Joao Felix është pranë transferimit te skuadra saudite Al-Nassr dhe pas këtij vendimi qëndron një emër i njohur Cristiano Ronaldo. Sipas raportimeve të fundit nga “Foot Mercato”, pikërisht kapiteni i Portugalisë ka pasur një rol kyç në bindjen e Felix për të lënë pas aventurën e shkurtër në Premier League dhe për të nisur një kapitull të ri në Ligën Profesionale Saudite.
Felix, 25-vjeçar, është afër të firmosë me Al-Nassr për një shumë fillestare prej 26 milionë funtesh (rreth 35 milionë dollarë). Skuadra nga Riadi do të bëhet shtëpia e tij e re, ku ai do të ribashkohet me Ronaldon, me të cilin ndan jo vetëm kombësinë, por tani edhe fushën e lojës.
Raportohet se Ronaldo, 40 vjeç, ka përdorur një argument të fuqishëm për ta bindur ish-sulmuesin e Atletico Madrid, e që duket se ka qenë bindës për Felix, i cili pas një periudhe të vështirë te Chelsea dhe një huazimi të shkurtër te AC Milan, është në kërkim të stabilitetit dhe rritjes si lojtar.
Ylli i Al-Nassr thuhet se e ka siguruar Felix-in se luajtja së bashku në nivel klubi do të krijojë një mirëkuptim më të madh mes tyre në fushë, veçanërisht për sezonin e ardhshëm që përfshin deri në 40-50 ndeshje të mundshme.
Kjo, sipas Ronaldos, do të ndikojë drejtpërdrejt në harmoninë e skuadrës përfaqësuese të Portugalisë dhe do të rrisë shanset që të dy të jenë pjesë kyçe e formacionit të Roberto Martinez në Kupën e Botës 2026.