Lajmet

Zyrtarë dhe diplomatë mblidhen në konferencën e Ukrainës në Londër

Zelensky u shfaq përmes video-lidhjes.

Published

on

Tani në Londër, zyrtarë ukrainas, diplomatë, politikanë dhe biznesmenë nga më shumë se 60 vende janë mbledhur për Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës.

Mes të pranishmëve janë kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal ministri i jashtëm, Dmytro Kuleba dhe kryeministri Denys Shmyhal.

Presidenti i vendit Volodymyr Zelensky, i cili po bën presion që Ukraina të bashkohet me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, u bëri thirrje udhëheqësve perëndimorë që të kenë “guximin” për të pranuar se vendi i tij është tashmë një pjesë kyçe e aleancave të tyre ekonomike dhe të mbrojtjes.

Ai u shfaq përmes video-lidhjes.

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson bëri thirrje që Perëndimi të fokusohet në “sigurimin e një fitoreje të Ukrainës” dhe të pajisë Kievin me avionë luftarakë F-16./UBTNews/

Lajmet

Temperaturat e larta, Durmishi: Ndalohet lëvizja e automjeteve mbi 15 ton

Published

on

By

Si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin tonë, zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur një masë të re kufizuese që hyn në fuqi nga nesër (e mërkurë) më 23 korrik.

Sipas Durmishit, për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë kanë marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 15 T, në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale.

Ndalesa vlenë nga ora 11:00 e deri në 17:00, duke filluar nga nesër me 23 korrik e deri me 28 korrik. Ky vendim mund të ndryshohet varësisht nga kushtet klimatike gjatë ditëve në vijim”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

Po ashtu sot Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 22 – 25 korrik 2025.

Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta”, tha Ministria e Shëndetësisë të martën, më 22 korrik derisa ka ftuar të gjitha institucionet që t’i respektojnë rekomandimet “me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme”.

Continue Reading

Lajmet

Hoxha pas deklaratave të Vuçiqit: I dimë qëllimet e Serbisë, jemi të përgatitur për çdo sfidë

Published

on

By

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se institucionet e sigurisë në Kosovë janë të vetëdijshme për qëllimet e politikës së Serbisë dhe të përgatitura për çdo skenar të mundshëm, pas tensioneve të krijuara pas arrestimit të zyrtarit serb Igor Popoviq.

Ne i dimë qëllimet e politikës së Serbisë, sidomos të institucioneve të tyre. Nuk është që gjithmonë kanë qenë në përkrahje të paqes dhe sigurisë në vendin tonë. Ne jemi të përgatitur për të gjitha sfidat që mund të ndodhin në vendin tonë”, tha Hoxha.

Ai shtoi se gjendja e sigurisë në të gjithë territorin e Kosovës është e qetë dhe stabile, me përjashtim të pjesës veriore, ku vazhdon të ketë tensione për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë nga Beogradi përmes grupeve kriminale dhe ekstremiste.

Situata e sigurisë është e qetë dhe stabile, përveç veriut të vendit, ku vazhdon të jetë e brishtë. Ky destabilitet është pasojë e ndërhyrjeve të politikës së Serbisë, e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë, përmes grupeve kriminale dhe ekstremiste, nxit tensione në atë pjesë të territorit tonë,” tha ai.

Deklaratat e Hoxhës vijnë pas komenteve të fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili pas arrestimit të Popoviqit, paralajmëroi se “Serbia do të përgjigjet ashpër”, duke akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se “po kërkon konflikt dhe po e dërgon rajonin drejt destabilizimit”.

Continue Reading

Lajmet

Chelsea kryeson garën për shërbimet e Xavi Simons

Published

on

Chelsea raportohet se ka filluar bisedimet zyrtare me RB Leipzig për transferimin e Xavi Simons, me ofertë deri në 70 milionë euro për mesfushorin holandez, i cili ka kontratë deri në 2027.

Ekipi synon ta zëvendësojë Christopher Nkunku-n nëse ai largohet, dhe Simons konsiderohet si prioritet për projektin e tyre sulmues.

Përveç Chelseat, edhe Arsenal dhe Manchester United janë përmendur si klube me interes të fortë, por edhe ato nuk kanë bërë ende oferta zyrtare.

Bayern Munich dhe Barcelona mbeten të interesuar gjithashtu për lojtarin, por operacionet e tyre janë dukshëm më pak konkrete. Barcelona ka pasur një takim eksplorues me agjentët e Simons, por çmimi i lartë e bën një marrëveshje të vështirë.

Xavi Simons preferon një hap në Premier League pasi Leipzig nuk iu kualifikua për kompeticione evropiane sezonin e ardhshëm.

Agjenti Ali Barat, i lidhur ngushtë me pronarë në Angli, po e përfaqëson aktivisht në negociata me ekipet angleze.

 

Continue Reading

Lajmet

Ardon Jashari rikthehet në stërvitje me Brugge

Published

on

Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Ardon Jashari,  vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në merkaton e verës. Ai është rikthyer në stërvitje me ekipin e tij, Club Brugge, megjithatë jo ende në seanca të plota me grupin, por në një program të personalizuar. Kjo pritet të shërbejë si një fazë tranzicioni, ndërkohë që e ardhmja e tij mbetet e paqartë thuhet sipas portalit belg “Het Laatste Nieuws”.

Ndërkohë, AC Milan vazhdon ta ketë në krye të listës së dëshirave. Pas raportimit ku u zbulua për herë të parë interesimi konkret i kuqezinjve për mesfushorin 21-vjeçar, kontakti mes palëve nuk është ndërprerë. Milan shpreson që Brugge të jetë i gatshëm të negociojë, edhe pse deri tani nuk është dhënë asnjë sinjal zyrtar për pranimin e një oferte.

Një sinjal domethënës për situatën e pazgjidhur të Jasharit është mungesa e tij në listën e skuadrës për ndeshjen e Superkupës belge kundër Union Saint-Gilloise, e zhvilluar këtë fundjavë. Edhe trajneri Nicky Hayen, në deklaratat për media pak ditë më parë, nuk e përfshiu mesfushorin në planet e menjëhershme, ndërsa nuk e mohoi mundësinë e një largimi të tij.

Situata pritet të qartësohet në ditët në vijim, ndërsa Club Brugge duhet të vendosë nëse do të lejojë largimin e një prej lojtarëve më të talentuar të brezit të ri zviceran.

 

 

Continue Reading

Të kërkuara