Sport

Zyrtare: Bellingham, lojtar i Real Madridit

Ylli anglez do të jetë pjesë e Realit për gjashtë sezonet e ardhshme.

Published

on

Real Madridi e ka bërë para pak çastesh zyrtare se ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin për transferimin e Jude Bellingham.

Bellingham i bashkohet Realit nga Dortmundi, ku transferimi i tij prek shumën e 100 milionë eurove pa përfshirë bonuset.

Ylli anglez do të jetë pjesë e Realit për gjashtë sezonet e ardhshme, respektivisht deri në qershor të vitit 2029.

Ndërkaq, Reali po ashtu ka njoftuar se prezantimi i Bellingham te Reali do të bëhet nesër me fillim nga ora 12:00.

Lajmet

Prishtina eliminohet nga kupat evropiane

Published

on

Skuadra nga kryeqyteti nuk e ka siguruar raundin e tretë të kualifikimeve për në Ligën e Konferencës. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta kundër Larne nga Irlanda Veriore përfundoi me rezultatin 1:1.

Golin e epërsisë për Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri” e shënoi Gjelbrim Taipi në minutën e dhjetë të pjesës së parë.

Leotrim Kryeziu kishte një rast të mirë për të thelluar epërsinë në minutën e 42-të, por portieri mysafir Rohan Ferguson nuk lejoi të befasohej.

Ekipi mysafir erdhi deri te barazimi me golin e Dan Bent në minutën e 56-të, pas një reagimi të vonuar të mbrojtjes vendëse.

Në ekzekutimin e penalltive ekipi nga Irlanda Veriore ishte më e saktë duke fituar me rezultatin 5:4. Ndeshja e parë para një jave në Ballymena Showgrounds të Irlandës Veriore kishte përfunduar pa gola – 0:0.

Kujtojmë, Prishtina u eliminua nga Liga Evropa pas humbjes nga Sheriff Tiraspol me rezultat të përgjithshëm 2:5 (0:4-2:1).

Continue Reading

Sport

Huliganët polakë sulmojnë delegacionin e Novi Pazarit

Published

on

Anëtarë të delegacionit të klubit të futbollit Novi Pazari janë sulmuar të mërkurën mbrëma nga huliganë polakë në qytetin Bialystok.

Novi Pazari po qëndron në Poloni për ndeshjen e kthimit me Jagiellonian, që i takon raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ndeshjen në Novi Pazar, qytetin në afërsi të kufirit me Kosovën, e fitoi Jagiellonia me rezultatin 2:1. Novi Pazari për herë të parë po garon në Evropë, si i treti në kampionatin e Serbisë në futboll.

Anëtarë të delegacionit të madh të Novi Pazarit, ku përfshihen edhe sponsorë e miq të klubit, janë sulmuas rrugës për në hotel, pasi darkuan në një restoran në këtë qytet polak. Rreth 15 huliganë vendosën maskat dhe u nisën drejt anëtarëve të Novi Pazarit, kur ata dolën nga restorani. Anëtarët e klubit u detyruan të kthehen në restoranin ku darkuan dhe telefonuan policinë, është bërë e ditur të enjten përmes një komunikate.

Policia është vonuar rreth 30 minuta, rreth 30 huliganë të maskuar kanë sulmuar sërish delegacionin e Novi Pazarit, derisa anëtarët e tij po shkonin drejt veturave me të cilat duhej të udhëtonin për në hotel.

“Vetëm falë qetësisë nga të pranishmit dhe reagimit profesional të policisë në atë moment, u shmangën incidentet më serioze”, shkruan në komunikatën e Novi Pazarit.

Në shenjë revolte Novi Pazari ka njoftuar se nuk do të marr pjesë në drektën e përbashkët me drejtuesit e klubit polak.

Huliganët e Jagiellonias janë të njohur edhe për qëndrimet pro-serbe, përkatësisht anti-shqiptare dhe anti-Kosovë. Ata kanë bërë thirrje “Kosova është zemra e Serbisë” në ndeshjen e parë në Novi Pazar. Kjo thirrje e tyre është përcjellë me fishkëllima nga tifozët boshnjakë.

Kishte edhe përleshje mes tifozëve në ndeshjen e parë dhe UEFA të mërkurën i dënoi të dy klubet. Tifozët e Novi Pazarit kanë hequr dorë nga udhëtimi në Poloni për shkak të kushteve të shumta që ua vënë autoritetet polake.

Continue Reading

Lajmet

Ballkani shkon në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

Published

on

Skuadra nga Suhareka, Ballkani ka siguruar raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Futbollistët e ekipit kanë luajtur si mysafirë ndaj skuadrës Floriana me rezultat 1:1. Vella solli maltezët në epërsi në minutën e 38-të, ndër sa Adetunji barazoi për Ballkanin në minutën e parë të kohës shtesë.

Në këtë mënyrë suharekasit siguruan pjesëmarrjen e në raundin e radhës, pasi në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” shënuan fitore me rezultat 4:2.

Continue Reading

Sport

Mbape merr fanellën e Modriqit, ndryshimi i numrit që fsheh shumë më shumë

Published

on

Është thjesht një numër. Vetëm një numër tjetër mbi shpinën e tij. Nga 9 në 10. Por në të njëjtën kohë, në një sport si futbolli dhe në një ekip si Reali, ku gjithçka është e mbushur me simbolikë, fakti që Mbape e ka trashëguar atë numër nga Luka Modriç, nuk është një arritje e vogël. Dhe nuk është për shumë arsye.

Kryesorja ka të bëjë me aspektet sportive dhe përgjegjësinë në rritje që bie mbi francezin. Pas një viti të parë adaptimi, ai ka marrë një mesazh të qartë nga Madridi: është lideri i ekipit.

Dhe si lider, duhet të përmbushë një sërë objektivash që francezi duhet t’i ketë vendosur në mendje deri tani.

Njëri prej tyre, pa dyshim, është fitimi i titujve. Tituj individualë, por mbi të gjitha tituj kolektivë, pasi këto nuk ishin të mundura sezonin e kaluar.

Liga e Kampioneve është perla në kurorë, e cila është në krye të listës së prioriteteve të Realit çdo vit, është titulli i madh që i mungon Mbapesë.

Kjo do ta implikonte drejtpërdrejt në garën për “Topin e Artë”, çmimin tjetër që i mungon e pa të cilin, ai nuk mund të konsiderohet si një nga “të zgjedhurit”.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Mbape ka përpara dhe Kupën e Botës, në të cilën Franca është pretendente. Kjo është arsyeja pse ndoshta gjesti i vogël i kalimit nga 9 në 10 mund të bëhet fillimi i gjithçkaje, si për mire, nëse rruga shkon mirë për francezin, ashtu edhe për keq, nëse nuk arrin majën dhe mbetet pa diçka.

Continue Reading

Të kërkuara