Lajmet
24 vjet nga masakra e 22 majit në Vushtrri
Në mesin e të ekzekutuarve kishte femra dhe fëmijë të moshës 15-vjeçare, si dhe pleq e plaka.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiKrahas fshatrave, ushtarët dhe policët serbë gjatë luftës në Kosovë, kanë masakruar shumë shqiptarë civil edhe në qytete. Njëra nga këto masakra është edhe ajo e kryer në Vushtrri më 22 maj të vitit 1999.
Gjatë kësaj dite (22 maj), qytetarët e Vushtrrisë, kanë përjetuar tmerr të rëndë nga makineria vrastare e Sllobodan Millosheviqit dhe njësitë e Arkanit. Në këtë ditë, shumicën e qytetarëve i kanë larguar me forcë nga shtëpitë e tyre, dhe i kanë detyruar të grumbullohen te vendi i njohur “Te varrezat” në qytetin e Vushtrrisë.
Familjet në ish rrugën “Abdullah Shabani”, tani rruga “22 Maji”, janë larguar nga shtëpitë e tyre. Mirëpo, një grup shqiptarësh prej 68 vetash, i kanë detyruar të ndalen në shtëpinë e Kahriman Pasomës. Ndërsa, të tjerët e kësaj lagjeje i kanë detyruar të shkojnë te vendi i quajtur “Te varrezat” në Vushtrri.
Gjatë kësaj kohe, janë plaçkitur dhe u janë marrë para e gjësende me vlerë, si ari etj. “Te varrezat”, të grumbulluarit i kanë ndarë në tri grupe: Gratë me fëmijë deri në moshën 15 vjet, Të moshës së re dhe mesatare dhe Të moshuarit.
Disa nga të grumbulluarit, rreth 1000 veta, i dërguan në sallën e sportit, ku i kanë torturuar në forma të ndryshme, dhe pastaj, disa i kanë dërguar në burgun e Smrekonicës (fshat në veri të Vushtrrisë) dhe disa të tjerë për në Shqipëri.
Nga gjithë kjo katrahurë e dhimbshme, më së rëndi dhe më së keqi kanë pësuar 68 shqiptarët që kishin mbetur në shtëpinë e Kahriman Pasomës. Pengmarrësit shqiptarë janë torturuar në forma çnjerëzore, pastaj janë ekzekutuar të gjithë, shumica me një plumb në kokë – në ballë. Në mesin e të ekzekutuarve kishte femra dhe fëmijë të moshës 15-vjeçare, si dhe pleq e plaka.
Të vrarët në këtë masakër janë:
1. Ali (Ibrahim) Melenica (58 vjeç)
2. Hasan (Ibrahim) Melenica (51 vjeç)
3. Shaban (Ibrahim) Melenica (49 vjeç)
4. Nistret (Ali) Melenica (31 vjeç)
5. Shefki (Musli) Melenica (22 vjeç)
6. Ibrahim (Bajram) Zeqiri (36 vjeç)
7. Driton (Rifat) Murseli (27 vjeç)
8. Rafet (Qazim) Behrami (53 vjeç)
9. Burim (Rafet) Behrami (17 vjeç)
10. Kemajl (Tefik) Tërnava (41 vjeç)
11. Isak (Sylë) Maçastena (33 vjeç)
12. Fehmi (Ukshin) Musa (37 vjeç)
13. Arsim (Ismajl) Musa (20 vjeç)
14. Xhafer (Ramadan) Shaqiri (18 vjeç)
15. Rrahim (Ali) Shatrolli (43 vjeç)
16. Muharrem (Hamdi) Bajrami(32 vjeç)
17. Lulzim (Hamdi) Bajrami (27 vjeç)
18. Naim (Osman) Bajrami (37 vjeç)
19. Afrim (Osman) Bajrami (31 vjeç)
20. Hamit (Adem) Halili (60 vjeç)
21. Hilmi (Hamit) Halili (27 vjeç)
22. Hamdi (Ragip) Dallku (62 vjeç)
23. Agim (Hamdi) Dallku (26 vjeç)
24. Bashkim (Hamdi) Dallku (23 vjeç)
25. Jeton (Rifat) Vërbovci (33 vjeç)
26. Arsim (Hazir) Sejdiu (33 vjeç)
27. Zeqir (Rexhep) Kadriu (46 vjeç)
28. Ferki (Zeqir) Kadriu (58 vjeç)
29. Haki (Zeqir) Kadriu (16 vjeç)
30. Shahin (Xhevat) Feka (40 vjeç)
31. Ekrem (Jahir) Feka (30 vjeç)
32. Miradie (Hajzer) Feka (62 vjeç)
33. Bedri (Ramadan) Kutllovci (38 vjeç)
34. Bujar (Dibran) Krasniqi (19 vjeç)
35. Faik (Raif) Mulaku (57 vjeç)
36. Driton (Shaban) Merovci (31 vjeç)
37. Mensur (Ferat) Gërguri (35 vjeç)
38. Brahim (Rrahim) Maloku (48 vjeç)
39. Arian (Emurullah) Prokupla(30 vjeç)
40. Shahidin (Shefqet) Maxhuni(20 vjeç)
41. Murat (Ferat) Tiriqi (24 vjeç)
42. Serhat (Ferat) Tiriqi (22 vjeç)
43. Ahmet (Qazim ) Uka (35 vjeç)
44. Sekine (Qazim) Uka (24 vjeç)
45. Ajshe (Azem) Uka (31 vjeç)
46. Rrahim (Hasan) Shkreli (19 vjeç)
47. Bukurie (Hasan) Shkreli (16 vjeç)
48. Fatmir (Halim) Keqolli (26 vjeç)
49. Fazli (Zenel) Shabani (56 vjeç)
50. Idriz (Ragip) Hasani (21 vjeç)
51. Ramadan (Sefë) Shaqiri (50 vjeç)
52. Hajdin (Ramadan) Shaqiri (19 vjeç)
53. Besnik (Ramadan) Shaqiri (15 vjeç)
54. Naser (Arif) Zeka (25 vjeç)
55. Nexhmedin (Arif) Zeka (22 vjeç)
56. Agim (Arif) Zeka (20 vjeç)
57. Bajram (Ramadan) Meha (46 vjeç)
58. Ramadan (Bajram) Meha (15 vjeç)
59. Avdi (Hamit) Bardiqi (56 vjeç)
60. Rrahman (Idriz) Ferati (18 vjeç)
61. Zeqir (Rrahman) Zeqiri (45 vjeç)
62. Irfan (Ilaz) Zhilivoda (38 vjeç)
63. Muhamet (Ahmet) Kadriu (56 vjeç)
64. Muzafer (Avdulla ) Muhaxheri (42 vjeç)
65. Agim (Islam) Shaqiri (17 vjeç)
66. Bajram (Habib) Islami (38 vjeç)
67. Ibrahim (Habib) Islami (49 vjeç)
68. Bahri (Mahmut) Syla (24 vjeç)
Pas ekzekutimit, kufomat janë bartur me një kamion dhe janë dërguar në Serbi, përkatësisht në Batajnicë, me qëllim që të humbin gjurmët e krimit.
Dëshmitarët që kanë shkuar në shtëpinë ku është kryer krimi, kuptohet pasi janë larguar forcat pushtuese serbe dhe kufomat e të ekzekutuarve shqiptarë, tregojnë se kishte shumë gjurmë të gjakut nëpër mure, në dysheme dhe vende të tjera të shtëpisë së krimit.
Pas luftës së vitit 1999, përkatësisht deri më 2015, janë kthyer eshtrat e 67 shqiptarëve të vrarë më 22 maj 1999, dhe ka mbetur edhe një, Bukurie Shkreli, që nuk iu kanë gjetur eshtrat.
Vendi
Trump vlerëson Vjosa Osmanin pas mandatit: Trashëgimia juaj do të formësojë të ardhmen e rajonit
Published
50 minutes agoon
April 21, 2026By
UBTNews
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar një letër falënderimi ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e përfundimit të mandatit të saj, duke vlerësuar lart kontributin e saj për vendin dhe rajonin.
Në letrën e datës 8 prill, Trump ka shprehur admirim për lidershipin e guximshëm të Osmanit, duke e cilësuar atë si një partnere të besueshme të Shteteve të Bashkuara dhe duke theksuar se trashëgimia e saj do të formësojë të ardhmen e Kosovës, Ballkanit dhe Evropës.
Një fokus i veçantë në këtë letër i është kushtuar bashkëpunimit në kuadër të “Bordit të Paqes”, një nismë e re ku pjesëmarrja e Kosovës konsiderohet e rëndësishme për promovimin e lirisë dhe përfundimin e konflikteve në botë. Trump ka bërë të ditur se pret me padurim vazhdimin e bashkëpunimit me Osmanin në vitet në vijim, duke lënë të hapur mundësinë për angazhime të përbashkëta edhe jashtë zyrës presidenciale.

Nga ana tjetër, Vjosa Osmani ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar Presidentin Trump për vlerësimin e punës së saj dhe ka rikonfirmuar se lidhja e fortë mes Kosovës dhe Amerikës do të mbetet e palëkundur. Mandati i Osmanit si presidente përfundoi më 4 prill 2026, ndërsa detyra e saj aktualisht po ushtrohet përkohësisht nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.
Lajmet
Dhunë në familje në Prishtinë e Podujevë: Sulmohen fizikisht dy gra
Published
59 minutes agoon
April 21, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në 24 orët e fundit, ku viktima në të dyja rastet kanë qenë gratë.
Në Podujevë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ngjarja kishte ndodhur më 18 prill, por është raportuar zyrtarisht të hënën. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas arrestimit dhe intervistimit, është liruar nga prokurori për t’u hetuar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, në Prishtinë, një tjetër rast i dhunës është regjistruar paraditen e së hënës. Një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Edhe në këtë rast, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve. Prokurori ka vendosur që rasti të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.
Vendi
Rrahje mes të miturve në Prishtinë, arrestohen dy persona
Published
1 hour agoon
April 21, 2026By
UBTNews
Një përleshje fizike mes disa personave të mitur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, duke rezultuar në lëndime të rënda trupore për njërin prej tyre. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:22.
Viktima ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor, ndërsa Policia ka reaguar shpejt duke identifikuar të përfshirët. Gjatë ditës së hënë (20 prill), janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët po ashtu janë të moshës së mitur.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejshme hetimore. Rasti po trajtohet si “Lëndim i rëndë trupor”.
Lajmet
Zbresin çmimet e derivateve në Kosovë, nafta tetohet në 1.68 euro
Published
1 hour agoon
April 21, 2026By
UBTNews
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës, të cilat do të jenë valide për datën 21 prill 2026.
Sipas vendimit të fundit, çmimet tavan për produktet e naftës janë: Nafta (dizel): 1.68 euro për litër, benzina: 1.41 euro për litër, gasi: 0.88 euro për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
Ministria ka njoftuar se qytetarët që hasin në parregullsi apo çmime mbi tavanin e lejuar, mund t’i adresojnë ankesat e tyre në emailin zyrtar [email protected] ose përmes numrit të telefonit falas 0800 11000.
Trump vlerëson Vjosa Osmanin pas mandatit: Trashëgimia juaj do të formësojë të ardhmen e rajonit
Dhunë në familje në Prishtinë e Podujevë: Sulmohen fizikisht dy gra
Kërcënohen përmes telefonit mjeku dhe infermierët në Podujevë
Rrahje mes të miturve në Prishtinë, arrestohen dy persona
Trump optimist për marrëveshje me Iranin: “Po fitojmë me diferencë të madhe”
Drita rikthehet në Superligë
Fenerbahçe synon rikthimin e Muriqit
Zbresin çmimet e derivateve në Kosovë, nafta tetohet në 1.68 euro
Steve Jobs – një nga figurat më me ndikim në historinë e teknologjisë
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet2 months agoPërfundon seanca e sotme në Hagë për pengim të drejtësisë
-
Lajmet1 month agoKoordinatorja e projektit AKIL-EU në UBT, prof. Manjola Zaçellari, referon në University of Oxford
