Sport

Zyrtare, Gjilani bëhet me pronarë të rinj

Njoftimi është bërë përmes njo komunikate të lëshuar në faqen zyrtare të klubit.

Published

on

Klubi i futbollit Gjilani ka konfirmuar ndryshimet në udhëheqësinë e klubit, duke bërë të ditur që tashmë klubi kalon në duart e grupit të aksionarëve të rinj me përfaqësues Afrim Veliun, i cili njëherit do të bartë postin e presidentit.

Njoftimi është bërë përmes njo komunikate të lëshuar në faqen zyrtare të klubit.

Pjesë e bordit të klubit do të jenë aksionarët e tjerë, Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami.

Klubi ka qenë në proces të ndërrimit të pronësisë dhe pritjes së investitorëve strategjik për të përmirësuar rritjen e ardhshme të klubit, me qëllimin e vetëm për të përfituar nga mundësitë si në fushën e blertë ashtu edhe në anën komerciale.

“Si pjesë e këtij procesi, klubi mori në konsideratë të gjitha alternativat strategjike, duke përfshirë investimet e reja në klub, stabilitetin financiar dhe atë sportiv, si dhe ndërtimin e një ekipi të ri konkurues pas ndryshimeve të shumta të bëra në afatin kalimtar të verës.Bordi i ardhshëm i klubit do të bëj një vlerësim të disa nismave për ta forcuar klubin, duke përfshirë zhvillimin e infrastrukturës, rritjen e akadamisë së klubit, ndërtimin e nje strukture kompetitive për ekipin e parë dhe afrimin edhe me të madh të tifozëve me klubin”, thuhet në njoftim.

Sport

Bashota dhe Lekaj eliminohen në raundin e dytë të padelit

Published

on

By

Dyshja kosovare e padelit, Donika Bashota dhe Adrijana Lekaj, nuk kanë arritur të avancojnë më tej në garë, pasi u mposhtën nga dyshja franceze Merah dhe Soubrie.

Bashota dhe Lekaj pësuan humbje 2:0 në sete në raundin e dytë të garës.

Dyshja kosovare e kishte kaluar raundin e parë pa zhvilluar meç, ndërsa në raundin e dytë u përball me çiftin francez, ndaj të cilit nuk arriti të sigurojë kualifikimin.

Me këtë humbje, aventura e Bashotës dhe Lekajt në garën e padelit përfundon në raundin e dytë.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova U21 pëson humbjen e dytë, mposhtet nga Shqipëria 3:1

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka pësuar humbjen e dytë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, pasi është mposhtur nga Shqipëria me rezultat 3:1.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që nuk arritën ta zhbllokonin rezultatin.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë ishin më efikasë dhe shënuan tri herë, ndërsa Dardanët arritën të realizojnë vetëm një gol.

Kjo është humbja e dytë e Kosovës U21 në këtë turne, pas disfatës së pësuar ndaj Algjerisë.

Djemtë tanë tani do të kërkojnë të reagojnë në ndeshjen e radhës dhe ta mbyllin me rezultat pozitiv aventurën në Taranto.

D.L

Continue Reading

Sport

Hendbollistet e Kosovës pësojnë humbjen e dytë, mposhten nga Greqia

Published

on

By

Hendbollistet e Kosovës, ndonëse dhanë maksimumin në parket, nuk arritën t’u bëjnë ballë grekeve në përballjen e radhës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Kosova pësoi humbjen e dytë në këtë garë, pasi Greqia triumfoi me rezultat të thellë 40:20.

Vajzat kosovare luftuan deri në fund, por epërsia e kundërshtares ishte e dukshme gjatë gjithë ndeshjes.

Pas kësaj disfate, hendbollistet e Kosovës do të kërkojnë rezultate më të mira në sfidat e radhës, me synimin për ta mbyllur paraqitjen në Taranto me një rezultat pozitiv.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Published

on

By

Boksierja Donjeta Sadiku i ka siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi triumfoi në çerekfinale ndaj turkes Esmanur Lok.

Përballja e kategorisë deri në 60 kilogramë solli një luftë mjaft të fortë. Sadiku e nisi me dominim raundin e parë, ndërsa boksierja turke u rikthye në të dytin, duke shfrytëzuar edhe përparësinë në gjatësi. Në raundin e tretë e vendimtar, ku u shkëmbyen goditje të shumta, përvoja e boksieres kosovare bëri diferencën — me goditje më të pastra, ajo mori fitoren me vendim të ndarë të gjyqtarëve (4:1).

Me këtë kalim në gjysmëfinale, Donjeta Sadiku ka të sigurt të paktën medaljen e bronztë, ndërsa synon të artën. Në gjysmëfinale ajo do të përballet me boksieren nga Greqia, Sofia Legaki.

Sadiku mbetet e vetmja nga ekipi i boksit që vazhdon garën, pasi katër boksierët e tjerë kosovarë u eliminuan në luftërat e tyre të para. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara