

Published
2 years agoon
By
Betim GashiMinistria e Ekonomisë ka njoftuar se vetëm një javë që nga hapja e thirrjeve për subvencionim të pajisjeve dhe deri tash kanë aplikuar 724 persona. Ministria ka njoftuar përmes një shkrimi në Facebook se aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura.
Ministria e Ekonomisë ka shpallur thirrjet për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në sisteme të energjisë së ripërtrishme – sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar.
Masat e efiçencës u prezantuan sot nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë.
“Në thirrjen për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente përfshihet subvencionimi i makinave rrobalarëse, makinave enëlarëse dhe frigoriferëve ose frigoriferëve me ngrirëse. Vlera e subvencionimit për një (1) pajisje makinë rrobalarëse është 200.00 €. Për prindërit vetushqyes vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është 300.00 €. Për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II), vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është 400.00 €. Vlera e subvencionimit për një (1) pajisje makinë enëlarëse është 150.00 €. Për prindërit vetushqyes, vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është 250.00 €. Për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II), vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është 300.00 €. Vlera e subvencionimit për një (1) pajisje frigorifer ose frigoriferëve me ngrirëse është 100.00 €. Për prindërit vetushqyes vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është 150.00 €. Për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II), vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është 200.00 €. Për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në sisteme të energjisë së ripërtrishme – sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar Instalimi i sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar, do të subvencionohet vetëm një sistem diellor për ngrohjen e ujit sanitar për një shtëpi dhe sistemi duhet të blihet i ri. Instalimi i sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar subvencionohet dyzet përqind (40%) e vlerës investive të komplet sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar dhe jo më shumë se 1000.00 €. Për të dy thirrjet të drejtë aplikimi kanë të gjithë konsumatorët familjar, konsumi mujor i energjisë elektrike i të cilëve nuk është më i vogël se 250 kWh/muaj në të paktën dhjetë (10) muaj brenda dymbëdhjetë (12) muajve të fundit. Aplikimi për subvencionim bëhet online përmes platformës e-Kosova. Aplikimi për pajisje shtëpiake efiçiente mund të bëhet në https://ekosova.rks-gov.net/467. Aplikimi për sisteme të energjisë së ripërtrishme – sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar bëhet në: https://ekosova.rks-gov.net/468“, thuhet në njofitm.
Aktualitet
UBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
Published
8 hours agoon
September 27, 2025By
Driton Iseni
UBT ka bërë hapjen e thirrjes për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025 (IC-LAC), e cila këtë vit organizohet në kuadër të Konferencës së 14-të Ndërkombëtare të UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion.
Ky aktivitet shkencor do të bashkojë studiues, akademikë, studentë të cikleve të avancuara, doktorantë, ekspertë të fushës dhe profesionistë të arsimit nga vende të ndryshme të botës, me synim shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe praktikave më të mira mbi gjuhën, kulturën dhe ndërthurjen e tyre në sistemet bashkëkohore arsimore.
Tema kryesore e këtij edicioni është: “Ndërtimi i sistemeve arsimore reziliente për një të ardhme të qëndrueshme.”
Datat kryesore:
- Dorëzimi i abstrakteve: 10 tetor 2025
- Njoftimi i pranimit & rishikimi shkencor: 17 tetor 2025
- Regjistrimi i hershëm: deri më 17 tetor 2025
- Regjistrimi i vonuar: deri më 20 tetor 2025
- Dorëzimi i punimit të plotë: 14 nëntor 2025
Qëllimet dhe objektivat
Konferenca IC-LAC synon të hapë një hapësirë të gjërë diskutimi mbi rolin e gjuhës dhe kulturës në shoqëritë moderne, duke nxitur qasje multidisiplinare për edukimin dhe komunikimin ndërkulturor.
Fushat e diskutimit përfshijnë:
- Gjuha dhe kultura në arsim
- Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënie dhe të nxënë
- Komunikimi ndërkulturor dhe shumëgjuhësia
- Praktikat e qëndrueshme në edukimin gjuhësor
- Inteligjenca artificiale dhe ndikimi i saj në të nxënit e gjuhëve
- Përkthimi, interpretimi dhe komunikimi global
- Rezilienca arsimore dhe dizajnimi i kurrikulave
Dorëzimi i punimeve
Punimet e paraqitura duhet të jenë origjinale, të papublikuara më parë dhe të mos jenë në proces shqyrtimi në konferenca të tjera. Gjatësia maksimale e një punimi është 6 faqe. Punimet që nuk respektojnë kriteret e formatimit nuk do të merren në konsideratë.
Organizatorët ftojnë të gjithë të interesuarit që të kontribuojnë me hulumtimet e tyre shkencore dhe praktikat profesionale, duke u bërë pjesë e një platforme ndërkombëtare shkëmbimi idesh që synon të forcojë lidhjen mes gjuhës, kulturës dhe arsimit për një të ardhme më të qëndrueshme.

Gjykata e Lartë e Katalonjës ka rrëzuar të premten dënimin për përdhunim ndaj ish-futbollistit brazilian Dani Alves, duke arsyetuar se çështja kishte mospërputhje dhe kontradikta në dëshmitë e paraqitura.
Alves, 41 vjeç, ishte dënuar vitin e kaluar me katër vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një gruaje në një klub nate në Barcelonë në vitin 2022. Megjithatë, gjykata e apelit vendosi se dëshmia e akuzueses nuk kishte besueshmëri të mjaftueshme, duke theksuar se mungonin prova të qarta për të mbështetur akuzën.
“Dani Alves është shumë i lumtur. Ai është i pafajshëm, kjo është demonstruar. Drejtësia ka folur,” deklaroi avokatja e tij, Ines Guardiola.
Ndërkohë, avokatja e akuzueses, Ester Garcia, paralajmëroi se do ta çojë çështjen në Gjykatën Supreme të Spanjës, proces që mund të zgjasë deri në një vit./S.K/KP/Morung Express/
Lajmet
Caktohet data, Pogba rikthehet në fushë
Published
1 day agoon
September 26, 2025By
UBT News
Paul Pogba është shumë pranë rikthimit në futboll pas një periudhe të gjatë mungese tha trajneri i Monacos, Adi Hütter. Ai zyrtarisht ka konfirmuar se mesfushori francez po përparon ndjeshëm.
“Fizikisht dhe mendërisht po shkon mirë. Është stërvitur për tre muaj dhe është afër kthimit në skuadër,” deklaroi Hütter.
Sipas mediave franceze, Pogba pritet të jetë i disponueshëm më 5 tetor, në ndeshjen e Ligue 1 kundër Nice në Stade Louis II.
Ndërkohë, rikthimi në sfidën e së shtunës kundër Lorient shihet më pak i mundshëm.
Ish-mesfushori i Juventusit nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që prej 3 shtatorit 2023, kur u aktivizua ndaj Empolit.
Pak javë më vonë, ai u pezullua për doping dhe u dënua fillimisht me katër vite jashtë fushave. Megjithatë, në tetor 2024, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv uli ndalimin në 18 muaj, që skadoi më 11 mars 2025.
Pas ndarjes me Juventusin, Pogba refuzoi një transferim në MLS dhe verën e kaluar nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Monacon, e vlefshme deri më 30 qershor 2027.
Klubi monegask e ka regjistruar 31-vjeçarin edhe për Ligën e Kampionëve, ku pritet të rikthehet në tetor.
Ky rikthim do të shënojë një moment të rëndësishëm për kampionin e botës 2018, i cili synon të rifitojë formën dhe të lërë pas periudhën më të vështirë të karrierës së tij./S.K/KP/CNN/
Lajmet
Aksident me fatalitet në Blagaj të Pejës
Published
1 day agoon
September 26, 2025By
UBTnews
Aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Blagaj të Pejës.
Raportohet nga mediat se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një katërçikletë.
Si pasojë e këtij aksidenti raportohet se janë lënduar dy persona ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, teksa të lënduarit janë dërguar me urgjencë për trajtim në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
KosovaPress ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin./D.B/KP

UBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025

Gjykata spanjolle liron Dani Alves-in

Caktohet data, Pogba rikthehet në fushë

Aksident me fatalitet në Blagaj të Pejës

Legjenda e Barcelonës njofton pensionimin nga futbolli

Osmani takohet me presidentin e Senegalit

Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë

Nis Superliga e Kosovës në futsall këtë fundjavë

Sean ‘Diddy’ Combs rikthehet në gjykatë për të kërkuar një gjykim të ri
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Kërkime3 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26