Lajmet

​Zyrtare: Donnarumma transferohet te Manchester City

Published

on

Manchester City e ka konfirmuar transferimin e Gianluigi Donnarumma nga Paris Saint-Germain. Portieri italian 26-vjeçar ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, që e mban në “Etihad” deri në verën e vitit 2030.

Donnarumma, i njohur si një nga portierët më të mirë në botë, ka pasur një karrierë të pasur deri më tani.

Ai debutoi si 16-vjeçar me Milanin, ku zhvilloi mbi 250 ndeshje dhe fitoi Superkupën e Italisë më 2016. Në vitin 2021 kaloi te PSG, ku kontribuoi në fitimin e katër titujve të Ligue 1, dy Kupave të Francës, disa Superkupave, si dhe triumfin historik në Ligën e Kampionëve këtë vit kundër Interit.

Në nivel kombëtar, momenti i tij më i madh mbetet EURO 2020, ku me pritjet e tij në penallti i solli Italisë trofeun dhe u shpall Lojtari i Turneut.

“Është një nder i madh të nënshkruaj për Cityn dhe të luaj nën drejtimin e Pep Guardiolës. Do të jap gjithçka për suksesin e klubit”,u shpreh Donnarumma.

Drejtori i futbollit, Hugo Viana, e cilësoi afrimin e italianit si një përforcim të madh për skuadrën dhe një nga portierët më të mirë në botë.

/S.K/KP

Continue Reading

Lajmet

Vritet me armë zjarri 65-vjeçari në Mirditë, gjendet një makinë e djegur

Published

on

By

Një 65-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e së enjtes në fshatin Ndërfushas të Mirditës, në atë që dyshohet të jetë një atentat i mirëmenduar.

Viktima është identifikuar si Viktor Bardhi, i cili u gjet pa shenja jete brenda automjetit të tij rreth orës 09:00. Ai është vëllai i Martin Bardhit, person i cili u vra për motive hakmarrjeje gjatë vitit 2023.

Pak pas ngjarjes, në fshatin Munaz është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve të krimit.

Policia dhe grupi hetimor kanë dalë në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e kryerësve të veprës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Aksident i rëndë në Berlin: Tramvaji ndahet përgjysmë pas daljes nga shinat, dhjetëra të plagosur

Published

on

By

Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti të rëndë në pjesën lindore të Berlinit, ku një tramvaj doli nga shinat dhe u nda përgjysmë.

Sipas shërbimit të zjarrfikësve, ngjarja ka ndodhur në qarkun Lichtenberg. Tramvaji dyshohet se ka goditur një shtyllë të linjës elektrike gjatë marrjes së një kthese, çka ka shkaktuar shkëputjen e mjetit dhe daljen e pjesës së pasme nga shinat.

Të gjithë të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Si pasojë e aksidentit, qarkullimi i linjave të tramvajit në atë zonë të kryeqytetit gjerman është pezulluar tërësisht. /Bild/

Continue Reading

Lajmet

Dogana parandalon kontrabandimin e një arme në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

By

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar hyrjen e një arme ajrore të padeklaruar gjatë kontrolleve rutinore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Arma e llojit revole ajrore “FB Record” (kalibri .177) u zbulua gjatë skanimit të bagazhit të një udhëtari që kishte kaluar nëpër “kanalin e gjelbër”, zonë kjo e destinuar për personat që nuk kanë mallra për deklarim. Për t’iu shmangur kontrolleve, pistoleta ishte e çmontuar dhe e mbështjellë me foli alumini e rroba.

Pas zbulimit, arma është konfiskuar dhe i është dorëzuar Policisë Kufitare për hapa të mëtejshëm, ndërsa ndaj udhëtarit kanë nisur procedurat përkatëse administrative dhe ligjore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

U kapën me dokumente të falsifikuara në Merdare, arrestohen dy shtetas turq

Published

on

By

Dy persona, një burrë dhe një grua, shtetas të Turqisë, janë arrestuar në Pikën Kalimtare Kufitare në Merdare, nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit në hyrje/dalje, të dyshuarit kanë prezantuar para zyrtarëve policorë dokumente udhëtimi që dyshohet se ishin të falsifikuara.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara