Lajmet

Zyrtarët ukrainas pretendojnë se kanë goditur depon e armëve ruse në rajonin e Luhanskut

Kjo sipas kreut të Administratës Ushtarake Rajonale të Luhanskut.

Publikuar

Zyrtarët ukrainas pretendojnë se kanë shkatërruar një depo armësh ruse në Novoaidar, në rajonin Luhansk.

Të hënën, Serhii Haidai, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Luhanskut, tha në një postim në Facebook se forcat ukrainase kishin shkatërruar një “depo municioni” ruse pranë një vendbanimi rus në Luhansk.

Në një video të shpërndarë nga media shtetërore ruse RIA Novosti, oficeri i Milicisë Popullore të Republikës Popullore të Luhanskut (LPR), Roman Ivanov tha se sulmet e Ukrainës në Novoaidar shkatërruan “më shumë se 20 shtëpi, së bashku me një magazinë të mbushur me plehra kimike”.

Haidai mohoi pretendimet ruse se ukrainasit kishin në shënjestër ndërtesat e banimit./UBTNews/

Lajmet

Sanchez thotë se njohja e Palestinës është “vendim për paqe”

Publikuar

nga

“Është një ditë e rëndësishme dhe simbolike. Simbolizmi nuk i humbet izraelitëve, të cilët kanë reaguar me pakënaqësi të madhe për mënyrën se si Spanja, Norvegjia dhe Irlanda kanë shpallur njohjen e shtetit palestinez”, deklaroi kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.

Në fjalën e tij, kryeministri i Spanjës u shpreh absolutisht i bindur se vendimi është në përputhje me rezolutat e OKB-së, të miratuara nga vendet anëtare të BE-së. Sanchez u shpreh gjithashtu i bindur se vendimi nuk është “kundër askujt”.

Izraeli ka reaguar duke thënë se kjo është politikë anti-izraelite. Ndërsa Sanchez tha se absolutisht nuk është kështu. Ai thotë se ky është një vendim për paqe dhe shpreson se do të shtyjë përpara idenë e një armëpushimi dhe lirimin e robërve.

Sanchez dënoi sulmet e 7 tetorit, por tha se ajo që Spanja, Irlanda dhe Norvegjia po bëjnë është, sipas tij, mënyra e vetme për të gjetur një zgjidhje me dy shtete dhe për ta bërë atë të mbijetojë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Publikuar

nga

Për sot në ora 11:00 është caktuar seanca konstituive e Kuvendit të Mqedonisë së Veriut, të cilën pritet që ta udhëheqë deputetja më e moshuar e përbërjes së re parlamentare, Merita Kollçi Koxhaxhiku. Sipas rendit të ditës, seanca plenare ka katër pika.

Pasi të konstatohet kuorumi, zgjedhet përbërja e Komisionit Verifikues të Kuvendit, me propozimin e të cilit Kuvendi i verifikon mandatet e deputetëve. Në bazë të raportit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për zgjedhjet e 8 majit, Komisioni Verifikues, dorëzon raport për çdo deputet dhe më pas i njëjti votohet.

Pas kësaj, deputetët do të zgjedhin përbërjen e Komisionit për Çështje Zgjedhjeve dhe Emërimeve, ndërkaq në fund, deputetët do të zgjedhin kryetarin e Kuvendit.

Sipas Rregullores së Kuvendit, seanca konstituive mund të zgjasë më së shumti tre ditë, ndërkaq Kuvendi llogaritet i konstituuar me zgjedhjet e kryetarit të Kuvendit.

10 ditë pas konstituimit të Kuvendit, presidentja e shtetit është e obliguar që ta japë mandatin për formimin e Qeverisë. Mandatari, në afat prej 20 ditësh duhet të dorëzojë në Kuvend program qeveritar dhe propozim të përbërjes qeveritare, që më pas të bëhet votimi në Kuvend me minimum 61 vota. /Alsat.mk/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohin shtetin palestinez

Publikuar

nga

Spanja e ka njohur të martën edhe zyrtarisht shtetin palestinez, ndërsa njëjtë do të veprojnë edhe Irlanda dhe Norvegjia, më vonë gjatë ditës.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë të martën në mëngjes vendi i tij do ta njohë shtetësinë palestineze, duke përfshirë Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tij.

Megjithatë, ai ka thënë se Spanja nuk do të njohë asnjë ndryshim të kufijve të përcaktuar më 1967, përveç nëse pajtohen palët.

“Njohja e shtetit të Palestinës është nevojë e domosdoshme, nëse të gjithë ne dëshirojmë të arrijmë paqen”, ka thënë ai.

Ky vendim është dënuar ashpër nga Izraeli dhe është parë si “shpërblim” për Hamasin – grupin palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – që udhëheq Gazën.

Këto tri shtete evropiane besojnë se iniciativa e tyre ka ndikim të madh dhe që do t’i inkurajojë edhe vendet tjera të veprojnë njëjtë.

Ato përmendin edhe rolin historik të Norvegjisë dhe Spanjës në avancimin e përpjekjeve për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve./REL

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurtishi: Renovimet e domosdoshme për mjekët e pacientët në Onkologji

Publikuar

nga

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka thënë se renovimet në këtë klinikë kanë qenë të nevojshme për stafin dhe pacientët dhe se tash e tutje pacientët do të kenë një privatësi më të madhe.

Kurtishi ka thënë se tash e tutje, pacientët do të kenë kushte më të përshtatshme për marrjen e ilaçeve, ndërsa risi është edhe ambulanca specialistike sipas standardeve ndërkombëtare, ku mjekët i bëjnë ekzaminimet dhe bëjnë koordinimin e terapive në mënyrë më të sofistikuar.

“Këto renovime kanë lehtësuar shumë, edhe qysh në javën e parë kur kemi filluar me punu në klinikën e rinovuar kemi parë se sa ka qenë kjo e domosdoshme dhe e nevojshme për stafin dhe vet pacientët të cilët tash kanë një trajtim më të mirë dhe kushte më të përshtatshme për marrjen e ilaçeve. Në të njëjtën kohë ekziston tash ambulanca specialistike sipas standardeve ndërkombëtare ku mjekët i bëjnë ekzaminimet, kontrollet dhe bëjnë koordinimin e terapive dhe kjo në mënyrë shumë më të sofistikuar se përpara, pacientët kanë një privatësi më të madhe dhe menaxhimi i këtyre procedurave deri të dhënia e ilaçeve është shumë e lehtë edhe efikase”, u shpreh Kurtishi.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara