Lajmet

​A përdorni shpesh antibiotikë? Këto janë pasojat negative që mund të shkaktojnë

Problemi i përdorimit të pakontrolluar të antibiotikëve po bëhet çdo vit më i theksuar.

Published

on

Marrja e shpeshtë e antibiotikëve dëmton ekuilibrin e baktereve të mira dhe të këqija në zorrë.

Problemi i përdorimit të pakontrolluar të antibiotikëve po bëhet çdo vit më i theksuar.

Në këtë lloj sezoni të vonë të vjeshtës, dimrit, pritet rritje e numrit të infeksioneve respiratore. Këto janë infeksionet më të zakonshme te njerëzit, megjithatë në 90 për qind të rasteve shkaktohen nga viruse që nuk preken nga antibiotikët.

“75 për qind e antibiotikëve shpenzohen vetëm për këto indikacione të infeksioneve respiratore, ndaj padyshim që po harxhojmë kot antibiotikët”, shpjegon Ariana Tambiq Andrasheviq, nga Klinika për Sëmundje Infektive “Dr. Fran Mihaljeviq” në Kroaci.

Ajo thotë se kjo nuk është vetëm një humbje financiare, por një pasojë shumë më e keqe është krijimi i një numri në rritje të varianteve të baktereve rezistuese ndaj antibiotikëve në dispozicion që është një problem global.

“Nëse konsumojmë shumë antibiotikë ne nuk e dimë se te ne krijohen baktere të tilla rezistuese, të cilat gjejnë rrugën drejt sëmundjes herë pas here dhe sot problemi është se këto sëmundje dhe infeksione janë gjithnjë e më të vështira për t’u trajtuar”, shton Andrasheviq.

“Prej kohësh antibiotikët janë përdorur për të trajtuar sëmundjet për të cilat nuk janë të indikuar dhe tashmë ka pasoja negative, ka rezistencë ndaj disa antibiotikëve të rëndësishëm që na kanë shpëtuar jetën gjatë 20 apo 50 vjetëve të fundit”, paralajmëron Ana Soldo , kryetare e Dhomës së Farmacistëve të Kroacisë.

Konsumi i antibiotikëve në baza vjetore e vendos Kroacinë në mesataren evropiane, ndërsa vendet skandinave dhe Holanda konsumojnë shumë më pak antibiotikë.

“Ata shpenzojnë më pak dhe kanë më shumë. Ata kanë një jetëgjatësi më të lartë, më pak vdesin nga infeksionet. Pra, me më pak para mund të arrihet më shumë”, tha Andrasheviq për HRT.

Ekspertët paralajmërojnë se është koha e fundit që të fillojmë të sillemi me përgjegjësi ndaj antibiotikëve për të reduktuar konsumin e tyre, me përdorim të synuar.

Infeksionet bakteriale, jo virale, trajtohen me antibiotikë. Antibiotikët nuk trajtojnë gripin apo ftohjen, antibiotikët nuk ulin temperaturën. Duhet të merret vetëm me rekomandimin e mjekut, dhe të pihet dozën e plotë të rekomanduar.

Vendi

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rama dënon protestat e dhunshme: Efektivët e policisë marrin 2.500 euro shpërblim

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me strukturat e Policisë së Shtetit, i ka cilësuar protestat e ditëve të fundit si një “valë dhune” që nuk ka asnjë lidhje me kërkesat legitime apo me parimet e një shoqërie demokratike.

Sipas kreut të qeverisë, personat që po përfshihen në akte dhune dhe shkatërrime nuk mund të konsiderohen studentë. Rama theksoi se kjo lëvizje nuk është një revoltë për arsimin, duke e bërë të qartë dallimin mes studentëve që protestuan paqësisht për kërkesat e tyre universitare dhe grupeve të maskuara që përdorin dhunën. Ai akuzoi organizatorët se po përdorin të mitur të moshave 13-14 vjeçare në vijën e parë të përplasjeve me qëllim provokimin e një incidenti tragjik.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri përgëzoi forcat e policisë për vetëpërmbajtjen dhe profesionalizmin e treguar përballë sulmeve. Si mbështetje konkrete për efektivët e angazhuar në terren, Rama njoftoi se secili prej tyre do të përfitojë menjëherë një shpërblim prej 2.500 eurosh, ndërsa bëri të ditur se nga 1 janari i vitit 2027 do të ketë edhe një rritje të pagave për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara