Ministri në detyrë i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka thënë se në infrastrukturën e futbollit po punohet dhe investohet si asnjëherë më parë deri më tani.

Në një postim në ‘Facebook’, Çeku ka shkruar se me këto investime, po ndërtohet një infrastrtukturë moderne e cila u shërben brezave të rinj, klubeve vendore, përfaqësueses sonë dhe ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare, si Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.
“Asnjëherë më parë nuk është investuar kaq shumë dhe kaq seriozisht në infrastrukturën e futbollit në vendin tonë. Po ndërtojmë infrastrukturë moderne që u shërben brezave të rinj, klubeve vendore, përfaqësueses sonë dhe ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare, si Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030”, ka shkruar Çeku, duke renditur pastaj stadiumet në të cilat është duke u punuar.
Të përfunduar dhe në realizim:
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë
Stadiumi “Liman Gegaj”, Malishevë
Stadiumi “Adem Jashari”, Mitrovicë
Stadiumi i qytetit, Shtime
Stadiumi i qytetit, Gjakovë
Stadiumi i Gjilanit
Stadiumi i Hogoshtit, Kamenicë
Stadiumet ndihmëse në Komoran, Bërnicë, Gjilan, Raushiq, Studençan
Në procedurë:
Stadiumi “Shahin Haxhiislami”, Pejë
Stadiumi i qytetit, Ferizaj
Stadiumi “Përparim Thaçi”, Prizren
Stadiumi i qytetit, Rahovec
Stadiumi “Ferki Aliu”, Vushtrri
Stadiumi “Rexhep Rexhepi”, Drenas
Stadiumi i qytetit, Suharekë
Stadiumi i qytetit, Han i Elezit
Stadiumi “Zahir Pajaziti”, Podujevë
KosovaPress