Lajmet
Zyra e Netanyahut thotë se pezullimi i armëve në Mbretërinë e Bashkuar “vetëm do të inkurajojë Hamasin”
Published
1 year agoon
By
Betim GashiZyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu ka kritikuar vendimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të pezulluar shitjen e armëve në Izrael.
“Në vend që të qëndrojë me Izraelin, një demokraci tjetër që mbrohet nga barbarizmi, vendimi i gabuar i Britanisë vetëm sa do të trimërojë Hamasin”, thuhet në deklaratë.
“Izraeli po ndjek një luftë të drejtë me mjete të drejta. Ashtu si qëndrimi heroik i Britanisë kundër nazistëve shihet sot si jetik në mbrojtjen e qytetërimit tonë të përbashkët, po ashtu historia do të gjykojë qëndrimin e Izraelit kundër Hamasit dhe boshtit të terrorit të Iranit”, thuhet tutje në reagim./UBTNews/
Lajmet
Dy persona goditen nga rryma në Gjilan, po ndërronin njehsorët
Published
2 minutes agoon
December 2, 2025By
UBTnews
Dy persona janë goditur nga rryma të hënën në rrugën “Skënderbeu” në Gjilan, pasi ishin duke punuar në ndërrimin e njehsorëve.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë thuhet se te dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore me ç’rast edhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe inspektori i punës, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
“Dy viktimat meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar në ndërrimin e njehsorëve, janë goditur nga rryma. Si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.
Lajmet
Rrahmani në mesin e më të mirëve të vitit në Serie-A
Published
13 minutes agoon
December 2, 2025By
UBT News
Gran Galà del Calcio 2025 që u mbajt në Milano dhe solli listën e fituesve të sezonit 2024-25 në Serie A. Çmimi kryesor, ai i Lojtarit të Vitit, shkoi për mesfushorin e Napolit, Scott McTominay, i cili u vlerësua për sezonin e jashtëzakonshëm dhe rolin e tij në sukseset e klubit.
Formacioni ideal i vitit u dominua nga Interi dhe Napoli, që luftuan deri në fund për titull. Në listë u përfshinë emra si Denzel Dumfries, Amir Rrahmani, Alessandro Bastoni, Federico Dimarco, Nicolò Barella dhe Lautaro Martinez. Në këtë Top XI janë edhe dy lojtarë që tashmë kanë lënë Serie A: Tijjani Reijnders, që kaloi te Manchester City, dhe Mateo Retegui, i transferuar te Al-Qadsiah.
Antonio Conte u shpall Trajneri i Vitit, ndërsa Napoli mori çmimin e Klubit të Vitit, duke konfirmuar dominimin gjatë sezonit. Sulmuesi i Interit, Francesco Pio Esposito, fitoi çmimin Italian Golden Boy si talenti më i mirë i ri, ndërsa Nicolò Bertola nga Udinese u vlerësua për paraqitjet e tij në Serie B.
Çmimi “Goli i Vitit” shkoi për Alessandro Deiolën e Cagliarit për një supergol në fitoren 3-0 ndaj Venezias, një realizim që ishte nominuar edhe për çmimin FIFA Puskas.
Formacioni ideal i Serie A për vitin 2025 u përmbyll me: Svilar; Dumfries, Rrahmani, Bastoni, Dimarco; McTominay, Barella, Reijnders; Lautaro Martinez, Kean, Retegui./S.K/KP/
Lajmet
116 vjet më parë u mblodh Kongresi i Elbasanit
Published
15 minutes agoon
December 2, 2025By
UBT News
116 vjet më parë, nga data 2-9 shtator 1909, në qytetin e Elbasanit u zhvillua një ngjarje e shënuar në historinë e arsimit, shkollës e kulturës shqiptare, që në histori njihet si Kongresi i Elbasanit apo Kongresi i shkollave shqipe, ku morën pjesë 35 përfaqësues nga 28 klube e shoqëri patriotike.
Midis delegatëve të kongresit kishte veprimtarë të njohur të lëvizjes kombëtare si edhe mësues atdhetarë, siç ishin Orhan Pojani, Grigor Cilka, Gjergj e Sevasti Qiriazi, Ahmet Dakli, Refit Toptani, Hamdi Ohri, Nikollë Kaçori, Andrea Konomi, Idhomen Kosturi, Kahreman Vrioni, etj.
Programi kulturor e arsimor që hartoi Kongresi i Elbasanit parashtronte njohjen zyrtare të gjuhës shqipe në të gjithë sistemin ekzistues arsimor dhe përhapjen e mëtejshme të arsimit në gjuhën shqipe. Kongresi parashtroi edhe nevojën e krijimit të një shkolle të mesme në Elbasan.
Kongresi i Elbasanit, në rrugë demokratike zgjodhi kryetar Dervish Biçakçiun, si dhe nënkryetar Mit’hat Frashërin. Ndërsa shkronjës të Kongresit u caktuan Simon Shuteriqi dhe Josif Haxhimima.Kongresi i Elbasanit mori një sërë vendimesh të pasqyruara në Aktin e Vendimeve të Kongresit, prej 15-të pikash si dhe miratoi dhe rregulloren e klubeve dhe shoqërive patriotike.
Në vendimet e këtij kongresi theksohet se Shoqëria “Përparimi”, që do të krijohej në Korçë, kishte për detyrë të financonte mbajtjen e Shkollës Normale (e hapur më 1 dhjetor të 1909), me ndihmat që do të grumbulloheshin, do t’u jepte ndihmë shkollave shqipe ekzistuese, do të orientonte çeljen e shkollave të rejave në shumë vise të vendit, si dhe futjen e mësimit shqip në të gjitha shkollat e huaja që ekzistonin. Jo rastësisht për mbajtjen e kongresit të arsimit u zgjodh qyteti i Elbasanit.
Ishin traditat e shkëlqyera patriotike, arsimore e kulturore dhe figurat e spikatura të Rilindjes Kombëtare të këtij qyteti që ndikuan në zgjedhjen e tij. “Njerëzia e Elbasanit jo vetëm tani, por edhe në kohët despotike, ishin quar për dashurinë e tyre për gjuhën shqipe”, shkruante Mit’hat Frashëri në ditarin e tij.
Kongresi i Elbasanit i dha një shtytje të re lëvizjes për shkollën dhe për arsimin kombëtar në përgjithësi. Të mbështetur në vendimet e tij, atdhetarët shqiptarë ngritën në Korçë, më 20 shtator 1909, Shoqërinë qendrore shkollore “Përparimi”, në kryesinë e së cilës u zgjodhën atdhetarët e njohur Orhan Pojani (kryetar), Stavri Karoli, Idhomenë Kosturi e Mihal Gramenoja.
Shkolla shqipe u hapën në këtë periudhë pas Kongresit të Elbasanit edhe në vende të tjera të Shqipërisë. Në fund të shtatorit u bë në Korçë përurimi i shkollës së riorganizuar të djemve (i mësonjëtores së parë shqipe të vitit 1887), çelur qysh në pranverën e vitit 1909, e cila ishte një nga shkollat më të plota me pesë klasa dhe pesë mësues. Në tetor u hapën shkolla shqipe në Progër, në Cukaj të Martaneshit, në Verlen të Bilishtit, në Margëllëç, ndërsa në muajin dhjetor u çel shkolla shqipe në Negovan (nën drejtimin e Petro Nini Luarasit) dhe në fshatin Koshtan të Tepelenës.
Jehona e Kongresit të Elbasanit
Punimet e Kongresit të Elbasanit patën jehonë brenda dhe jashtë vendit. Kalendari “Korça”, në titullin “Kongresi i Elbasanit”, shkruante se “ky kongres është më i shënuari nga të gjithë kongreset. Me vendimet që mori e la emrin e tij të pa vdekur nëpër faqet e historisë sonë”. Ndërsa e përkohshmja “Italia për të huajt” (L’Italia al estero) do të theksonte se “në Elbasan u mbajt një kongres i madh, ku morën pjesë shqiptarë të shkëlqyer, me qëllim që të vënë në udhë të gjitha ato që janë të nevojshme për përparimin dhe paqen e Shqipërisë”.
Punimet dhe vendimet në rrafshin kombëtar të Kongresit të Elbasanit, përbëjnë vlerë dhe kontribut në drejtim të përhapjes së arsimit, gjuhës amtare e kulturës kombëtare./S.K/KP/
Lajmet
Osmani: Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe vendosmërisë në kohë të errëta
Published
21 minutes agoon
December 2, 2025By
UBTnews
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 81-vjetorin e lindjes së ish-Presidentit Ibrahim Rugova e ka quajtur atë arkitekt të pavarësisë, duke theksuar se ai mbetet frymëzim i përhershëm, simbol i qëndresës dhe i ëndrrës së madhe për një Kosovë të lirë, të pavarur e demokratike.
“I lindur 81 vjet më parë, arkitekti i pavarësisë, Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe vendosmërisë në kohë të errëta, si dhe udhërrëfyes drejt lirisë dhe pavarësisë. Me urtësinë, kulturën politike dhe vizionin largpamës, Presidenti Rugova e ngriti çështjen e Kosovës në majat e diplomacisë botërore. Ai mbetet frymëzim i përhershëm, simbol i qëndresës dhe i ëndrrës së madhe për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike. Trashëgimia e Presidentit është testament për paqen, për shtetin sovran dhe të integruar në familjen euro-atlantike. Lavdi jetës, veprës dhe idealit të Presidentit historik”, ka shkruar Osmani./EO
Dy persona goditen nga rryma në Gjilan, po ndërronin njehsorët
Mos vuaj më! Ky kombinim i shtëpisë shëron dhimbjen e fytit shpejt
Rrahmani në mesin e më të mirëve të vitit në Serie-A
116 vjet më parë u mblodh Kongresi i Elbasanit
Osmani: Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe vendosmërisë në kohë të errëta
Maratona e Vlorës mbledh 400 vrapues nën moton “Vrapojmë për Pavarësinë”
Ylli i serialit “Home Improvement”, Zachery Ty Bryan, është arrestuar sërish
KQZ mblidhet sot për të vendosur rreth fletëvotimeve të 28 dhjetorit
27 vjet nga rënia e dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni2 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
