Sport

Zyrtare, Barça konfirmon blerjen e dytë pas Sergio Agueros, i vendos klauzole lirimi prej 400 milionë eurove

Published

on

Eric Garcia është përforcimi i dytë i Barcelonës pas Sergio Agueros i cili transferohet në “Camp Nou” nga Manchester City me kosto zero dha ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare ke gjigantin katalanas.

20 vjeçari i kaloi katër vitet e fundit në “Etihad Stadium” edhe pse ish6te zbuluar nga akademia e Barcelonës e quajtur “La mesia”, përcjellë KosovaPress.

“Barcelona konfirmon që ka nënshkruar me Garcia i cili vie nga Manchester City pasi kontrata e tij me klubin anglez ka përfunduar.”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.

“Lojtari do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2026 dhe do të ketë një klauzolë prej 400 milionë eurove në kontratën e tij.”.

Sport

Zyrtare: Florjan Smakiqi i bashkohet Prishtinës së Re

Published

on

Prishtina e Re ka vazhduar me prezantimin e futbollistëve pas inkuadrimit në Albi Mall Superligë.

Klubi kryeqytetas ka bërë një goditje të madhe, duke blinduar portën me transferimin e Florjan Smakiqit nga Drita.

Portieri shtatlartë ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Prishtinën e Re, derisa bëhet përforcimi i tretë pas Drilon Fazliut dhe Ergyn Ahmetit.

Njoftimi i plotë nga Prishtina e Re:

Florjan Smakiqi bashkohet me KF Prishtina e Re

KF Prishtina e Re zyrtarizon afrimin e portierit Florjan Smakiqi, i cili do të jetë gardiani i portës në edicionin debutues në Superligë.

26-vjeçari sjell me vete një përvojë të rëndësishme në futbollin vendor, duke qenë pjesë e klubeve si Feronikeli dhe së fundmi Drita, me të cilat ka fituar dy tituj kampioni të Superligës së Kosovës, në edicionin 2018/19 dhe në edicionin 2024/25.

Transferimi i Smakiqit përbën një vlerë të shtuar për grupin tonë, si në aspektin e cilësisë në portë, ashtu edhe në atë të stabilitetit dhe përvojës që nevojitet për të garuar në Superligë!

Mirë se erdhe, Florjan Smakiqi.

Continue Reading

Sport

E goditi gjyqtarit e futbollit në Zvicër, merret vendimi për prindin e futbollistit që pretendohet se është nga Kosova

Published

on

Prindi i një futbollisti të ri me prejardhje nga Kosova që u bë lajm në fund të muajit maj pasi goditi një gjyqtar të futbollit në Zvicër, është dënuar për sulmin e bërë.

Incidenti kishte ndodhur në Schoftland të Zvicrës, ndërsa ndeshja ishte ndaj Villmergen. Ishte raportuar se burri kishte humbur durimin se djali i tij ishte fauluar padrejtësisht. Autori i dyshuar është babai i një lojtari të ri nga Villmergen.

Një rrëmujë shpërtheu gjatë një ndeshjeje futbolli të ekipit C-Juniors në Schöftland kundër ekipit FC Villmergen më 31 maj. Një baba e goditi gjyqtarin me grusht. Burri thuhet se humbi durimin sepse djali i tij ishte fauluar padrejtësisht. Autori i dyshuar i krimit është babai i një lojtari të ri nga ekipi Villmergen.

Incidenti u filmua dhe shkaktoi zemërim në të gjithë Zvicrën. Shoqata e Futbollit të Aargaut (AFV) tani ka reaguar.

Sipas mediumit 20min.ch, burrit i është ndaluar të hyjë në të gjitha stadiumet deri më 3 korrik 2028. Klubi i përfshirë, FC Villmergen, duhet të paguajë gjithashtu një gjobë prej 3,500 frangash.

Sipas AFV-së, Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës e sanksionoi babanë e lojtarit nga Kosova për hyrje të paautorizuar në fushë dhe sulm fizik ndaj gjyqtarit. Shoqata deklaroi se sjellja e burrit ishte “masivisht dhe haptazi josportive” dhe binte ndesh me vlerat themelore të futbollit.

Në deklaratën e saj, AFV vlerësoi bashkëpunimin me FC Villmergen, duke thënë se klubi kishte “bashkëpunuar në mënyrë shembullore”. Pavarësisht bashkëpunimit të tyre, klubi është gjobitur.

Në anën tjetër, sulmi ndaj gjyqtarit mbetet ende një çështje që u takon gjykatave, pavarësisht procedurave ligjore sipas ligjit sportiv. Procedurat penale dhe civile mbeten ende për t’u shqyrtuar.

Continue Reading

Sport

Ivan Rakitiq pensionohet nga futbolli

Published

on

Mesfushori kroat, Ivan Rakitiq, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij. Lajmi u bë i ditur nga vet ai, përmes një shkrimi në Instagram.

Gjatë karrierës së tij, ai luajti për skuadrat si Baseli, Schalke, Sevilla, Barcelona, Al-Shabab dhe së fundi te Hajduk Split.

Suksesin më të madh në karrierë e kishte në Spanjë ku fitoi 2 herë Europa League me Sevillën si dhe po ashtu ishte pjesë e asaj skuadre të Barcelonës që fitoi “Tripletën” , në vitin 2015 ku edhe shënoi në finale ndaj Juventusit.

Ai po ashtu kishte sukses edhe me Kroacinë, ku shkoj në finale të Botërorit në vitin 2018.

Continue Reading

Sport

​Drita e nis sot rrugëtimin në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Sonte në mbrëmje, Drita e Gjilanit do të përballet me kampionët e Luksemburgut, FC Differdange, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve 2025/26.

Kampionët e Kosovës, të drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani, vijnë në këtë sfidë pas një sezoni dominues në Superligë dhe disa ndeshjeve miqësore përgatitore. Drita kërkon të vazhdojë formën pozitive në shtëpi, ku ka humbur vetëm tre ndeshje që nga vera e kaluar.

Në anën tjetër, Differdange, fitues i kampionatit dhe Kupës së Luksemburgut, është përgatitur me tri miqësore dhe ka treguar formë të mirë jashtë fushe gjatë vitit 2025. Megjithatë, kujtimet e eliminimit në raundin e parë sezonin e kaluar nga Klaksvik mund të jenë ende të freskëta.

Sfida pritet të jetë e fortë, me Dritën që synon të hedhë hapin e parë drejt një kualifikimi historik në raundin tjetër./KosovaPress/

Continue Reading

Të kërkuara