Lajmet

​22 vite ende në pritje

Published

on

Organizata Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë përmes një aksioni rrugor sot për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjeve të Dhunshme, duke i rikujtuar shoqërisë, si dhe institucioneve se çështja e personave të pagjetur ende nuk është zgjidhur dhe familjarët e të pagjeturve dhe shoqëria kosovare vazhdojnë të përballen me mohimin e të drejtës për të ditur të vërtetën dhe të drejtës për drejtësi.

Me slloganin ’22 vite ende në pritje’ përmes 22 siluetave të vendosura në sheshin “Ibrahim Rugova”, YIHR KS simbolikisht shfaqi pritjen përgjatë 22 viteve të personave të pagjetur, si dhe për angazhim dhe përkushtim nga Qeveria e Kosovës për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë.

“Përderisa kjo çështje vazhdon të neglizhohet dhe të mos trajtohet me seriozitetin e duhur, YIHR KS do vazhdojë të bashkëndjejë me dhimbjen e familjarëve të personave të pagjetur duke e mbajtur aktuale këtë temë edhe përtej datave që shënohen ndërkombëtarisht. Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS)) është themeluar në vitin 2004. Për më tepër se 17 vite, YIHR KS promovon, mbron dhe avokon për të drejtat e njeriut, proceset e ballafaqimit me të kaluarën, sundimin e ligjit dhe vlerat qytetare si parime fundamentale për një shoqëri të lirë, të përgjegjshme dhe progresive, demokratike jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon”, thuhet në një njoftim.

Continue Reading

Lajmet

ZRRE-ja pritet të vendos sot për rritjen e çmimit të energjisë

Published

on

By

Zyra e Rregullatorit të Energjisë filloi mbledhjen, në të cilën pritet të merret vendimi për shtrenjtimin e rrymës për 15 për qind.

Rregullatori i energjisë propozoi muajin e kaluar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind, duke argumentuar se rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.

Kërkesa për shtrenjtimin e rrymës u kundërshtua nga Presidenca dhe nga qytetarë që protestuan të javën e kaluar.

Qeveria në detyrë i ka bërë thirrje ZRRE-së ta mos e shtrenjtojë çmimin e rrymës për konsumatorët që shpenzojmë më pak se 800 kilovat në muaj.

Çmimi i tanishëm i rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë gjatë ditës brenda një muaji, është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.

Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë.

Nëse bordi i ZRRE-së merr vendim për rritjen e çmimit të rrymës, atëherë tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 maj.

ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo vit më 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.

Javë më parë, tri kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë i kërkuan rregullatorit të energjisë rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.

Continue Reading

Lajmet

Njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” rikthehet në operim

Published

on

By

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”, është rikthyer me sukses në operim.

Sipas njoftimit, sinkronizimi me rrjetin energjetik është realizuar me dt: 10.04.2025, rreth orës 23:39 dhe aktualisht njësia po operon në mënyrë të qëndrueshme dhe brenda parametrave teknikë normal.

Ky rikthim në operim është rezultat i angazhimit të jashtëzakonshëm të punëtorëve dhe menaxhmentit të Termocentralit “Kosova B”, të cilët kanë punuar pa ndërprerje për sanimin e defektit dhe vënien në funksion të njësisë. Fillimisht, rikthimi ishte planifikuar të ndodhte në orët e hershme të mëngjesit, mirëpo pas kryerjes së provës hidraulike u evidentua nevoja për eliminimin e disa rrjedhjeve shtesë në kaldajë, çka kërkoi një fazë shtesë të ndërhyrjeve teknike. KEK falënderon sinqerisht të gjithë stafin teknik dhe menaxherial për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë procesit, duke siguruar rikthimin në operim të njësisë B2 brenda afatit të paraparë, në përputhje me nominimet për datën 11 prill 2025. Korporata Energjetike e Kosovës mbetet e përkushtuar për të siguruar një prodhim të qëndrueshëm dhe të besueshëm të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Osmani udhëton për në Turqi, merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka udhëtuar për në Turqi për të marrë pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë.

Forumi i këtij viti, me temën “Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar”, synon t`i adresojë sfidat ndërkombëtare në një kontekst të polarizuar global, duke vënë theksin në nevojën që diplomacia ta rifitojë rolin e saj si forcë stabilizuese dhe ndërtuese e paqes.

Presidentja Osmani në Forumin e Antalisë, do ta ketë një bashkëbisedim në temën boshte të edicionit të këtij viti për rikthimin e diplomacisë në një botë të fragmentuar.

Gjatë punimeve të Forumit, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me homologë nga vende të ndryshme të botës, me qëllim forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, njoftoi Zyra e presidentes.

Forumi Diplomatik i Antalisë është një platformë e nivelit të lartë, që mbledh liderë shtetesh, diplomatë të rangut të lartë dhe ekspertë nga mbarë bota, për të diskutuar çështje kyçe të sigurisë, politikës së jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Continue Reading

Lajmet

Lëvizja Vetëvendosje pretendon se i ka numrat për formimin e qeverisë së re

Published

on

By

Anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët janë regjistruar sot si deputetë në Kuvendin e Kosovës, kanë deklaruar se janë të bindur që ky subjekt i ka numrat për formimin e qeverisë.

Hekuran Murati, i cili është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës, tha se sa më shumë numra të kenë do të ishte më mirë.

Me votat e  deputetëve të Kuvendit… Për të gjitha këto është çështja e subjektit, sekretariatit të subjektit… Patjetër që po [i kemi numrat e qeverisë]. 61 i kërkon Kushtetuta, sa më shumë, sa ma mirë… me deputetët e Kuvendit të Kosovës”, deklaroi Hekuran Murati.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, LVV-ja mori 48 mandate, numër ky i pa mjaftueshëm për të qeverisur e vetme në Kosovë.

Por, Halil Thaçi nga Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se formimi i Qeverisë do të bëhet pa partitë opozitare.

Pas regjistrimit si deputet ai u shpreh i bindur se do të arrijnë të formojnë Qeverinë me 63 vota.

Po shpresoj që do ta bëjmë edhe pa PDK-në edhe kryeministër do të jetë Kurti dhe kryeparlamentar Glauk Konjufca… Ashtu me vota, 63 vota”, deklaroi ai.

Ndërsa ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk është përgjigjur sa i përket ftesës për partitë opozitare.

 

Continue Reading

Të kërkuara