Sport

Zyrtare: PSG transferon Georginio Wijnaldum

Georginio Wijnaldum ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Paris Saint-Germain, para largimit nga Liverpooli.

Published

on

Ylli holandez do të transferohet në “Parc des Princes” pas përfundimit të kontratës së tij me Liverpoolin në fund të këtij muaji.

Georginio Wijnaldum ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Paris Saint-Germain, para largimit nga Liverpooli.

Wijnaldum u përshëndet me tifozët e Liverpoolit pas fitores 2:0 kundër Crystal Palace në ndeshjen e fundit të sezonit 2020/21 të Premier Ligës angleze, pasi që negociatat me klubin për vazhdim të kontratës dështuan.

Spekulohej se Barcelona ishte destinacioni i tij i radhës, por PSG iu bashkua garës për shërbimet e tij duke ia ofruar një kontratë më të mirë, dhe kështu duke e fituar garën në transferimin e 30-vjeçarit, marrëveshje kjo që pritet të finalizohet në fund të këtij muaji.

Më poshtë e gjeni postimin e PSG në rrjetin social Twitter.

Sport

Kosova tërhiqet nga Kampionati Evropian Senior i Golfit në Qipro

Published

on

By

Federata e Golfit e Kosovës ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian Senior të Golfit 2026, i cili ka nisur sot në Paphos të Qipros, për shkak të moslejimit të paraqitjes së simboleve shtetërore të Kosovës në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera pjesëmarrëse.

Sipas njoftimit të federatës, golfisti Azer Bislimaj kishte siguruar kualifikimin për herë të dytë radhazi në këtë garë prestigjioze evropiane dhe ishte planifikuar të përfaqësonte Kosovën mes 29 shteteve pjesëmarrëse.

Federata bëri të ditur se të gjitha procedurat për pjesëmarrje ishin përfunduar me kohë. Regjistrimi zyrtar ishte realizuar më 23 prill 2026, ndërsa ishin kryer edhe pagesat përkatëse për udhëtimin dhe akomodimin. Në kuadër të përgatitjeve, Bislimaj kishte zhvilluar kampe stërvitore në Spanjë dhe një fazë intensive përgatitore në Gjermani nën drejtimin e trajneres Madeleine Krüger.

Sipas Federatës së Golfit të Kosovës, në procesin organizativ ishte përfshirë edhe European Golf Association, e cila kishte përgatitur paraqitjen teknike të sportistit në sistemet zyrtare të kampionatit, duke përfshirë të gjitha të dhënat identifikuese dhe flamurin e Kosovës.

Megjithatë, më 27 maj 2026, federata është informuar se autoritetet e Qipros nuk do të lejonin përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës gjatë kampionatit. Pas këtij vendimi, Federata e Golfit e Kosovës ka vendosur të mos marrë pjesë në garë.

“Sporti duhet të bazohet në parimet e barazisë, respektit dhe trajtimit të njëjtë për të gjithë pjesëmarrësit. Pjesëmarrja në kushte të pabarabarta nuk është e pranueshme”, thuhet në reagimin e federatës.

Pavarësisht mungesës në kampionat, Federata e Golfit e Kosovës ka ritheksuar angazhimin e saj për zhvillimin e golfit në vend dhe për vazhdimin e bashkëpunimit me organizatat sportive ndërkombëtare, me synimin që sportistët kosovarë të përfaqësohen me dinjitet dhe në kushte të barabarta në arenën ndërkombëtare.

D.L

Continue Reading

Sport

Franca ofron mbështetje për Kosovën në organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Published

on

By

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ka shprehur gatishmërinë e shtetit francez për të mbështetur Kosovën në organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, ngjarjen më të madhe sportive që do të mbahet ndonjëherë në vend.

Gjatë një deklarimi publik, Guérot e cilësoi organizimin e Lojërave Mesdhetare si një mundësi të jashtëzakonshme për Kosovën që të prezantohet në arenën ndërkombëtare dhe të forcojë imazhin e saj para botës.

“Ne jemi të gatshëm ta mbështesim Kosovën për organizimin e Lojërave Mesdhetare. Kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për Kosovën që të prezantojë veten para pjesës tjetër të botës dhe të bëjë brendimin e vetes. Do të jenë lojërat e Kosovës, por ne jemi të gatshëm të ndajmë përvojën tonë me ta, sepse edhe ne kemi pritur Lojëra Olimpike që ishin një sukses. Ne jemi të gatshëm të punojmë për ta mbështetur Kosovën”, deklaroi ambasadori francez.

Ai theksoi se Franca mund të kontribuojë me ekspertizën e fituar nga organizimi i ngjarjeve të mëdha sportive, duke përfshirë edhe përvojën e fundit nga organizimi i Lojërave Olimpike, të cilat u vlerësuan gjerësisht si një sukses.

Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030, një ngjarje që pritet të mbledhë mijëra sportistë dhe zyrtarë nga vendet e rajonit mesdhetar. Garat do të zhvillohen në Prishtinë dhe në disa qytete të tjera të vendit.

Organizimi i kësaj ngjarjeje konsiderohet një projekt me rëndësi strategjike për sportin dhe promovimin e Kosovës, ndërsa pritet të shoqërohet me investime të mëdha në infrastrukturën sportive, transport dhe shërbime të tjera përcjellëse.

Mbështetja e Francës vlerësohet si një sinjal i rëndësishëm për përgatitjet e Kosovës drejt organizimit sa më të suksesshëm të Lojërave Mesdhetare 2030.

Kosovapress

D.L

Continue Reading

Sport

FIFA detyron Haitin të ndryshojë fanellën para nisjes së Kupës së Botës

Published

on

By

Vetëm pak ditë para debutimit në Kupën e Botës kundër Skocisë, përfaqësuesja e Haitit është detyruar të ndryshojë dizajnin e fanellës së saj pas kërkesës së FIFA-s.

Organi qeverisës i futbollit botëror ka vlerësuar se dizajni i uniformës nuk është në përputhje me rregulloret e pajisjeve sportive, pasi përmban elemente që mund të interpretohen si mesazhe politike ose historike.

Fanella e Haitit përfshinte një ilustrim të Betejës së Vertières të vitit 1803, ngjarje që konsiderohet vendimtare në luftën për pavarësinë e vendit. Në dizajn ishte i paraqitur edhe flamuri kombëtar, ndërsa uniforma ishte përdorur në ndeshjet miqësore përgatitore ndaj Zelandës së Re dhe Perusë.

Sipas rregulloreve të FIFA-s, në uniformat zyrtare nuk lejohen mesazhe, slogane apo simbole me karakter politik, fetar ose personal. Për këtë arsye, federata botërore kërkoi ndryshime në dizajn para fillimit të turneut.

Prodhuesi kolumbian i pajisjeve sportive, Saeta, reagoi përmes një deklarate, duke theksuar se qëllimi i fanellës nuk kishte qenë politik.

“Dizajni ynë ishte një homazh për burrat dhe gratë që kontribuojnë çdo ditë në ndërtimin e së ardhmes së Haitit. FIFA vlerësoi se disa elemente vizuale mund të interpretoheshin ndryshe sipas rregulloreve të saj dhe kërkoi modifikime. Edhe pse ky interpretim ndryshonte nga qëllimi ynë fillestar, ne respektuam procesin dhe zbatuam kërkesat e FIFA-s”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Haiti rikthehet në skenën më të madhe të futbollit botëror pas një mungese prej 52 vitesh dhe synon të lërë gjurmë në këtë edicion të Kupës së Botës. Përveç përballjes hapëse me Skocinë, haitianët do të luajnë edhe ndaj Brazilit dhe Marokut në kuadër të Grupit C.

Pavarësisht polemikave rreth uniformës, vëmendja tani zhvendoset te paraqitja e Haitit në fushë, në një rikthim historik në arenën botërore.

D.L

Continue Reading

Sport

KV Ferizaj shpallet kampion i Kosovës në volejboll

Published

on

By

KV Ferizaj ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në volejboll për vajza U20, pasi mposhti Prishtina Elite me rezultat 3:1 në sete në finalen e zhvilluar të shtunën mbrëma.

Skuadra ferizajase tregoi paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen vendimtare, duke dominuar në dy setet e para dhe duke hedhur një hap të madh drejt titullit. Ferizaj i fitoi setet e para me rezultat 25:14 dhe 25:20, falë organizimit të mirë në lojë, pritjes stabile dhe efikasitetit në sulm.

Prishtina Elite nuk u dorëzua dhe reagoi fuqishëm në setin e tretë. Pas një dueli të fortë dhe shumë pikëve të luftuara, kryeqytetaset arritën ta fitojnë setin me rezultat 27:25, duke rikthyer shpresat për përmbysje.

Megjithatë, në setin e katërt, KV Ferizaj riktheu kontrollin e lojës dhe me një paraqitje bindëse e mbylli setin me rezultat 25:15, për të vulosur fitoren 3:1 dhe për të ngritur trofeun e kampionit të Kosovës në kategorinë U20.

Rezultati i finales:

Prishtina Elite – KV Ferizaj 1:3

  • 14:25
  • 20:25
  • 27:25
  • 15:25

Pas përfundimit të finales, të dyja skuadrat u nderuan me medalje për suksesin e arritur gjatë kampionatit. Kupën e kampionit për KV Ferizaj e ndau nënkryetarja e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Emine Ramadani Reka.

Finalja konfirmoi nivelin e mirë të konkurrencës në kategoritë e reja dhe dëshmoi punën e vazhdueshme të klubeve në zhvillimin e volejbollit të vajzave në Kosovë.

Federata e Volejbollit e Kosovës ka uruar KV Ferizajn për suksesin e arritur, duke përgëzuar lojtaret, stafin teknik dhe drejtuesit e klubit për përkushtimin dhe paraqitjet e shkëlqyera gjatë gjithë kampionatit.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara