Sport

Zyrtare: Cruyff nënshkruan kontratën si drejtor sportiv te Barcelona

Cruyff gjatë kësaj vere ka qenë kyç në shumë marrëveshje të arritura të klubit.

Published

on

Gjiganti katalunas, Barcelona, e ka konfirmuar sot drejtorin e ri sportiv të klubit.

Bëhet fjalë për Jordi Cruyff, i cili e ka ushtruar detyrën e drejtorit sportiv që nga data 1 korrik.

Cruyff ka nënshkruar kontratën e tij si drejtori sportiv i ri i Barçës, ndërsa gjatë kësaj vere ka qenë kyç në shumë marrëveshje të arritura të klubit.

Lajmet

Shkëndija pëson 5 gola në Azerbajxhan, skuadra shqiptare e mbyll aventurën në Champions

Published

on

Shkëndija e Tetovës i jep fund aventurës së saj në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, pas humbjes së dytë në ndeshjen e kthimit kundër Qarabag me rezultatin e thellë 5-1.

Pas humbjes së parë në Maqedoni me rezultatin 0-1, kuqezinjtë e nisën mjaft mirë takimin në Baku, ku shënuan në minutën e 10’ me anë të Tamba pas një asisti të Ibraimit.

Por pas vetëm 8 minutash, gjithçka u përmbys me një autogol të Cakes dhe golin e Borges.Pjesa e parë vazhdoi të sillte vuajtje për ekipin shqiptar, pasi pësoi dhe dy gola të tjerë nga Akhundzade dhe Jankovic, ndërsa në pjesën e dytë, vendasit gjetën dhe golin e pestë me Andrade.

Kështu Shkëndija e mbyll aventurën në Champions, teksa do të zbresë menjëherë në play off-et e Europa League, aty ku do të ndeshet me skuadrën që do të eliminohet nga çiftiFerencvaros-Ludogortes, ndërsa ekipi shqiptar ka siguruar të paktën pjesëmarrjen në Conference League. 

Continue Reading

Lajmet

​Cristiano Ronaldo fejohet me Georgina Rodriguez

Published

on

Futbollisti Cristiano Ronaldo është fejuar me partneren e tij, Georgina Rodriguez.

Ajo e bëri të ditur lajmin në rrjetet sociale, duke publikuar një foto me një unazë të madhe dhe duke shkruar në spanjisht: “Po, unë pranoj. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia” thotë BBC.

Çifti janë bashkë prej nëntë vitesh, pasi u takuan në një dyqan të Gucci-t në Madrid ku Rodriguez punonte. Në atë kohë ai luante për klubin spanjoll Real Madrid.

Lojtari i Al-Nassr ka gjithsej pesë fëmijë, dy prej të cilëve i ka me Rodriguez. Vajza e tyre më e vogël, Bella, lindi në prill 2022, së bashku me një djalë që lindi i pajetë. Rodriguez ka ndihmuar gjithashtu në rritjen e tre fëmijëve të tjerë të Ronaldos.

31-vjeçarja, e cila ka luajtur në serialin e saj në Netflix I Am Georgina, më parë ka folur për spekulimet rreth statusit të saj të fejesës. Në program, ajo tha se miqtë e saj gjithmonë bëjnë shaka për dasmën.

Familja aktualisht jeton në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, ku Ronaldo luan për Al-Nassr. Ai iu bashkua klubit në dhjetor 2022 për një pagë vjetore të raportuar prej 238 milionë dollar.

Në qershor 2025, u njoftua se kontrata e 40-vjeçarit u zgjat deri në vitin 2027, pas spekulimeve se ai po përgatitej të tërhiqej.

Në një postim në X, Ronaldo shkroi: “Një kapitull i ri fillon. I njëjti pasion, e njëjta ëndërr. Le të bëjmë histori bashkë”.

Continue Reading

Sport

FFK-ja e mbajti Kuvendin e Jashtëzakonshëm për ndryshimet e nevojshme statutare, miratohen të gjitha pikat

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës ka mbajtur sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm, në të cilin delegatët votuan për një sërë ndryshimesh statutare, me qëllim që statuti i FFK-së të jetë në përputhje të plotë me statutet e UEFA-s dhe FIFA-s, si dhe me Ligjin e ri të Sportit të Republikës së Kosovës.

Në këtë kuvend morën pjesë 50 delegatë, ndërsa të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan unanimisht. Mes tyre u votua edhe për përfaqësuesin e futbollistëve, Samir Ujkani, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Presidenti Agim Ademi, në fjalën e tij para delegatëve, u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin dhe unitetin e treguar:

Delegatë të nderuar, ju falënderoj që ju keni përgjegjur ftesës për Kuvend. Nuk e di pse, por sa herë ka kuvend unë ndihem i lumtur. Ky kuvend ma zgjon një ndjenjë se FFK është shumë e fuqishme. Kur juve ju shoh këtu si delegatë nga sfera të ndryshme të jetës që jepni shumë dhe keni sukses, e shoh që futbolli është në duar të sigurta. Jam shumë falënderues që ma keni besuar këtë bagazh mua. Do të vazhdojmë sigurisht bashkë për sa kohë që këtu jemi në të mirë të futbollit. Ju falënderoj edhe ju Komitet Ekzekutiv që jeni gjithmonë të gatshëm të kontriboni për zhvillimin e futbollit dhe ndani këtë barrë të madhe së bashku me mua”, tha presidenti Ademi në fjalën e tij.

Ai pas votimit të ndryshimeve statutare falënderoi delegatët unitetin dhe kompaktësinë që kanë treguar në të gjitha kohërat. ”E thanë edhe përfaqësuesit e UEFA-s e FIFA-s se futbolli gjithkund në botë duhet të jetë unik për të shkuar përpara. Tashmë të gjitha klubet dhe ne si FFK jemi në harmoni me Ligjin e Sportit dhe me statutet e UEFA-s e FIFA-s”.

Punimet e kuvendit, në emër të presidentit të FIFA-s Gianni Infantino dhe Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström i përshëndeti Marco Ferri, koordinator rajonal i FIFA-s. Ai theksoi bashkëpunimin e frytshëm me FFK-në dhe vuri në pah sukseset e kombëtares së Kosovës:

Jemi mbledhur këtu për një kuvend të jashtëzakonshëm për ndryshimet statutore dhe tema të ndryshme. Kemi pasur një bashkëpunim shumë konstruktiv me FFK-në për ndryshimet statutore. Ne në FIFA e kemi çmuar transparencën që ka treguar Federata juaj dhe jemi të kënaqur që propozimet tona për ndryshime janë marrë parasysh. Besoj se ky bashkëpunim paraqet një shembull të ri të një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm mes FFK-së dhe FIFA-s gjatë viteve të fundit”, tha ai.

Ai tutje uroi Kosovën për rezultatet e shkëlqyera që ka arritur me një seri prej pesë ndeshjeve me fitore dhe avancimin në Ligën B të Ligës së Kombeve. “Është me rëndësi të mos harrojmë se kjo është një arritje e jashtëzakonshme për një federatë e cila është bërë anëtare e FIFA-s as 10 vite më parë. Tani lajmi i keq është se Kosova, si kundërshtar, me të vërtetë është një paralajmërim për të tjerët. Kualifikimet për Botërorin 2026 nuk do të jenë fare të lehta, posaçërisht duke marrë parasysh grupin konkurrues, por ekipi juaj ka treguar talent dhe potencial, andaj besoj se në të ardhmen e afërt do të shkruani faqe të arta në historinë e futbollit tuaj”, tha tutje Ferri.

Në emër të presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin, fjalën e mori Jozef Klemen, i cili vuri theksin te uniteti dhe zhvillimi i futbollit:

E dini të gjithë se para pak kohësh u mbajt Kongresi i UEFA-s në Beograd, ku fjala kyçe aty ishte bashkimi, mospërçarja. E dini se ka palë të shumta që po synojnë të na përçajnë, por është shumë me rëndësi të mbetemi të bashkuar. Futbolli ndërton ura, ndërsa politikanët ndërtojnë mure”, tha Klemen.

Ai tha se Kosova si një nga anëtaret më të reja të UEFA-s po bën zhvillim të rëndësishëm të futbollit brenda strategjisë së saj, duke u fokusuar në projekte të mëdha infrastrukturore.

Jam shumë i kënaqur që fondet e HatTrick-ut të UEFA-s po shfrytëzohen në mënyrën më të mirë për zhvillimin e futbollit në Kosovë. Ju uroj për suksesin e treguar me Kombëtaren, sidomos për fitoren në play-off kundër Islandës. Besoj se nga rezultati i treguar, Vedat Muriqi tashmë është heroi i vendit tuaj. Nëse vazhdoni kështu, Kosova do të jetë pjesë e kampionateve të mëdha”, shtoi ai.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe ushtruesi i detyrës së Kryeshefit të Agjencionit për Sport në MKRS, Fidan Shatri, i cili theksoi rëndësinë e Ligjit të ri të Sportit dhe mbështetjen për organizatat sportive:

Ligji i ri për Sport ka sjellë rregulla të qarta për të gjitha organizatat sportive. Si Komision i Licencimit gjithmonë kemi qenë të gatshëm të ofrojmë mbështetje për organizatat sportive, por njëherësh edhe të monitorojmë ligjshmërinë e tyre në koordinim me organizatat sportive ndërkombëtare”, tha ai.

Continue Reading

Sport

Dy boksierë japonezë vdiqën, pësuan lëndime në tru

Published

on

Dy boksierë japonezë, vdiqën pak ditë pasi pësuan lëndime në tru, në përballje të ndara në të njëjtën mbrëmje, kanë njoftuar federatat e boksit.

Luftëtari Shigetoshi Kotari, vdiq të premten dhe Hiromasa Urakawa të shtunën, pas lëndimeve të pësuara në meçet e tyre në sallën “Korakuen” në Tokio më 2 gusht, raportojnë mediat transmeton Klankosova.tv.

Të dy boksierët 28-vjeçarë iu nënshtruan operacioneve për hematomë subdurale ose gjakderdhje brenda kafkës, sipas raportimeve.

“U shprehim ngushëllimet më të thella familjeve, miqve dhe komunitetit japonez të boksit, në këtë kohë tepër të vështirë”.

Kështu shprehet Organizata Botërore e Boksit, përmes një deklarate e cila njoftoi për vdekjen e Urakawas, që ishte mposhtur me nokaut nga Yoji Saito.

Kotari vdiq si pasojë e lëndimit gjatë ndeshjes me Yamato Hatan, që u mbyll baras me 12 runde, sipas Këshillit Botëror të Boksit.

“WBC dhe presidenti Mauricio Sulaiman shprehin ngushëllime për këtë humbje të pariparueshme, teksa urojnë që familjarët dhe miqtë të gjejnë forcë gjatë kësaj kohe të vështirë”, u tha në deklaratën e WBC-së.a

Continue Reading

Të kërkuara