Lajmet

​AAK kërkon mocion mosbesimi për qeverinë Kurti

Nga AAK-ja thonë se kryeministri Kurti me këtë qasje po vazhdon me shpejtësi ta humb sovranitetin e vet në veri.

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po kërkon mocion mosbesimit për qeverinë Kurti pas situatën së tensionuar në veri të vendit dhe sanksioneve të SHBA-ve karshi Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri pas mbledhjes së sotme të Kryesisë u shpreh se kryeministri Kurti me këtë qasje po vazhdon me shpejtësi ta humb sovranitetin e vet në veri.

“Gjendja është e jashtëzakonshme dhe për rrjedhojë ne nuk mund të sillemi zakonshëm. Për AAK është tepër me rëndësi që të nisë një mos-mocion i mosbesimit të qeverisë Kurti, dje kemi kërkuar që ai të dorëhiqet për arsyet si vijojnë: me qasjen që e ka marrë kryeministri Kurti dhe qeveria e Kosovës po vazhdon me shpejtësi ta humbë sovranitetin e vet në veri të Kosovës. Ju e dini se që nga vendosja e vendimit për tabela Kosova në atë pjesë të vendit është vetëm duke u dobësuar dhe humbur sovranitetin. E dyta, kjo qasje na solli në situatën kur KFOR-i dislokon trupa shtesë në veriun e Kosovës bazuar në rezolutën 1244”, tha ai.

Sanskionet e SHBA-ve karshi Kosovës, sipas Tahirit e kanë goditur në themel funksionimin e vendit.

“Sanksione të cilat e kanë goditur në themel funksionimin e këtij shteti duke u nisur nga Defender 23, përjashtimin e Kosovës nga ky ushtrim e deri tek masat tjera të cilat pritet të ndodhin. Nuk ka logjik në kohën kur aleati jonë kryesor e ka problemin më të madh të sigurisë në luftën në Ukrainë me ia dhënë edhe një problem të sigurisë në Evropë në veri të Kosovës. Për AAK institucionet e Kosovës janë të shenjta dhe as kriminelët e Vuçiçit e as policët me uniforma e pa uniforma nuk munden dhe nuk do të munden asnjëherë ta sfidojnë shtetin e Kosovës. Por, shteti e shtëpia mbahet me miq e mikë më të mirë se Amerika ky popull nuk ka”, u shpreh ai.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiriu u shpreh se një mocion mosbesimi është përgjigja jo për të dëmtuar, e jo për të fituar politikisht, por për t’i treguar Kurtit se rruga që po ndjek ai është qorre.

“Një mocion mosbesimi është përgjigja jo për të dëmtuar, e jo për të fituar politikisht se ne e dimë ku po jetojmë, e dimë që ky komunikim nuk është komunikimi që më së qefti ka dëshirë me bë një parti, por e kemi përgjegjësi politike, shtetërore, institucionale me i thanë qeverisë Kurti me i thënë popullit të Kosovës se kjo është rrugë qorre dhe sa më shpejt që të ndalet sa më shpejt që e forcon lidhjen me aleatët tanë bashkarisht do të jetë më mirë”, u shpreh Tahiri.

Sipas deputetit Tahiri, zgjedhjet në veri të vendit kanë qenë një eksperiment që nuk i kanë ndihmuar as Kosovës dhe as integrimit të veriut. Tash e tri ditë në komunat veriore po vazhdojnë protestat e serbëve, të cilët po kundërshtojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill.

Të hënën, protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni. Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa kanë anuluar edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi qeveria ka refuzuar t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.

lajme

Mbahet seanca në mungesë për vrasjen e Diana Kastratit

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë zhvillon sot seancën e shqyrtimit kryesor në mungesë ndaj të akuzuarit Adnon Jashari, i cili ngarkohet me vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati.

Procesi po zhvillohet pa praninë e të akuzuarit, meqë ai ndodhet në arrati që nga dita e kryerjes së krimit dhe mbetet ende i kërkuar nga Policia e Kosovës përmes urdhërarrestshmërisë publike.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti zyrtarisht aktakuzën ndaj Jasharit për veprën penale të vrasjes së rëndë më 22 tetor të këtij viti.

Tragjedia ndodhi më 18 maj të vitit 2011 në Prishtinë, kur 27-vjeçarja Diana Kastrati u qëllua për mort me armë zjarri teksa po shkonte në fakultet. Ngjarja pati nxitur reagime dhe protesta të shumta publike, pasi viktima kishte kërkuar më parë urdhër mbrojtës emergjent nga institucionet e drejtësisë, mirëpo mbrojtja nuk i ishte ofruar me kohë.

Zhvillimi i këtij shqyrtimi gjyqësor shënon një hap përpara në përpjekjen e organeve të drejtësisë për të vendosur përgjegjësinë penale 15 vjet pas vrasjes që tronditi vendin./Ekonomia online/

Continue Reading

Aktualitet

Liburn Aliu jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të Portit të Durrësit

Published

on

By

Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje nga detyra e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit, ndërsa në vend të tij është emëruar zëvendësdrejtori i deritanishëm i përgjithshëm, Andrea Shllaku.

Arsyet zyrtare të largimit të Aliut nuk janë bërë ende të ditura nga institucioni, mirëpo ky vendim vjen menjëherë pas thirrjeve të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për largimin e drejtorëve rajonalë nga postet e tyre drejtuese.

Aliu e kishte marrë drejtimin e Portit të Durrësit më 28 tetor të vitit të kaluar, pasi më parë kishte shërbyer si ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës deri në gusht të vitit 2025. /E.A/

Continue Reading

Live

Trump konfirmon se FBI po heton lidhjen e shefit të Nvidia-s me një spione të dyshuar kineze

Published

on

By

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se Byroja Federale e Hetimit (FBI) po heton lidhjen mes drejtorit ekzekutiv të kompanisë Nvidia, Jensen Huang, dhe një femre të dyshuar si spione e Qeverisë Kineze.

Trump deklaroi se ka zhvilluar një bisedë me shefin e Nvidia-s rreth raportimeve se ai ishte cak i një fushate spiunazhi nga Pekini. Presidenti amerikan tha se e kishte pyetur drejtpërdrejt Huang se a kishte dijeni për aktivitetin e saj, ndërsa shto se i besonte deklaratës së tij se nuk dinte gjë.

Pekini zyrtar i ka hedhur poshtë pretendimet përmes Ministrisë së Jashtme, duke i cilësuar ato si të pabaza dhe me qëllim njollosjen e Kinës. Ndërkaq, kompania Nvidia e cila ka nisur një hetim të pavarur njoftoi se nuk ka asnjë indeks se sekretet e saj apo siguria kombëtare janë cenuar.

Pretendimet për këtë lidhje kanë shkaktuar menjëherë tronditje në tregjet financiare, ku vlera e Nvidia-s rëzoi me rreth 250 miliardë dollarë pas një rënieje prej më shumë se 4% të aksioneve.

Sipas raportimeve të medieve amerikane, inteligjenca dyshon se bëhet fjalë për Alice Huang, e cila nuk ka lidhje familjare me ekzekutivin e Nvidia-s dhe mban post drejtues në kompaninë me bazë në Singapor, Megaspeed. Paralajmërimet për këtë rast i ishin dërguar më parë zyrtarëve të lartë në Washington përmes një memorandumi nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio./ BBC/

Continue Reading

Lajmet

Moti sot: Intervalet me diell dhe temperaturat deri në 14°C

Published

on

By

Dita e sotme në Kosovë pritet të karakterizohet nga një mot kryesisht i qëndrueshëm, me vranësira të shpërndara dhe me intervale të gjata me diell, sipas të dhënave nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale lëvizin ndërmjet 1°C dhe 5°C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 9°C deri në 14°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara