Lajmet

​Zyrtari amerikan sot në Kosovë, do të pritet në takim nga Osmani

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do ta pres në takim zëvendës-sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma.

Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e presidentes thuhet se takimi pritet të nis në ora 09:45.

Në orën 09:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zëvendës Sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma”, thuhet në komunikatë.

Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet i SHBA-së, Richard R. Verma do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi nga 7 deri më 11 janar, njofton Departamenti Amerikan i Shtetit.

Sipas një njoftimi nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), Verma do të trajtojë çështje të rëndësishme në secilin prej vendeve që do të vizitojë.

Në Kosovë thuhet se ai do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Lajmet

Published

on

By

Programi i Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhimit në UBT është konceptuar për të ofruar një arsimim gjithëpërfshirës dhe inovativ, duke përgatitut studentët për sfidat dhe mundësitë e industrusë muzikore dhe prodhimit digjital. Ky program ndërthur muzikën moderne me teknikat e prodhimit digjital dhe menaxhmentin e industrisë muzikore, duke i ofruar studentëve një kurikulë të pasur për një karrierë të suksesshme në këtë fushë.

Programi Muzika Moderne, Prodhim Digjital dhe Menaxhimi në UBT, është dizajnuar për të përmbushur nevojat për kuadro profesionale në industrinë dhe institucionet e ndryshme kulturore, përfshirë radio, televizione, platforma online, film, teatër dhe festival.

Ky program ofron një spektër të gjerë të industrisë së argëtimit, veçanërisht ato që lidhen me punën dhe organizimin e punës, punësimin dhe orientimin profesional, komunikimin dhe marrëdhëniet me tregun, kërkimin muzikologjik, organizimin e ngjarjeve kulturore, dhe fusha të tjera të prodhimit dhe shkencës për tinguj dhe muzikë.

Me një kurikulë multidisiplinare që bashkon kreativitetin artistik, studentët do mësojnë të krijojnë dhe të menaxhojnë muzikën duke përdorur teknologjitë më të fundit, ndërsa njëkohësisht do zhvillojnë njohuri në menaxhimin e karrierave artistike dhe planifikimin e aktiviteteve dhe projekteve muzikore.

UBT ofron një infrastrukturë moderne me studio dhe pajisje të avancuara, duke krijuar një ambient profesional. Kjo infrastrukturë moderne i ndihmon studentët të aplikojnë njohuritë e tyre në një mjedis të sofistikuar dhe profesionalë

Ndërsa stafi akademik përbëhet nga profesionistë të kualifikuar dhe me përvojë të gjerë në muzikë, prodhim digjital dhe menaxhment të industrisë muzikore. Ligjëruesit janë të angazhuar për të ofruar mësim cilësor, të bazuar në përvoja reale.

Studimi i Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhimit në UBT ofron një përgatitje të plotë dhe të avancuar, duke përgatitur studentët me njohuri dhe aftësi praktike. Ky program u mundëson studentëve të jenë të gatshëm për të përballuar sfidat dhe për të shfrytëzuar mundësitë në vazhdimësi.

Programi, Muzikë Moderne, Prodhim Digjital dhe Menaxhim është krijuar për t’u ofruar studentëve jo vetëm njohuri akademike, por edhe përvojë praktike. Në një industri që ndryshon me ritme të shpejta, është thelbësor që të rinjtë të jenë të pajisur me aftësi të shumëanshme, që nga kompozimi dhe prodhimi, deri te menaxhimi dhe shpërndarja e muzikës në tregjet globale. Në UBT, ne ndërtojmë gjeneratln e ardhshme të krijuesve, producentëve dhe liderëve të industrisë muzikore.” – Dekane e Fakultetit të Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhimit.

Continue Reading

Aktualitet

Përmbyset varka “Lamborghini” në Miami, shpëtojnë mbi 30 persona

Published

on

Mbi 30 persona janë shpëtuar pas një incidenti me një varkë luksoze, afër një ishulli, në afërsi të Miami Beach në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç raportohet, në bord kanë qenë disa influencerë, ndërsa varka u përshkrua si një “Lamborghini”.

Roja Bregdetare e SHBA-së ndërhyri menjëherë pas njoftimit se mjeti lundrues 20 metra i gjatë kishte filluar të marrë ujë.

Aksioni i forcave speciale përfundoi me shpëtimin e 32 personave.

Continue Reading

Lajmet

Kurti fton LDK-në për koalicion me LVV-në

Published

on

By

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherësh kryeministër në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka shkruar një letër kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), më 5 maj, përmes së cilës e ka ftuar për marrëveshje politike mes dy partive.

Kurti e ka ftuar Lumir Abdixhikun që LVV-ja dhe LDK-ja të bëjnë koalicion qeverisës, i cili do t’i hapte rrugë zhbllokimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

Letra, të cilën Radio Evropa e Lirë e ka siguruar, u bë publike pas dështimit të përpjekjes së njëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit.

Disa orë pas dërgimit të letrës nga Kurti, Abdixhiku ka thënë se partia e tij do t’i përgjigjet asaj zyrtarisht.

Duke folur para gazetarëve, ai ka thënë se letrën nuk e ka parë ende, por se do të kthejë përgjigje “me kohë”.

Ai i ka kërkuar anëtarëve të partisë së tij që “gjendjen e tanishme ta trajtojnë pa arrogancë shumë”.

Në letrën e tij, Kurti ka shkruar se është “i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në”.

Kurti i ka thënë Abdixhikut se “koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime”, teksa ka shkruar se ka bindjen që “votuesit e LDK-së sot e preferojnë më së shumti koalicionin me LVV”.

Edhe votuesit e LVV e preferojnë po ashtu më së shumti koalicionin me LDK. Pse të mos e bëjmë“, është shprehur Kurti në letrën drejtuar Abdixhikut.

Kreu i LVV-së, në letër, nuk e ka përjashtuar as gatishmërinë e partisë së tij për shkuarje në zgjedhje të reja, por ka thënë se edhe ato do të çonin drejt një koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së.

Pse ta bëjmë atëherë më vonë, kur mund ta bëjmë tash?“, e ka pyetur Kurti, Abdxhikun.

Sociologu dhe analisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se mënyra e formulimit të letrës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), “është jashtëzakonisht dinake”.

Sipas tij, kjo letër është më shumë një veprim formal, me synimin për të përmirësuar imazhin bashkëpunues në opinionin publik, sesa që ka një peshë reale dhe konkrete./REL/

Continue Reading

Lajmet

Arsyeja e vërtetë pse “Spice Girls” u ribashkuan pa Victoria Beckham

Published

on

Victoria Beckham u shfaq për herë të fundit si pjesë e “Spice Girls”, në skenën e ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike të Londrës, në vitin 2012. Që nga ajo kohë dëshira më e madhe e të gjithëve ka qenë të shohin sërish grupin të performojë së bashku.

Nga ana tjetër, duket se edhe vetë vajzat e grupit muzikor duan të ribashkohen e madje kanë bërë përpjekje për t’u shfaqur në skenë, ndërsa grupi punon shumë për të organizuar një tjetër turne ribashkimi, ende mungon një emër në program: Victoria Beckham, ajo që konsiderohet më e famshmja.

Cila është arsyeja që ajo u la jashtë projektit aktual të grupit, i cili shpreson të korr sukses me një seri koncertesh anembanë botës vitin e ardhshëm?

“Arsyeja mund të përmblidhet në dy fjalë të thjeshta: Simon Fuller”, raporton Daily Mail.

Pas dekadash tensioni dhe armiqësie, katër anëtaret e tjera të “Spice Girls”.  Mel B, Mel C, Geri Horner dhe Emma Bunton, po punojnë me ish-menaxherin Simon Fuller, 64 vjeç. I gjithë organizimi po bëhet me shpresën se katërshja do të jetë në gjendje të nisë turne fitimprurës që shënon 30-vjetorin e këngës së tyre debutuese të vitit 1996, “Wannabe”, vitin e ardhshëm.

Ndërsa pjesa tjetër ia ka dalë t’i lërë pas mosmarrëveshjet, Victoria dhe bashkëshorti, David Beckham, mbajnë ende mëri me menaxherin e grupit muzikor. Në fakt, marrëdhëniet midis tyre u përkeqësuan aq shumë sa dyshja ndërprenë kontratat me “Simon’s XIX Entertainment” në vitin 2018.

“Bashkëpunimi i Spice Girls me Fuller do të thotë se nuk ka absolutisht asnjë shans që Victoria të jetë e përfshirë”, tha një burim pranë grupit.

Prishja e partneritetit Beckham-Fuller

Më 2018 ishte e qartë (dhe ndodhi) se David Beckham dhe menaxheri Fuller ndaheshin, pas 15 vitesh bashkëpunimi, vazhdon raporti. David dhe Victoria shpenzuan 38 milionë paund për të blerë 33% të aksioneve të Fuller në bizneset e futbollistit për të fituar kontrollin e plotë të “Beckham Brand Holdings”.

Burimet pohuan në atë kohë se kishte probleme midis tyre, gjë e cila solli dhe fundin e partneritetit.

Victoria ndoqi shembullin e bashkëshortit dhe i dha fund bashkëpunimit me Fuller në gusht 2019. Ai ende zotëron aksione në kompaninë e saj të modës, por marrëdhënia e ngushtë që kishte me familjen Beckham nuk ekziston më. Në fakt, thuhet se dyshja zgjodhën menaxherin e Justin Bieber dhe Ariana Grande-s, Scooter Braun, kur djali i tyre Cruz donte të bëhej yll i muzikës pop, duke e refuzuar Fuller-in pavarësisht karrierës së tij të shkëlqyer.

Pra, pavarësisht përpjekjeve, Victoria nuk do të jetë pjesë e turneut, si pasojë e konflikteve me menaxherin e grupit muzikor “Spice Girls”.

Continue Reading

Të kërkuara