Sport

FFK publikon një dokument të FIFA-së, thotë ai interpreton dilemat e ngritura nga komisioni i MKRS-së

Letra e lëshuar nga FIFA, sipas, FFK—së, dëshmon se Agim Ademi nuk është një asnjë procedurë disiplinore.

Published

on

Federata e Futbollit të Kosovës pak para nisjes së kuvendit të jashtëzakonshëm ka publikuar në faqen zyrtare një dokuemnt të lëshuar nga FIFA, sipas të cilit thotë se bëhet e qartë se dilemat e ngritura nga Komisioni për Vlerësim dhe Licencim i Ministrisë së Sportit nuk qëndrojnë.

Letra e lëshuar nga FIFA, sipas, FFK—së, dëshmon se presidenti i kësaj federate, Agim Ademi nuk është një asnjë procedurë disiplinore.

Ky është reagimi i plotë i FFK-së:

Sqarim për komunitetin e futbollit dhe opinionin e gjerë, lidhur me shkresat e llojllojshme të cilat kanë qarkulluar në media dhe një nga ato shkresa nga Komisioni i licencimit të MKRS-së, gjoja se Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e ka të ndaluar ushtrimin e detyrës për arsye të shkeljes së Kodit Disiplinor të FIFA-s.

FIFA me një shkresë zyrtare sqaron dhe interpreton kodin disiplinor të saj, konkretisht nenin të cilit i është referuar ky komision i MKRS-së. Letra nga FIFA konfirmon që Presidenti i FFK-së, Agim Ademi nuk është në asnjë procedure disiplinore dhe nuk ka asnjë vendim disiplinor për ndonjë shkelje eventuale të kodit disiplinor të FIFA-s. Po ashtu, kjo shkresë sqaron interpretimin e nenit 71 pika 3 të Kodit Disiplinor të FIFA-s dhe që i përgjigjet interpretimit të gabuar të Komisionit të licencimit të MKRS-së.

Tutje, rikujtojmë që organi i vetëm i thirrur për të interpretuar Kodin Disiplinor të FIFA-s është organi përgjegjës në kuadër të FIFA-s.

Shpresojmë që në të ardhmen lidershipi i MKRS-së nuk do të lejojë që nga institucioni i tyre të dalin shkresa zyrtare të cilat bëjnë interpretime të gabuara për të cilat nuk janë të thirrur dhe nuk kanë mandat të bëjnë një gjë të tillë.

FFK si gjithmonë do të respektojë rregullativat e FIFA-s, UEFA-s dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe do të mbrojë interesin e futbollit dhe pavarësisë së organizatës.

Sport

Khalil Shabazz shpallet MVP i javës së katërt në ProCredit Superligë

Published

on

By

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Khalil Shabazz, është shpallur lojtari më i vlefshëm i javës së katërt në ProCredit Superligën e Kosovës.

Shabazz shkëlqeu me një paraqitje të jashtëzakonshme, duke regjistruar 32 pikë, katër kërcime dhe tetë asistime.

Me një indeks vlerësimi prej 31, basketbollisti i Yllit u dallua si një nga lojtarët më efikasë të kësaj xhiroje, duke merituar çmimin MVP të javës.

D.L

Continue Reading

Sport

Xhemal Ibishi shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Published

on

By

Sulmuesi i Malishevës, Xhemal Ibishi, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së tetë në Superligën e Kosovës, duke fituar çmimin “Ylli i Javës”, të ndarë nga Federata e Futbollit e Kosovës.

25-vjeçari ishte vendimtar në fitoren 1:0 të Malishevës ndaj kampiones në fuqi, Dritës, duke realizuar golin e vetëm të takimit dhe duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme.

FFK-ja ka vlerësuar paraqitjen e Ibishit, duke theksuar se përveç golit vendimtar, sulmuesi u dallua edhe për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë gjithë ndeshjes.

Me këtë paraqitje, Ibishi ka merituar vlerësimin si lojtari më i mirë i javës së tetë në elitën e futbollit kosovar.

D.L

Continue Reading

Sport

Bashkimi kërkon shtyrjen e ndeshjes ndaj Manchesterit për shkak të vizave

Published

on

By

Klubi i basketbollit Bashkimi ka kërkuar nga FIBA shtyrjen e ndeshjes ndaj Manchesterit, e paraparë të zhvillohet të martën nga ora 20:00, në kuadër të Grupit F të “FIBA Europe Cup”.

Skuadra nga Prizreni ka njoftuar se nuk mund të udhëtojë drejt Anglisë, pasi anëtarët e ekipit ende nuk kanë marrë përgjigje lidhur me pajisjen me viza.

Sipas njoftimit zyrtar, klubi ka përmbushur me kohë të gjitha procedurat dhe kërkesat e nevojshme, por çështja e vizave vazhdon të mbetet e pazgjidhur.

Për këtë arsye, Bashkimi i është drejtuar FIBA-s me kërkesë për caktimin e një date të re, që do t’i mundësonte skuadrës të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm dhe të zhvillojë ndeshjen.

D.L

Continue Reading

Sport

Mediat italiane vlerësojnë Zhegrovën, por kritikojnë sulmin e Juventusit

Published

on

By

Edon Zhegrova po merr vlerësime pozitive nga mediat italiane për aftësitë e tij individuale, ndërsa Juventusi vazhdon të përballet me vështirësi në fazën ofensive.

Në një analizë të publikuar nga “Goal”, gazetari Simone Eterno ka theksuar se futbollisti kosovar mund t’i sjellë më shumë kreativitet sulmit të Juventusit, por skuadra nuk mund të mbështetet vetëm në cilësitë e tij individuale.

Sipas analizës, Zhegrova ka dëshmuar se mund të ndryshojë ritmin e lojës përmes driblimeve dhe depërtimeve, duke krijuar më shumë mundësi në sulm.

Megjithatë, mediumi italian thekson se Juventusi duhet të përmirësojë organizimin ofensiv për të shfrytëzuar më mirë potencialin e reprezentuesit të Kosovës.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara