Lajmet

Zyrtarët fajësojnë bandat e krimit për shpërthimin vdekjeprurës në qytetin port të Ekuadorit

Qeveria ia atribuon sulmin krimit të organizuar.

Publikuar

Pesë persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur në një shpërthim të dielën në qytetin port ekuadoras të Guayaquil-it. Këtë sulm qeveria ia atribuoi krimit të organizuar, thanë zyrtarët.

Ministri i Brendshëm, Patricio Carrillo tha se “mercenarët e krimit të organizuar”, të përfshirë prej kohësh në trafikun e paligjshëm të drogës, “tani po sulmojnë me eksploziv”.

“Është deklaratë lufte kundër shtetit”, shtoi Carrillo në Twitter.

Tetë shtëpi dhe dy makina u shkatërruan nga shpërthimi në Guayaquil, qytetin e dytë më të madh të vendit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar, merr pjesë në Konferencën e Mbrojtjes në Londër

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Mbrojtjes në Londër, ku edhe do të jetë folës kryesor.

Sipas njoftimit të zyrës për media të Qeverisë, aty, Kurti do të zhvillojë një takim bilateral me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, i cili gjithashtu do të marrë pjesë në këtë konferencë.

“Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime edhe në Parlamentin britanik, si dhe do të ketë një bashkëbisedim me Drejtuesen Ekzekutive të Institutit ODI (Overseas Development Institute), Sara Pantuliano, për 25-vjetorin e përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kumbaro takim me Vjosa Osmanin: Shqiptarët e Kosovës baza e turizmit të Shqipërisë

Publikuar

nga

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka vizituar sot Prishtinën, ku është pritur nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Në takimin me presidenten Osmani, ministrja Kumbaro u shpreh se shqiptarët e Kosovës janë baza solide e turizmit gjithëvjetor në Shqipëri.

“Turi i aktiviteteve në Prishtinë nisi me një takim shumë energjik me Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani. Kryefjalë të bisedës kishim turizmin dhe shkëmbimet mes dy vendeve tona ku mysafirët nga Kosova mbeten baza më e qëndrueshme e turizmit gjithëvjetor, por lajmi i mirë është se edhe shqiptarët e Shqipërisë çdo vit e më shumë po preferojnë të vizitojnë atraksionet turistike e natyrore të Kosovës. Dakordësuam për mundësi të reja bashkëpunimi në turizëm, forcim të promovimit të përbashkët të mes vendeve tona, si edhe i përcolla Presidentes Osmani ftesën për një vizitë në Shqipëri nga zonat malore në bregdet, përfshirë edhe lumin Vjosa, tashmë Park Kombëtar”, është shprehur ministrja Kumbaro.

Presidentja Osmani nga ana tjetër vlerësoi “zhvillimin dhe rritjen që ka përjetuar Shqipëria në turizëm, duke pritur shifra rekord vizitorësh”.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ministrja Kumbaro do të zhvillojë takime edhe me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Republikës së Kosovës, Rozeta Hajdari si dhe kryetarin e PDK, Memli Krasniqi.

Ministrja do të marrë pjesë gjithashtu në aktivitetin për çeljen e sezonit turistik të Lezhës që do të mbahet në Prishtinë, në simbolikën e mirënjohjes për të gjithë shqiptarët e Kosovës që zgjedhin Shqipërinë si destinacion.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Trupi i ministrit të Jashtëm iranian do të varroset nesër

Publikuar

nga

Nesër do të varroset trupi i ministrit të Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, në një faltore në jug të Teheranit.

Një ceremoni mortore do të mbahet në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në Teheran në orën 09:00 të mëngjesit me kohë lokale. Ndërkaq gjatë ditës Amir-Abdollahian do të varroset në faltoren e Shah Abdol-Azim në Rey, në jug të Teheranit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Grupi i Miqësisë Kosovë-Arabi Saudite takoi Komitetin Parlamentar Arabi Saudite-Kosovë të Asamblesë së Arabisë

Publikuar

nga

Grupi i Miqësisë Kosovë-Arabi Saudite në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në përbërje të deputetëve: Fitim Haziri, kryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë-Arabi Saudite, gjithashtu anëtarëve Blerta Deliu Kodra, Fjolla Ujkani, Gramoz Agusholli dhe Visar Korenica pritën në takim Komitetin Parlamentar Arabi Saudite-Kosovë të Asamblesë Konsultative të Arabisë Saudite (Shura), kryesuar nga Khaled bin Mohammed Al Bawardi që shoqërohej nga ambasadori Faisal Hifzi Ghazi.

Në këtë takim u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Arabisë Saudite në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në ekonomi, arsim, shëndetësi dhe turizëm, përmes projekteve konkrete.

Në aspektin ekonomik u propozuan projekte me rëndësi vitale për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Nga ana e delegacionit mysafir, u propozua krijimi i një linje ajrore direkte, si dhe krijimi i një grupi të përbashkët punues mes dy vendeve. Nga anëtarë të grupit vendor të miqësisë u kërkua themelimi i Odës Ekonomike të Arabisë Saudite në Kosovë, si urë lidhëse mes bizneseve të dy shteteve, si dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët dëshirojnë të vizitojnë Arabinë Saudite.

Projektet e propozuara nga të dyja palët synojnë krijimin e një baze të qëndrueshme për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe nxitjen e investimeve reciproke.

Anëtarët e Grupit të Miqësisë të Kuvendit të Kosovës shprehën gjithashtu mirënjohjen e tyre për Arabinë Saudite sa i përket mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën, veçanërisht në organizatat ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, delegacioni nga Arabia Saudite shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në zhvillimin dhe realizimin e projekteve të bashkëpunimit, duke ofruar mbështetje për fushat e interesit të përbashkët.

Ky takim përfundoi me zotimin e të dyja palëve për të formuar një grup punues i cili do të punonte në përgatitjen e një memorandumi të bashkëpunimit, me qëllim jo vetëm arritjen e objektivave të përbashkëta dhe konkretizimin e projekteve të interesit të përbashkët në të ardhmen, por edhe shtrirjen e bashkëpunimit edhe në fushat e tjera.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara