Lajmet

“Zyrtarët izraelitë mbështesin shkatërrimin e Gazës”

Afrika e Jugut gjithashtu i bëri thirrje gjykatës që të urdhërojë Izraelin të ndërpresë operacionet ushtarake në Gaza.

Published

on

Plani i Izraelit për të “shkatërruar” Gazën vjen nga “niveli më i lartë i shtetit”, u tha në gjykatën e lartë të OKB-së.

Pretendimet u bënë nga avokatët e Afrikës së Jugut teksa paraqitën padinë duke akuzuar Izraelin për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Afrika e Jugut gjithashtu i bëri thirrje gjykatës që të urdhërojë Izraelin të ndërpresë operacionet ushtarake në Gaza.

Izraeli që do të paraqesë deklaratat mbrojtëse të premten, i ka hedhur poshtë akuzat si “të pabaza”.

Gjykata do të japë vetëm një opinion mbi pretendimin për gjenocid, megjithëse është duke u vëzhguar nga afër.

Tembeka Ngcukaitobi, avokat në Gjykatën e Lartë të Afrikës së Jugut, i tha GJND-së se “qëllimi gjenocidal” i Izraelit ishte i dukshëm “nga mënyra se si po kryhet ky sulm ushtarak”.

“Synimi për të shkatërruar Gazën është ushqyer në nivelin më të lartë të shtetit”, tha ai.

“Çdo ditë ka humbje të jetës, pronës, dinjitetit dhe njerëzimit për popullin palestinez”, i tha gjykatës Adila Hassim, gjithashtu përfaqësuese e Afrikës së Jugut.

“Asgjë nuk do t’i ndalojë vuajtjet, përveç një urdhri nga kjo gjykatë”./UBTNews/

Lajmet

LVV dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës

Published

on

Asamblistët e Lëvizjës Vetëvendosje në Prishtinë kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe zyrtarëve të lartë të kabinetit të tij, pas një sinjalizimi anonim që, sipas tyre, përmban pretendime për legalizime të jashtëligjshme dhe shuma të mëdha parash, raporton Ekonomia Online.

Asamblistja e VV-së në Komunën e Prishtinës, Berita Abazi, tha se sinjalizimi është pranuar të mërkurën në mbrëmje nga një grup asamblistësh.

“Ne sot jemi këtu para Prokurorisë Speciale për të dorëzuar një kallëzim penal ndaj zyrtarëve të lartë të kabinetit të Përparim Ramës dhe vetë Përparim Ramës, për shkak të një sinjalizimi të cilin e kemi pranuar mbrëmë pasdite nga një sinjalizues anonim. Mbrëmë kemi pranuar – një grup i asamblistëve të Prishtinës – e kemi pranuar një mesazh, një email sinjalizues, ku kemi parë mesazhe të shumta ku flitet për legalizime të jashtëligjshme dhe shuma të mëdha parash”, tha ajo.

Abazi tha se, sipas përmbajtjes së mesazheve, në komunikim përmendet shefi i kabinetit të kryetarit të Prishtinës, kompani ndërtimi, objekte dhe shuma parash.

“Në këto mesazhe, personi i cili komunikon me një person tjetër anonim është pikërisht shefi i kabinetit të kryetarit Përparim Rama. Në këto biseda, personi në fjalë përpos që përmend kompani ndërtimi, përmend objekte ndërtimi, ai përmend edhe shuma, si dhe vetë pretendon se këto legalizime janë tërësisht të jashtëligjshme. Marrë parasysh këtë sinjalizim dhe rëndësinë e trajtimit të kësaj teme, ne sot jemi këtu përpara Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës që të dorëzojmë zyrtarisht kallëzimin penal në prokurori dhe të kërkojmë nga prokuroria veprim dhe hetim të menjëhershëm”, tha ajo.

Sipas saj, pretendimet e ngritura në sinjalizim përbëjnë një çështje serioze që kërkon hetim nga organet e drejtësisë.

“Kjo është një skandal i madh. Këto keqpërdorime, këto legalizime të jashtëligjshme, janë kriminalitet i nivelit të lartë. Në këtë drejtim, është detyrë e prokurorisë që të hetojë dhe të vërtetojë nëse këto pretendime të sinjalizuesit janë të vërteta. Ajo çka për ne është jashtëzakonisht shqetësuese është fakti sepse flitet për ndërtues, flitet për objekte të cilat lehtë janë të verifikueshme. Pra, ka bazë të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzës ndaj kryetarit dhe ndaj zyrtarëve të lartë të kabinetit të Përparim Ramës”, tha ajo./A.K/

 

Continue Reading

Lajmet

Zbulim i ri arkeologjik në Spanjë: Një dhomë romake mendohet të ketë qenë bibliotekë e lashtë

Published

on

Një zbulim i ri arkeologjik në kompleksin romak Fuente Álamo, në Kordobë të Spanjës, mund të ndryshojë mënyrën se si kuptohet historia e këtij vendbanimi antik.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Mediterranean Archaeology, një dhomë që më parë besohej se ishte një faltore kushtuar perëndisë Mithra, mund të ketë shërbyer si bibliotekë romake.

Studiuesit nga universitetet e Kordobës dhe Granadës kanë arritur në përfundimin se Dhoma 10 është rimodeluar në shekullin e IV pas Krishtit dhe mund të jetë protobiblioteka më e vjetër e zbuluar deri më sot në Gadishullin Iberik, si dhe biblioteka më perëndimore e njohur në Perandorinë Romake.

Analizat arkitekturore kanë zbuluar elemente tipike të bibliotekave romake, përfshirë një absidë, kamare për ruajtjen e dorëshkrimeve, podium dhe hapësira që mund të kenë shërbyer për punë ose magazinim.

Nëse konfirmohet përfundimisht, kjo bibliotekë do të përbënte një nga zbulimet më të rëndësishme për studimin e jetës kulturore dhe intelektuale në Perandorinë Romake./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Në Rahovec është arrestuar një person pasi dyshohet se, së bashku me familjarët e tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Sipas Policisë, të dyshuarit nuk i kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas kanë ndërmarrë sulm fizik ndaj tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara