Lajmet

Zyberaj kërkon të mos vonohet formimi i institucioneve

Published

on

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), Jetlir Zyberaj, është i bindur se bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), parti me të cilën janë bashkë në një listë, do të jenë fitues të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit.

Zyberaj në një intervistë për Ekonomia Online shpreson që pa vonesa të themelohen institucionet e reja me kredibilitet dhe legjitimitet të plotë.

“Lista jonë e përbashkët me LDK-në ka për qëllim që t’i fitojë zgjedhjet, është shumë pak e rëndësishme pastaj ndarjet e brendshme se si rrjedhin, por listën tonë të përbashkët që kemi prezantuar ditëve të kaluara, ta nxjerrim fituese”, deklaroi ai.

Tutje Zyberaj shpjegon edhe për mosmarrëveshjen me LDK-në si pasojë e ndryshimit të listës, i cili thotë që nuk ka asnjë problem në mes dy partive.

“Ka qenë një keqkuptim në momentin e dorëzimit paraprak të listës së kandidatëve për deputetë, ju siç e dini nga dorëzimi fillestar i listës që ka qenë ditën e shtunë, në ora 18:00 dhe që ekziston një afat kohor prej 24 orëve për përmasime të mundshme ka ndodhur një lëshim në listën e kandidatëve për deputetë, por i cili nuk nënkupton që ka qenë problemi i joni me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ai problem është zgjidhur dhe nuk ka absolutisht asnjë telash në këtë drejtim, e as nuk ka pasur”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajmet

UBT sjell në Tiranë trashëgiminë evropiane të Karl Gegës në bashkëpunim me partnerë prestigjiozë

Published

on

By

UBT, në bashkëpunim me Fondacionin Musei Civici di Venezia dhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ka organizuar një ngjarje të veçantë që përmbledh historinë dhe ndikimin e madh të Inxhinierit vizionar, Karl Gega. Konferenca Shkencore dhe Ekspozita, e titulluar “Një hekurudhë për të ndryshuar historinë”, u dedikuan Inxhinierit vizionar që ndikoi thellësisht në Evropën e shekullit XIX.

Konferenca është mbajtur në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe ka bërë bashkë personalitete të shquara nga fusha e shkencës, arsimit dhe kulturës.

Pjesëmarrësit përfshinë figura të njohura si Rektori dhe Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Kryetarin e Seksionit të Shkencave Shoqërore Albanologjike pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. asoc. Gëzim Hoxha, si dhe përfaqësuesen e Fondacionit Musei Civici di Venezia, Monica Viero.

Gjithashtu, ngjarja ka pasur një prani të spikatur nga institucione të tjera, si dhe nga pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria dhe Italia, duke theksuar rëndësinë ndërkombëtare të kësaj ngjarje.

Në fokus të diskutimeve kanë qenë tema të ndryshme të lidhura me trashëgiminë e familjes së Karl Gegës, një figurë kyçe në zhvillimin e infrastrukturës dhe të historisë inxhinierike të Evropës, si dhe aspekte të tjera të rëndësishme që lidhen me ndikimin e tij në zhvillimet teknologjike të kohës. Diskutimet kanë përfshirë gjithashtu aspekte të kulturës, teknologjisë dhe ndikimit të zgjerimit të hekurudhës në lidhjen e kulturave dhe vendeve të ndryshme të Europës.

Në fjalën e tij, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe të lidhjes mes institucioneve shkencore dhe kulturore për zhvillimin e mëtejshëm të dijes. Ai nënvizoi se, ngjarje të tilla nuk janë vetëm mundësi për të nxjerrë në pah trashëgiminë e vizionarëve të shquar si Karl Gegë, por gjithashtu ofrojnë mundësi për të reflektuar mbi ndikimin që kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë përparimet teknologjike dhe inxhinierike në shoqërinë moderne.

Pjesëmarrësit janë angazhuar gjithashtu në një diskutim të thellë rreth trashëgimisë kulturore dhe historike të Karl Gegës dhe ndikimit të tij në ndërtimin e infrastrukturave hekurudhore që kanë lidhur qytete dhe shtete të ndryshme në Europë.

Nga 12 qershori, do të jetë e hapur gjithashtu ekspozita për Karl Gegën, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, dhe organizohet nga UBT dhe Fondacioni Musei Civici di Venezia. E njëjta ekspozitë do të vjen edhe në Kosovë, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në korrik.

Continue Reading

Aktualitet

Sulmohet pika kryesore bërthamore në Iran

Published

on

Kreu i agjencisë globale mbikëqyrëse bërthamore ka konfirmuar se vendi kryesor i pasurimit bërthamor të Iranit në Natanz u godit nga sulmet izraelite në orët e para të së premtes.

Në një postim në X, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se po “monitoronte nga afër situatën thellësisht shqetësuese në Iran”, shkruan BBC.

Agjencia tha se ishte në kontakt me autoritetet iraniane në lidhje me nivelet e rrezatimit në vend, si dhe me inspektorët e saj në Iran.

Continue Reading

Aktualitet

Irani ka lëshuar mbi 100 dronë drejt Izraelit

Published

on

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se Irani ka lëshuar më shumë se 100 dronë drejt Izraelit gjatë orëve të fundit, pasi vendi premtoi hakmarrje për sulmet izraelite.

Zëdhënësi tha se 200 aeroplanë luftarakë izraelitë morën pjesë në sulmet kundër më shumë se 100 objektivave në Iran gjatë natës.

Sipas reuters, ai tha se Izraelin e presin “disa orë të vështira”. Sirena ajrore ranë paraprakisht në Izrael, ndërsa vendi u përgatit për hakmarrjen.

Në reagim të menjëhershëm pas sulmit, udhëheqësi suprem i Iranit tha se Izraeli “duhet të presë një ndëshkim të ashpër”.

“Regjimi sionist i ka sjellë vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm, dhe me siguri do të përballet me të”, u shpreh ai.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një fushatë të paprecedentë sulmesh ajrore mbi territorin iranian, në një operacion të koduar “Luanin që Ngrihet” (Operation Rising Lion), duke goditur objektiva strategjike që përfshijnë uzina bërthamore, baza ushtarake dhe ndërtesa të lidhura me Gardën Revolucionare Iraniane.

Continue Reading

Lajmet

Vijon gjykimi për rastin “Banjska”, dëshmojnë dy zyrtarë policorë

Published

on

By

Po mbahet seanca gjyqësore në rastin “Banjska”, ku sot pritet të dëgjohen dëshmitë e dy zyrtarëve policorë, Fahri Shala dhe Sedat Dushi.

Të akuzuarit Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, të cilët ndodhen në masë paraburgimi, u sollën në seancë nën masa të rrepta sigurie.

Më 11 shtator 2023, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, kishte konfirmuar aktakuzën për këtë rast, në të cilin mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Deri më tani, në këtë proces gjyqësor kanë dëshmuar edhe zyrtarët policorë Avni Shala, Elez Peci, Mirsad Kryeziu, Çlirim Shaqiri dhe Alban Rashiti.

Continue Reading

Të kërkuara