

Aktualitet
Zyra e BE-së i fton përfaqësuesit e shoqërisë civile që të kontribuojnë në Raportimin për Kosovën 2025
Published
4 weeks agoon
Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë i ka ftuar përfaqësuesit e shoqërisë civile që të kontribuojnë në Raportin e BE-së për vendin 2025.
BE-ja thotë se kontributi i tyre do të ndihmojë në krijimin e një vlerësimi të saktë e gjithpërfshirës.
“Thirrje për Kontribute: Raporti Kosovë 2025. Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë fton përfaqësuesit e shoqërisë civile të kontribuojnë në Raportin Kosova 2025. Kontributi juaj është i paçmueshëm për të ndihmuar në krijimin e një vlerësimi të saktë dhe gjithëpërfshirës”, thuhet në një postim të zyrës së BE-së në Facebook.
Afati për t’u ofruar për të kontribuar në këtë raport është 8 prill 2025.
“Për çdo pyetje ose për t’u angazhuar më tej në këtë proces, mos hezitoni të na kontaktoni: [email protected]. Gjithashtu, do të organizojmë konsultime tematike mbi çështje të veçanta—qëndroni të informuar!”, tha zyra e BE-së.

Vranësirat do të dominojnë edhe përgjatë ditës së martë, megjithëse kohëpaskohe shpërndahen për intervale të shkurta dielli.
Reshje të dobëta shiu lokalisht shfaqen orëve të mëngjesit. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 7-11m/s. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 12C, e maksimale shkojnë deri në 17C e 20C, njofton Mendimi për Motin.
Mot më i ngrohtë po parashihet ditën e mërkurë dhe të enjte, me maksimale që shkojnë deri në 23C e 25C.
Të mërkurën më shumë intervale me diell, e ditën e enjtë kalojnë më shpesh vranësira, mirëpo të reshura më të shumta po parashihen me kalimin e një sistemi frontal që vije nga nga perëndimi, natën në mes së enjtës dhe së premtës, që edhe zbret temperaturat në 17C e 18C.
Të premtën nuk mungojnë intervale me diell gjatë ditës, e më të gjata do të jenë ditën e shtunë. Minimalet luhaten ndërmjet 8C e 11C, ndërsa të shtunën mund të zbresin në 5C.
Bota
Algjeria dëbon 12 zyrtarë francezë pas arrestimit të tre shtetasve algjerianë në Francë
Published
22 hours agoon
April 14, 2025By
UBTNews
Algjeria ka kërkuar largimin e 12 zyrtarëve francezë brenda 48 orëve, një vendim që lidhet me arrestimin e tre shtetasve algjerianë në Francë, sipas një deklarate të ministrit francez për Çështjet Evropiane dhe të Jashtme, Jean-Noël Barrot, të dhënë të hënën.
Ministri Barrot i bëri thirrje autoriteteve algjeriane që të tërheqin masën e dëbimit, duke paralajmëruar se në rast se kjo kërkesë nuk anulohet, Franca do të ndërmarrë masa reciproke pa vonesë.
Të 12 zyrtarët në fjalë, disa prej të cilëve i përkasin Ministrisë së Brendshme franceze, janë të përfshirë në një çështje që ka tensionuar ndjeshëm marrëdhëniet mes dy vendeve. Ky veprim i Algjerisë përbën një pengesë serioze për përpjekjet e fundit për të riparuar lidhjet dypalëshe, të rënduara historikisht nga e kaluara koloniale.
Largimi i zyrtarëve francezë vjen në vazhdën e padisë së ngritur nga autoritetet franceze kundër tre shtetasve algjerianë, përfshirë një zyrtar konsullor, të cilët dyshohen për përfshirje në rrëmbimin e influencuesit algjerian Amir Boukhors — i njohur ndryshe si “Amir DZ” — në periferi të Parisit në prill të vitit 2024.
Boukhors, një kundërshtar i hapur i qeverisë algjeriane dhe me më shumë se një milion ndjekës në TikTok, ka jetuar në Francë që nga viti 2016 dhe ka fituar statusin e azilit politik në vitin 2023. Sipas avokatit të tij, ai u rrëmbye dhe më pas u lirua një ditë më vonë.
Ndërkohë, Algjeria kërkon ekstradimin e Boukhors për t’u përballur me akuza për mashtrim dhe vepra të lidhura me terrorizmin, për të cilat janë lëshuar gjithsej nëntë urdhër-arreste ndërkombëtare.
Bota
Zelenskyy fton Trumpin në Ukrainë: “Ejani të shihni realitetin në terren”
Published
22 hours agoon
April 14, 2025By
UBTNews
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i ka drejtuar një thirrje të qartë homologut të tij amerikan, Donald Trump, që të vizitojë Ukrainën dhe të shohë nga afër pasojat shkatërruese të agresionit rus, përpara se të ndërmarrë ndonjë hap diplomatik.
“Ju lutem, përpara çdo vendimi apo forme negociatash, ejani të shihni njerëzit, civilët, luftëtarët, spitalet, kishat, fëmijët e vrarë apo të dëmtuar,” tha Zelenskyy në një intervistë për emisionin “60 Minutes” në CBS. “Do të kuptoni me kë po bëni marrëveshje,” shtoi ai, duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin.
Ftesa e Zelenskyyt vjen pas një përplasjeje të ashpër në fund të shkurtit mes tij, Trumpit dhe Zëvendëspresidentit JD Vance në Shtëpinë e Bardhë. Vance kishte akuzuar Ukrainën për organizimin e “turneve propagandistike” për liderë të huaj, akuza që Zelenskyy i hodhi poshtë kategorikisht.
“Nëse Presidenti Trump vjen në Ukrainë, ne nuk do të përgatisim asgjë. Nuk do të jetë teatër. Mund të shkojë ku të dojë, në çdo qytet që ka qenë nën sulm,” theksoi ai.
Ndërkohë, Trump ka shprehur mbështetje për një përfundim të shpejtë të luftës përmes bisedimeve të drejtpërdrejta mes SHBA-së dhe Rusisë. Uashingtoni ka zhvilluar gjithashtu diskutime me zyrtarë ukrainas mbi një armëpushim të mundshëm, ndërsa vendet evropiane po shqyrtojnë një prani ushtarake për të mbështetur një marrëveshje të ardhshme.
Zelenskyy, megjithatë, mbetet skeptik ndaj qëllimeve të Kremlinit: “Putini nuk mund të besohet. Ia kam thënë Trumpit shumë herë. Ai kurrë nuk ka dashur të ndalë luftën — ai dëshiron të na shkatërrojë si popull dhe si shtet.”
I pyetur për ndjenjat e tij personale ndaj udhëheqësit rus, ai deklaroi: “Unë ndiej 100 për qind urrejtje ndaj tij. Si mund të mendosh ndryshe për një njeri që ka vrarë fëmijë dhe njerëzit tanë?”
Megjithë qëndrimin e ashpër, Zelenskyy theksoi se është e nevojshme të kërkohet një zgjidhje: “Kjo nuk do të thotë që nuk duhet të punojmë për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt që të jetë e mundur.”
Ai e përshkroi paqen e drejtë si “ruajtje e plotë e sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës”, duke u zotuar se do të rikthejë çdo territor të pushtuar nga Rusia. “Ne, pa asnjë dyshim, do të marrim mbrapsht atë që është e jona, sepse kurrë nuk e kemi humbur — rusët na e morën.”
Rajoni
Costa: Shqipëria ka bërë progres në rrugëtimin drejt BE-së
Published
1 day agoon
April 14, 2025By
UBTNews
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar nga Brukseli së bashku me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Deklarimi ndodhi para fillimit të takimit, për çka u tha se Shqipëria do të hap grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Evropian.
Kryeministri Rama tha se janë të përkushtuar që të përmbushin detyrat e kalendarit për të përmbyllur negociatat brenda vitit 2027.
“Me presidentin jam shumë mirënjohës për kohën që më ka kushtuar për të zhvilluar një bisedë rreth përparimit që ne po bëjmë në këtë proces edhe pastaj për Samitin e ardhshëm të Komitetit Politik Evropian, i cili është një aktivitet shumë me rëndësi por ka një rëndësi të posaçme në këtë moment dhe sigurisht do të flasim edhe për rajonin, ndaj të cilit presidenti është veçanërisht i përkushtuar. Kështu që ka shumë për të diskutuar por në përgjithësi jam shumë i inkurajuar nga këto zhvillime dhe jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit që është shumë ambicioz për të mbyllur të gjitha negociatat brenda 2027-tës”, deklaroi ai.
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa tha se Shqipëria ka bërë progres në rrugëtimin drejt integrimit evropian.
“Zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor është një përparësi e qartë për Bashkimin Evropian dhe është investimi më i rëndësishëm gjeo-strategjik për paqen, begatinë dhe për stabilitetin e kontinentit tonë. Është vërtetë inkurajuese të shohësh progresin që ka bërë Shqipëria në këtë rrugëtim. Sot po çelim një grup kapitull tjetër dhe ambicia është që të çelim edhe më tej grup kapituj për t’u negociuar gjatë këtij viti sepse kemi një kalendar shumë konkret dhe duam që të realizojmë dhe kjo është shumë e rëndësishme për Bashkimin Evropian, shumë e rëndësishme për Shqipërinë por mendoj që kjo është po kështu një shenjë shumë e rëndësishme për të gjithë rajonin sepse mënyra më e mirë për të garantuar mirëqenien, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është me Bashkimin Evropian, anëtarësimi në të”, shtoi ai.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të marrë pjesë në konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku e pranishme do të jetë edhe komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos.

Ekspertët sugjerojnë tri lloje ushqimesh që do të na ndihmojnë të jetojmë më gjatë

Mot me vranësira e intervale me diell sot

Ulni tensionin e lartë me këto metoda natyrale

Studentët e Psikologjisë dëgjojnë rrëfimin e Ramadan Nishorit – Zëri i parë i një të mbijetuari të dhunës seksuale gjatë luftës

Konfirmohet data e lansimit të Realme GT7, zbulohen disa detaje

Delegacioni i UBT-së realizon vizitë në TÜBAT, në kuadër të Kongresit të 15-të Kombëtar të Studentëve të Mjekësisë

15 studentë të UBT-së pjesë e ekipit të Talent Bridge

Franca do të ndalojë telefonat në shkollat e mesme

Stafi i UBT-së përfundon me sukses javën e mobilitetit në Bratislavë
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota3 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota3 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Bota3 months ago
Trump zbulon listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë