Kulturë

​37 vjet nga vdekja e rapsodit Dervish Shaqa

Shaqa u lind në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912, dhe vdiq më 11 prill 1985.

Published

on

Sot mbushen 37 vjet nga vdekja e rapsodit të njohur Dervish Shaqa. Shaqa u lind në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912, dhe vdiq më 11 prill 1985.

Devish Shaqa deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit iu desh të lëshonte Kosovën për shkak të përndjekjes nga aksioni i njohur “mbledhja e armëve” që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve.

Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdoi shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që për të ishte e vetmja mënyrë e shprehjes së dhimbjes që kishte për familjen dhe vendlindjen që për të ishin të ndaluara. Këtë e shpreh në këngën “Kur ta ktheva Kosovë shpinën, e lame borë e gjetëm dimën…”

Dervish Shaqa në Shqipëri e vazhdoi traditën e këndimit të historisë së vendlindjes së tij. Në vargjet e këngëve të tij të përcjella me çifteli përshkruhen kullat e gurta të Dukagjinit, figurave kombëtare, patrioteve te devotshëm, trimave, luftëtarëve të atdheut…

Në Rashbull, Dervish Shaqa arrin të themelojë e të udhëheqë grupin e rapsodit. Po me këtë grup në vitin 1968 prezantohet për herë të parë në Festivalin e Folklorit Kombëtar ne Gjirokastër. Që nga kjo kohë së bashku me kolegun e tij rapsodin Demush Neziri prezantojnë një varg këngësh të cilat për disa gjenerata ende janë të njohura si “Ç`janë këto gjamë që i bjen era”, “Prej Prokuplje deri n`Nish”, “Moj e mira porsi bora”, këngët për Azem dhe Shote Galicën, Nak Berishën e shumë të tjera…

Pjesa më e madhe e regjistrimeve muzikore të bëra nga Dervish Shaqa dhe kolegu i tij gjenden në arkivin e Radio Tiranës.

Përpos këngëve popullore dhe të përpunuar nga ai vetë, për Dervish Shaqën ka kompozuar edhe kompozitori Tish Daija si këngën “Festë të madhe ka sot Shqipëria” që për disa vite ka dominuar në përsëritjen e saj në Radio Stacionin e Tiranës

Populli ku ai kalojë pjesën më të madhe të jetës së tij e mban mend si këngëtar të lindur që këndon për këngën dhe jo për para.

Kulturë

Kori dhe Orkestra e Operës së Kosovës nderojnë Epopesë e UÇK-së me koncert solemn

Published

on

By

Në nderim të Epopesë së UÇK-së, Kori dhe Orkestra e Operës së Kosovës do të sjellin një performancë solemne nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani.

Programi i mbrëmjes përfshin vepra të kompozitorëve të njohur: Drinor Zymberi, Vasil Tole, Valton Beqiri, Feim Ibrahimi dhe Avni Mula, me pjesëmarrjen e pianisteve Elizabeta Qarri dhe Artemida Qarri.

Ky koncert akademi realizohet si një akt institucional kujtese dhe respekti, duke nderuar përmes artit muzikor sakrificën, heroizmin dhe vlerat kombëtare të historisë sonë.

Performanca do të mbahet më 06 mars 2026, e premte, duke filluar nga ora 19:00, në sallën “Kuqe-Ketojane” të Pallatit të Rinisë dhe Sportit. Të pranishmit do të kenë mundësinë të përjetojnë një mbrëmje të paharrueshme muzikore, e cila lidh historinë dhe kulturën shqiptare nëpërmjet tingujve solemn të muzikës klasike.

Continue Reading

Kulturë

Begaj takon akademikët nga Shqipëria e Kosova

Published

on

By

Presidenti i Shqipëri, Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim me akademikë nga Shqipëria dhe Kosova, ku u diskutua mbi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të identitetit kombëtar dhe gjuhësor shqiptar.

Në takim morën pjesë: Justina Shiroka Pula, kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si dhe akademikë të tjerë nga të dy vendet.

Kreu i Shtetit përgëzoi kryetarët e akademive për bashkëpunimin e deritanishëm, veçanërisht në projektet që promovojnë elementë të identitetit kombëtar dhe adresojnë çështje bashkëkohore shoqërore. Ai u ndal veçanërisht tek projekti madhor “Enciklopedia e shqiptarëve”, një iniciativë e përbashkët e akademive dhe instituteve albanologjike, transmeton ATSH.

Begaj vlerësoi rolin thelbësor të akademikëve në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar dhe gjuhësor shqiptar, si dhe rëndësinë e temave të trajtuara në konferencat e fundit të përbashkëta, veçanërisht ato mbi demografinë, të cilat lidhen edhe me sigurinë kombëtare.

Presidenti garantoi mbështetjen e tij dhe të institucioneve shqiptare për çdo projekt që synon promovimin e historisë dhe të vërtetave shkencore shqiptare.

Continue Reading

Kulturë

Restaurimi i Muzeut Etnografik të Beratit, rikthim i trashëgimisë kulturore për publikun

Published

on

By

Ka përfunduar restaurimi i Muzeut Etnografik të Beratit dhe po punohet për rimuzealizimin dhe hapjen për publikun. Restaurimi u realizua falë financimit nga Fondet e Bashkimit Evropian, të fituar nga Këshilli i Qarkut Berat, duke i dhënë muzeut një dimension të ri në prezantimin e trashëgimisë qytetare dhe duke forcuar profilin kulturor e turistik të qytetit.

I hapur për herë të parë në vitin 1979 dhe i vendosur në banesën monumentale “Llavda”, muzeu ruan rreth 1,300 artefakte që pasqyrojnë mënyrën e jetesës, mjeshtërive dhe kulturës qytetare ndër shekuj. Në katin përdhes, vizitorët mund të njohin rrugicën e pazarit mesjetar dhe zejet më të zhvilluara të trevës, si qëndistaria, argjendaria, punimi i bakrit dhe veshjet e zbukurimet e shtresave të pasura qytetare. Pjesa e hapur e hajatit paraqet zejet që kryheshin në shtëpi, si dhe oborrin me objekte gurgdhendjeje dhe qeramike.

Në katin e sipërm vizitorët mund të shohin organizimin dhe traditat e një familjeje qytetare të pasur, përfshirë çardakun, dhomën e punës dhe odën e miqve. Muzeu është ndërtuar në fillim të shekullit XVIII dhe ndodhet në zonën e mbrojtur pranë qendrës historike, duke ofruar një përvojë të plotë të jetesës qytetare të kaluar.

Rihapja e muzeut në verën e vitit 2026 pritet të shënojë një moment të rëndësishëm për trashëgiminë kulturore të Beratit, duke rikthyer në jetë një pasuri të çmuar të qytetit dhe duke fuqizuar turizmin dhe promovimin e kulturës lokale.

Continue Reading

Kulturë

Muzeu i Mitrovicës bëhet pjesë e rrjetit evropian NEMO

Published

on

By

Muzeu i Qytetit të Mitrovicës është bashkuar zyrtarisht me NEMO, rrjetin evropian të muzeve, duke hapur mundësi të reja për shkëmbim njohurish dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Ky muze publik komunal, nën drejtimin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i përkushtohet ruajtjes, hulumtimit dhe prezantimit të trashëgimisë historike dhe kulturore të qytetit përmes ekspozitave, programeve arsimore dhe aktiviteteve me komunitetin.

Drejtoresha Nora Prekazi tha se përmes bashkimit me NEMO, muzeu synon të forcojë vizionin e tij si një institucion i hapur dhe përfshirës:

“Ne duam të jemi një muze për të gjithë, duke shkëmbyer njohuri me kolegët evropianë, duke zhvilluar praktikat arsimore dhe pjesëmarrëse, dhe duke e bërë muzeun tonë më të aksesueshëm dhe përfshirës për të gjithë.”

Ky hap vendos Muzeun e Mitrovicës në një rrjet evropian muzeal, duke e pozicionuar Kosovën në hartën e institucioneve kulturore që punojnë për komunitete më të hapura dhe të përfshira.

Continue Reading

Të kërkuara