Sport

Zyrtare, gjiganti evropian shkarkon trajnerin

Ajaxi ka shkarkuar trajnerin Alfred Schreuder.

Published

on

Ajaxi ka shkarkuar trajnerin Alfred Schreuder. Kontrata e tij ishte e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024, por është shkëputur me efekt të menjëhërshëm.

Pikët e shumta të humbura dhe mungesa e zhvillimit të skuadrës janë arsyet kryesore të këtij vendimi. Drejtuesit e klubit nuk kanë më besim në bashkëpunimin e mëtejshëm. Do të ndërpritet edhe bashkëpunimi me ndihmës trajnerin Matthias Kaltenbach, ka bërë të ditur skuadra holandeze.

“Është një vendim i dhimbshëm, por edhe i nevojshëm. Pas një fillimi të mirë të sezonit, ne humbëm një shumë pikë. Javët e fundit u bë gjithnjë e më e qartë se ai nuk mund ta kthente rrjedhën normale, ndërsa besojmë se pavarësisht transferimeve të shumta ai kishte në dispozicion një skuadër të fortë dhe të denjë për kampionatin. humbëm shumë pikë në javët e fundit dhe për fat të keq nuk pamë ndonjë përparim”, tha drejtori Edwin van der Sar.

Alfred Schreuder erdhi nga Club Brugge te Ajaxi verën e kaluar.

Sport

Yjet e futbollit blejnë 90 për qind të Estrela Amadorës

Published

on

By

Ajo që për një kohë të gjatë ishte komentuar, të martën është bërë zyrtare. Një grup investitorësh, në mesin e të cilëve janë futbollistët e njohur Thomas Müller, Mats Hummels, Yann Sommer dhe Lucas Hernández, ka blerë shumicën e aksioneve të klubit portugez të kategorisë së parë, Estrela Amadora.

Grupi i investitorëve ka blerë 90 për qind të aksioneve të klubit, ndërsa vlera e investimit arrin në 40 milionë euro.

Të katër futbollistët kanë luajtur gjatë karrierës së tyre te Bayern Munichu. Hummels e ka përfunduar karrierën, Müller aktualisht luan te Vancouver Whitecaps në Kanada, Sommer është pjesë e Club Brugge, ndërsa Hernández aktivizohet te Paris Saint-Germain.

Hummels dhe Müller janë gjermanë, Sommer është zviceran, ndërsa Hernández francez.

Sipas raportimit të “Kicker”, futbollistët nuk pritet të japin ndonjë kontribut të madh financiar në projekt, por do të përqendrohen kryesisht në çështje strategjike dhe në zhvillimin e klubit.

Investimi është udhëhequr nga Johannes Mosmang, i cili i njeh mirë disa prej këtyre yjeve nga koha kur punonte si menaxher lojtarësh. Ai tani pritet ta drejtojë klubin portugez si president.

Estrela Amadora ka shënuar rritje të hovshme në vitet e fundit, ndërsa investimi i ri pritet t’i sjellë klubit ambicie dhe mundësi të reja për zhvillim.

D.L

Continue Reading

Sport

Bashota dhe Lekaj eliminohen në raundin e dytë të padelit

Published

on

By

Dyshja kosovare e padelit, Donika Bashota dhe Adrijana Lekaj, nuk kanë arritur të avancojnë më tej në garë, pasi u mposhtën nga dyshja franceze Merah dhe Soubrie.

Bashota dhe Lekaj pësuan humbje 2:0 në sete në raundin e dytë të garës.

Dyshja kosovare e kishte kaluar raundin e parë pa zhvilluar meç, ndërsa në raundin e dytë u përball me çiftin francez, ndaj të cilit nuk arriti të sigurojë kualifikimin.

Me këtë humbje, aventura e Bashotës dhe Lekajt në garën e padelit përfundon në raundin e dytë.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova U21 pëson humbjen e dytë, mposhtet nga Shqipëria 3:1

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka pësuar humbjen e dytë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, pasi është mposhtur nga Shqipëria me rezultat 3:1.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që nuk arritën ta zhbllokonin rezultatin.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë ishin më efikasë dhe shënuan tri herë, ndërsa Dardanët arritën të realizojnë vetëm një gol.

Kjo është humbja e dytë e Kosovës U21 në këtë turne, pas disfatës së pësuar ndaj Algjerisë.

Djemtë tanë tani do të kërkojnë të reagojnë në ndeshjen e radhës dhe ta mbyllin me rezultat pozitiv aventurën në Taranto.

D.L

Continue Reading

Sport

Hendbollistet e Kosovës pësojnë humbjen e dytë, mposhten nga Greqia

Published

on

By

Hendbollistet e Kosovës, ndonëse dhanë maksimumin në parket, nuk arritën t’u bëjnë ballë grekeve në përballjen e radhës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Kosova pësoi humbjen e dytë në këtë garë, pasi Greqia triumfoi me rezultat të thellë 40:20.

Vajzat kosovare luftuan deri në fund, por epërsia e kundërshtares ishte e dukshme gjatë gjithë ndeshjes.

Pas kësaj disfate, hendbollistet e Kosovës do të kërkojnë rezultate më të mira në sfidat e radhës, me synimin për ta mbyllur paraqitjen në Taranto me një rezultat pozitiv.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara