Aktualitet
Zyra e Auditimit gjen parregullsi në komunën e Fushë-Kosovës, reagon PDK-ja
Published
5 years agoon
By
UBT newsZëdhënësja e Degës së PDK-së në Fushë-Kosovë, Besarta Pllana, tha se shumë parregullsi janë vërejtur në Raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Fushë Kosovës për vitin 2020.
Ajo tha se ZKA në të gjitha këto pika ka gjetur shkelje ligjore, shkelje të Rregullores së Prokurimit Publik, dëmtim të vlerësimit të hyrave vetanake dhe të mjeteve të arkëtueshme, neglizhencë, shpërdorim të parasë publike, shpërdorim të parave për Covid, përvetësim të makinerisë së dedikuar për bujqit, etj.
Komunikata e plotë:
Të nderuara media,
Mirë se keni ardhë në këtë konferencë për shtyp të Degës së PDK-së në Fushë Kosovë,
Më lejoni që së pari në emër të Degës së PDK-së në Fushë Kosovë, t’ju shpreh ngushëllime famlijarëve që humben të dashurit e tyre në aksidentin me autobus në Kroaci, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë.
Media të nderuara,
Qytetarë të Fushë Kosovës,
Zyra Kombëtare e Audimit ka gjetur shumë parregullësi në Komunën e Fushë Kosovës për vitin 2020, e të cilat kanë të bëjnë me çështjet e menaxhimit financiar, subvencione dhe transfere, çështje që lidhen me shpenzimet për menaxhimin e pandemisë Covid 19, pasuritë kapitale dhe jo kapitale, mjetet e arkëtueshme dhe funksioni i auditimit të brendshëm.
ZKA në të gjitha këto pika gjen shkelje ligjore, shkelje të Rregullores së Prokurimit Publik, dëmtim të vlerësimit të hyrave vetanake dhe të mjeteve të arkëtueshme, neglizhencë, shpërdorim të parasë publike, shpërdorim të parave për covid, përvetësim të makinerisë së dedikuar për bujqit, etj.
Të gjeturat e ZKA-së për Komunën e Fushë Kosovës për vitin 2020 janë si në vijim:
Komuna nuk ka bërë inspektimin sipas ligjit të të gjitha objekteve banesore në territorin e Fushë Kosovës; ka tejkaluar afatet ligjore të shqyrtimit të ankesave të tatimpaguesve; nuk ka mbledhur për tri vite mjetet e qirasë, vlera e të cilave vetëm për vitin 2020 është 28 mijë e 285 euro; në kundërshtim me Rregulloren e Prokurimit Publik, i njëjti zyrtar që ka përgatitur standardet e cilësisë së kontratave ka qenë edhe anëtar i Komisionit Vlerësues për tri kontrata; një pjesë të makinerisë për bujqit komuna e kishte ndalur për vete dhe ato nuk i kishte regjistruar si pjesë të pasurisë së komunës: nga mjetet e ndara për covid 19 janë paguar meditje dhe udhëtime zyrtare: i njëjti projekt ishte financuar dy herë për dy përfitues të ndryshëm; kishte bërë financimin e OJQ-ve pa shpallje publike; pasurinë jo kapitale dhe stoqet nuk i kishte menaxhuar përmes sistemit E-pasuria; për vitin 2020 nuk kishte arritur që të formojë komisionin dhe nuk ka kryer inventarizimin lidhur me gjendjen fizike të pasurisë jo financiare, kushtet e ruajtjes së tyre dhe vërejtjet mbi karakterin e diferencave dhe dëmtimeve të konstatuara; borxhet nga taksat për ushtrimin e veprimtarisë së bizneseve janë mjaft të larta dhe të përcjella që nga viti 2017 në vlerë prej 782,408€; nuk ka kryer auditimin sipas planit vjetor të Auditimit të Brendshëm; nuk ka përgatitur raportin vjetor për vitin 2020.
Këto janë vërejtjet e Raportit të cilat i dhamë në pika të shkurta, por i cili më i detajuar do të publikohet në faqen e Degës së PDK-së në Fushë Kosovë menjëherë pas kësaj konference.
Dega e PDK-së kishte reaguar për disa nga pikat që përmend Raporti, si për menaxhimin e mjeteve për covid, mos arkëtimin e mjeteve nga tatimi etj, sikurse edhe për kultivatorët për bujqit të cilët u jepeshin njerëzve që jetonin në banesa e të cilët shiteshin nga përfituesit në faqet online.
Kultivatorët përmes një zyrtareje të komunës kishin përfunduar në Rahovec, për çka ZKA në Raport flet për mundësinë e favorizimeve dhe keqpërdorimeve në rastin e kontratave për sera dhe mjete bujqësore.
Krejt në fund duhet theksuar se zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës kanë dështuar për njëzet vjet që të ofrojnë qeverisje të mirë.
Pas leximit të kujdeshëm dhe analizës së Raportit, vlerësojmë se duhet të nisin hetimet për të gjitha këto shkelje të rënda dhe ata që janë përgjegjës për shkelje ligjore, dëmtim të buxhetit dhe pasurisë së qytetarëve të përgjigjen sipas ligjit.
Vendi
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Published
5 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Derisa në Kuvend po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin e naftës, as kryeministri, asnjë ministër e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në sallë.
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi ashpër këtë bojkot, duke thënë se për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët, pushteti ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Ajo ironizoi me situatën duke u shprehur: “Mos kanë harru me zbrit prej xhipave të zi”.
Përmes një rezolute, LDK-ja po kërkon uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 8 për qind, si dhe subvencionimin e naftës për sektorët më të ndjeshëm si bujqësia, transporti publik dhe prodhuesit vendorë.
Ermal Sadiku nga LDK-ja u shpreh i dëshpëruar me sallën e zbrazët, duke theksuar se deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe janë të vetmit që po mungojnë.
Ai sqaroi se kërkesa për uljen e TVSH-së është teknikisht e realizueshme dhe nuk e dëmton buxhetin, pasi rritja e çmimeve e ka rritur automatikisht edhe grumbullimin e taksave. Sadiku përfundoi duke ironizuar se, nëse pushteti zgjedh të flasë me popullin vetëm përmes Facebook-ut e televizionit, atëherë Parlamenti mund të mbyllet plotësisht.
Live
Rrëzohet një avion luftarak amerikan mbi Iran, nisin kërkimet për pilotët
Published
6 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Një avion luftarak i Shteteve të Bashkuara është rrëzuar mbi territorin e Iranit, kanë bërë të ditur tre burime amerikane, duke konfirmuar kështu raportimet e mediave shtetërore iraniane.
Forcat amerikane kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit, sipas të njëjtave burime. Përpjekjet e mundshme për shpëtim duket se janë kapur në disa video të postuara në rrjetet sociale, të cilat janë konfirmuar nga CNN.
Agjencia shtetërore “Tasnim” njoftoi se kërkimet për ekuipazhin e zhdukur deri më tani kanë qenë “të pasukseshme”. Ndërkohë, në “Fars News”, një spiker njoftoi se po ofrohet një shpërblim për këdo që arrin të kapë “pilotin ose pilotët armiq”.
Për momentin, mbetet ende e paqartë se në cilën pjesë të Iranit është rrëzuar avioni luftarak./ CNN/
Vendi
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Published
6 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.
Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.
Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.
Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.
Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.
Lajmet
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Published
7 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, duke e shpallur fajtor për vrasjen e rëndë të ish-bashkëjetueses së tij, E.C., ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2024 brenda Qendrës për Punë Sociale.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, Aliu u dënua për tri vepra penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ku në dënimin final do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli 2024.
Ngjarja tragjike erdhi pas një fjalosjeje të shkurtër brenda zyrave të QPS-së, ku i akuzuari nxori armën dhe qëlloi viktimën fillimisht në kraharor, ndërsa plagosi në krah edhe vëllanë e saj.
Megjithëse viktima tentoi të largohej, Aliu e qëlloi përsëri në gjoks dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.
Pas vrasjes, ai kishte kanosur edhe një zyrtare të institucionit duke ia vendosur pistoletën në ballë me kërcënimin se do ta qëllonte edhe atë.
Palët e përfshira në proces kanë afat prej 30 ditësh për ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Aliu do të qëndrojë në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimi.
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Rrëzohet një avion luftarak amerikan mbi Iran, nisin kërkimet për pilotët
Emocione të forta,Kenan Yildiz publikon fotografi me Edon Zhegrovën
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Artemis II nis rrugën drejt Hënës pas ndezjes së motorit final
Ukraina shpreh gatishmëri t’i mbështesë përpjekjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Arijanet Muric: “Kemi rikthyer shpresën, koha jonë do të vijë”
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981, përkujtohet roli i tyre në rrugën drejt lirisë së Kosovës
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
