Kulturë

​37 vjet nga vdekja e rapsodit Dervish Shaqa

Shaqa u lind në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912, dhe vdiq më 11 prill 1985.

Published

on

Sot mbushen 37 vjet nga vdekja e rapsodit të njohur Dervish Shaqa. Shaqa u lind në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912, dhe vdiq më 11 prill 1985.

Devish Shaqa deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit iu desh të lëshonte Kosovën për shkak të përndjekjes nga aksioni i njohur “mbledhja e armëve” që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve.

Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdoi shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që për të ishte e vetmja mënyrë e shprehjes së dhimbjes që kishte për familjen dhe vendlindjen që për të ishin të ndaluara. Këtë e shpreh në këngën “Kur ta ktheva Kosovë shpinën, e lame borë e gjetëm dimën…”

Dervish Shaqa në Shqipëri e vazhdoi traditën e këndimit të historisë së vendlindjes së tij. Në vargjet e këngëve të tij të përcjella me çifteli përshkruhen kullat e gurta të Dukagjinit, figurave kombëtare, patrioteve te devotshëm, trimave, luftëtarëve të atdheut…

Në Rashbull, Dervish Shaqa arrin të themelojë e të udhëheqë grupin e rapsodit. Po me këtë grup në vitin 1968 prezantohet për herë të parë në Festivalin e Folklorit Kombëtar ne Gjirokastër. Që nga kjo kohë së bashku me kolegun e tij rapsodin Demush Neziri prezantojnë një varg këngësh të cilat për disa gjenerata ende janë të njohura si “Ç`janë këto gjamë që i bjen era”, “Prej Prokuplje deri n`Nish”, “Moj e mira porsi bora”, këngët për Azem dhe Shote Galicën, Nak Berishën e shumë të tjera…

Pjesa më e madhe e regjistrimeve muzikore të bëra nga Dervish Shaqa dhe kolegu i tij gjenden në arkivin e Radio Tiranës.

Përpos këngëve popullore dhe të përpunuar nga ai vetë, për Dervish Shaqën ka kompozuar edhe kompozitori Tish Daija si këngën “Festë të madhe ka sot Shqipëria” që për disa vite ka dominuar në përsëritjen e saj në Radio Stacionin e Tiranës

Populli ku ai kalojë pjesën më të madhe të jetës së tij e mban mend si këngëtar të lindur që këndon për këngën dhe jo për para.

Lajmet

Nis filmi shqiptar “Run”, projekt i ri i kinematografisë vendore

Published

on

Kanë nisur zyrtarisht xhirimet e filmit me metrazh të shkurtër “Run”, me regji nga Florist Bajgora dhe producent Andi Bajgora. Projekti është i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Filmi sjell një rrëfim intim, ku një kamerë e zhgroposur nis të mbledhë kujtime të reja. Në mes të skenave me fytyra të lumtura, shfaqet personazhi Selvia me një lajm që ndryshon rrjedhën e ngjarjeve, duke sjellë momentin e fundit të regjistrimit përpara një largimi të dytë.

Filmi synon të sjellë një qasje intime dhe emocionale përmes një narrative të veçantë vizuale, duke u bërë pjesë e skenës së filmit të shkurtër vendor.

Continue Reading

Kulturë

287 kandidatë në garë për Çmimin Nobel për Paqen 2026

Published

on

Rreth 287 kandidatë janë marrë në konsideratë për Çmimin Nobel për Paqen 2026, prej tyre 208 individë dhe 79 organizata, duke shënuar një rritje të nominimeve dhe emrave të rinj.

Sekretari i Komitetit Norvegjez, Kristian Berg Harpviken, theksoi se lista ndryshon çdo vit dhe vjen në një kohë sfidash globale, por me angazhim të vazhdueshëm për paqe. Ndër emrat e përfolur për nominim është edhe Donald Trump, megjithatë nominimet mbeten sekrete për 50 vjet dhe nuk mund të konfirmohen zyrtarisht.

Fituesi i çmimit do të shpallet më 9 tetor, ndërsa ceremonia e ndarjes do të mbahet më 10 dhjetor.

Continue Reading

Lajmet

Felix Klieser: Përvojë e paharrueshme në Kosovë

Published

on

Hornisti gjerman Felix Klieser e ka cilësuar si të veçantë dhe të paharrueshme përvojën e tij në Kosovë, pas koncertit me Filharmoninë e Kosovës në Prishtinë.

Ai interpretoi vepra të Richard Strauss dhe Joseph Haydn, së bashku me dirigjentin Gregory Charette dhe hornistin Ilir Kodhima. Klieser vlerësoi publikun si “të ngrohtë dhe të mrekullueshëm” dhe shprehu dëshirën për t’u rikthyer sërish në Kosovë.

Koncerti u konsiderua një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës klasike në vend, duke forcuar bashkëpunimin kulturor.

Continue Reading

Lajmet

Muzeu i Artit Bashkëkohor anëtarësohet në rrjete ndërkombëtare

Published

on

Muzeu i Artit Bashkëkohor i Kosovës është anëtarësuar në NEMO dhe Balkan Museum Network, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit ndërkombëtar.

Si institucion i ri publik, muzeu synon promovimin e artit bashkëkohor, edukimin dhe hulumtimin. Ai do të vendoset në ndërtesën “Rilindja” në Prishtinë, e cila pritet të rinovohet.

Anëtarësimi në këto rrjete i hap muzeut mundësi për bashkëpunime dhe zhvillim profesional që në fazat e para.

Continue Reading

Të kërkuara