqur tregon kulturën, menaxhimin, qasjen që ka kjo qeveri. Ne kërkojmë që rishikimi i buxhetit duhet të ndodh me urgjencë për eliminimin e disproporcioneve dhe mangësive që në theks të veçantë e kanë tek koeficienti. Në fondin e pagave duhet të ketë një rritje prej 23% që nënkupton nga 745 milionë e 916 milionë euro, pra 170 milionë euro gjithsej”, ka theksuar ai.

Lajmet

FSK merr pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Saber Junction 26” në Gjermani

Published

on

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i përfaqësuar nga një kompani këmbësorie e Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore, ka marrë pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Saber Junction 26”, të zhvilluar në Qendrën e Gatishmërisë Shumëkombëshe në Hohenfels të Gjermanisë.

Sipas FSK-së, kompania kosovare është integruar në Brigadën Ajrore 173 të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, përkatësisht në Batalionin 3-504 “Blue Devils”.

Pas fazës së planifikimit, koordinimit dhe trajnimit, pjesëtarët e FSK-së janë angazhuar në operacione të ndryshme në terren, përfshirë operacione sigurie në mbështetje të zbarkimit ajror, patrulla luftarake dhe operacione mbrojtëse.

Sipas njoftimit, pjesëmarrja në këtë ushtrim ka mundësuar zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të komandimit dhe kontrollit, planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve, si dhe rritjen e ndërveprueshmërisë me Ushtrinë Amerikane dhe forcat e vendeve partnere.

Integrimi i kompanisë së FSK-së në një formacion shumëkombësh ka shërbyer edhe për testimin e aftësive të saj në një mjedis kompleks dhe dinamik trajnues, krahas njësive partnere.

Gjatë “Observation Day”, aktivitetet e kontingjentit të FSK-së janë përcjellë nga Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Mehmet Lladrovci, dhe rreshter majori i KFT-së, Naim Smakolli.

Pjesëmarrja në ushtrime të tilla, sipas FSK-së, kontribuon në rritjen e gatishmërisë operacionale, profesionalizmit dhe kapaciteteve për të vepruar krah për krah me ushtritë partnere në operacione shumëkombëshe./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë motoçikleta sekuestrohen në Pejë për kundërvajtje në trafik

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 10 shtator, në Pejë janë sekuestruar gjashtë motoçikleta për kundërvajtje në komunikacion.

Sekuestrimi është kryer nga Njësia e Trafikut për Qytet e Stacionit Policor në Pejë, në kuadër të planit operativ “Siguria në shkolla”, i cili do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Sipas Policisë, motoçikletat janë sekuestruar për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë drejtimin pa patentë shoferi, pa regjistrim dhe pa helmetë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se aktivitetet në terren do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion.

Policia ka paralajmëruar “zero tolerancë” ndaj të gjithë kundërvajtësve në trafik./A.K/

Continue Reading

Lajmet

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë

Published

on

By

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, Zëvendësdekani i Departamentit të Turizmit në UBT, Prof. Alban Fejza, zhvilloi një takim në Ambasadën e Italisë në Kosovë, së bashku me Prof. Raffaella Ritucci dhe Lirdion Blakaj.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimeve të ndërsjella me UNITO – University of Turin dhe UNITA – Universitas Montium, aleanca universitare evropiane e koordinuar nga UNITO.

Diskutimi u fokusua në mundësi konkrete për bashkëpunim akademik, mobilitet, ndërkombëtarizim dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta, me synim që interesat e përbashkëta të shndërrohen në hapa konkretë.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të lidhjeve akademike dhe institucionale ndërmjet UBT-së, partnerëve italianë dhe hapësirës evropiane të arsimit të lartë.

Continue Reading

Lajmet

Tenderi afro 400 mijë eurosh për kamionë në Ekoregjion, aktakuzë ndaj tre personave

Published

on

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, B.Sh., A.G. dhe R.Z., si dhe ndaj subjektit juridik SH.P.K. “D.C & E”, për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më 7 qershor 2023 dhe gjatë periudhës 18 shtator 2023 deri më 16 nëntor 2023, në Prizren, B.Sh., në cilësinë e kryeshefit të KRM “Eko Regjioni”, në bashkëkryerje me zyrtarin e kësaj kompanie, A.G., kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe për subjektin juridik SH.P.K. “D.C & E”.

A.G. dhe B.Sh. akuzohen se, në kundërshtim me legjislacionin për prokurimin publik, kanë krijuar mundësi që tenderin “Furnizimi me kamiona kompaktor dhe autobusë për nevojat e KRM ‘Ekoregjioni’”, në vlerë prej 385 mijë e 500 eurosh, ta përfitojë SH.P.K. “D.C & E”.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime buxhetit të KRM “Ekoregjioni” i është shkaktuar dëm në shumën prej 233 mijë e 685.37 eurosh.

Ndërkaq, R.Z. akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik”. Sipas aktakuzës, ai u ka paguar B.Sh. dhe A.G. shpenzimet e një udhëtimi jashtë territorit të Kosovës, me qëllim të koordinimit të veprimeve inkriminuese dhe ndikimit në dhënien e tenderit.

Prokuroria pretendon se R.Z. paraprakisht kishte arritur marrëveshje të kundërligjshme me të pandehurit, përmes së cilës ishin përshtatur specifikat teknike të tenderit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara