Aktualitet

Zvicra e dëbon një serb, kjo është arsyeja

Published

on

Gjykata e Qarkut e Dietikonit (Kantoni i Cyrihut) e ka dënuar një 45-vjeçar serb nga Dietikoni për pornografi të shumëfishtë dhe e ka dëbuar atë për pesë vjet nga vendi. I dënuari ka jetuar në Zvicër për rreth dy dekada, shkruan Limmattaler Zeitung.

Atje ai ka rritur dy fëmijët e tij tashmë në moshën madhore dhe është fejuar rishtas. Por ai nuk ka më të ardhme në Zvicër. Sepse rasti është i qartë: pornografia është një nga veprat penale, për të cilat ligji zviceran parashikon dëbim automatik nga vendi.

Gjykatat mund të bëjnë përjashtim nga dëbimi vetëm për rastet e ashtuquajtura “të rënda” personale – veçanërisht kur bëhet fjalë për të huajt e lindur dhe rritur në Zvicër. Sidoqoftë, personi i dënuar 25 vjetët e para ose më shumë i kishte kaluar në Kosovë, ku i përkiste pakicës serbe.

Gjyqtari Hoffmann, duke arsyetuar vendimin për dëbim, po ashtu ka thënë: “Serbia nuk është zonë lufte, por një vend normalisht i zhvilluar. I dënuari flet gjuhën serbe edhe më mirë se gjermanishten”, përcjell albinfo.ch. Për më tepër, gjatë procesit gjyqësor atij i ishte nevojitur mbështetja e një përkthyesi gjyqësor serb.

Profesioni i tij, ndërtimtaria, “sigurisht që mund të ushtrohet edhe në Serbi”, ka vazhduar gjyqtari. Gjithashtu, nëna e të dënuarit ende jeton në Serbi.

Gjithashtu argumentimi, sipas të cilit personi i dënuar mund të ketë vështirësi në vendlindjen e tij aktuale, e cila sot i përket Kosovës, si pjesëtar i pakicës serbe, nuk është arsye për të hequr dorë nga dëbimi. Sipas gjyqtarit: “Ai mund të zgjedhë se ku dëshiron të shkojë”.

Gjykata u pajtua me të akuzuarin vetëm në një pikë: Ajo heq dorë nga futja e emrit të të dënuarit në sistemin e informacionit të Shengenit. Kështu, “zona e BE -së është gjithashtu e hapur për të” ka thënë tutje gjyqtari Hoffmann.

Cilat delikte pra kanë shpënë në dëbimin e personit në fjalë?

“Corpus Delicti” ishte mesenxheri i Facebook-ut. Përmes këtij programi chat, ai kishte përcjellë një video shqetësuese në të cilën dy djem të mitur kryenin veprime seksuale mbi një gomar. Pastaj, në vend që ta fshinte videon ose të raportonte në polici pasi e kishte marrë, ai ia kishte përcjellë videon një shoku. Mbi një muaj më vonë, ai ia kishte dërguar edhe një shoku tjetër.

Ai thotë se nuk dinte se këto veprime ishin të ndaluara.

Sot serbi që u gjykua është shprehur i turpëruar për veprimet e tij – ai e tha këtë disa herë gjatë seancës gjyqësore që u mbajt të mërkurën në mëngjes. Ai gjithashtu është penduar dhe tha se i vinte shumë keq për këtë çështje. Por, sipas tij, ai nuk e dinte që përcjellja e videos ishte veprim kundërligjor.

“Është e vështirë të besosh në një hap të gabuar aksidental ose të njëhershëm nëse atë (videon) e ke dërguar dy herë”, ka thënë gjyqtari gjatë marrjes në pyetje.

“Unë nuk i kam shikuar fotografitë siç duhet. Unë e përcolla videon vetëm për të treguar se çfarë ka në këtë botë”, ka deklaruar i pandehuri. Atij i ishte dukur video shqetësuese ose të paktën befasuese – aq shqetësuese sa që ua ka thënë këtë edhe miqve të tij, duke ua përcjellë, transmeton albinfo.ch. Sidoqoftë, kjo nuk ishte ide e mirë. Kushdo që lëviz në hapësirën dixhitale lë gjurmë. Sidomos kur bëhet fjalë për materiale kriminale.

Se si kanë mësuar autoritetet për serbin nuk është diskutuar në gjyq

Pak më shumë se një vit pasi personi tashmë i dënuar kishte dërguar videon për herë të dytë, në korrik 2021, prokurori publik për Limmattal / Albis kishte ngritur akuzën për pornografi të shumëfishtë.

Prokuroria kishte kërkuar në Gjykatën e Qarkut në Dietikon që autori të paguante një gjobë prej 2,000 frangash. Dhe që atij t`i shqiptohej një gjobë me kusht prej 120 njësish ditore prej 90 frangash – gjithsej 10,800 franga. Madje as prokurori publik nuk kishte kërkuar dëbimin e tij nga vendi dhe ndalimin e aktiviteteve me fëmijë.

I dënuari nuk përbën rrezik për fëmijët, thotë gjykata

Gjykata e Qarkut ka hequr dorë nga ndalimi i aktivitetit me fëmijë, pasi i dënuari nuk përbën rrezik për fëmijët dhe gjithashtu nuk tregon tendenca pedofilie. Lidhur me gjobën me kusht, gjykata ka miratuar kërkesën e prokurorit. Por gjykata ka hequr dorë nga gjoba shtesë, e pakushtëzuar prej 2000 frangash. Megjithatë, ajo e ka detyruar të dënuarin të paguajë kostot procedurale në shumën prej 3600 frangash.

Avokatja dështoi me kërkesën e saj për pafajësi

Avokatja e serbit kishte kërkuar lirimin nga akuza, sepse i akuzuari i ishte nënshtruar një gabimi ligjor. Por argumenti saj doli i pasuksesshëm.

“Ai ka thënë vetë se fotografitë e kishin tronditur atë. Ai të paktën duhet që nga kjo të kishte marrë idenë se ato janë të ndaluara. Prandaj këtu nuk mund të bëhet fjalë për gabim të pashmangshëm”, është shprehur gjyqtari Hoffmann. Për të si gjyqtar ishte e qartë se fakti që i dënuari nuk kishte motive seksuale ose të ngjashme nuk ndryshon rrethanën se duke përhapur videot ai ka kontribuar në një rrezik edhe më të madh të përhapjes së mëtejshme të pamjeve.

Botë

Macron dënon dhunën dhe plaçkitjet në Francë: Mbi 2.400 të arrestuar pas protestave masive

Published

on

By

Protestat mbarëkombëtare në Francë kundër rritjes së kostos së jetesës dhe kushteve në arsim janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme, duke çuar në arrestimin e më shumë se 2.400 personave në të gjithë vendin.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Presidenti Emmanuel Macron shprehu zemërimin dhe turpin për trazirat, ndërsa fajësoi grupet e së majtës ekstreme dhe elementët kriminelë për nxitjen e kaosit. Macron u zotua se përgjegjësit për plaçkitjet dhe sulmet ndaj institucioneve do të përballen me pasojat ligjore, duke udhëzuar prefektët të marrin masa strikte për mbrojtjen e ndërtesave publike dhe bizneseve, përfshirë edhe ndalimin e protestave kur kjo të jetë e nevojshme.

Dëmet materiale nga përplasjet llogariten të jenë të konsiderueshme. Në qytetin Limoges, goditja e stilit historik e bashkisë u shkatërrua pothuajse tërësisht pasi protestuesit i vunë zjarrin. Incidentet nuk munguan as në Marsejë e Lion, ku u sulmuan stacione policie dhe zyra publike, ndërsa në Paris u arrestuan më shumë se 850 persona pasi zona përreth Sheshit të Republikës u kthye në fushëbetejë me xhama të thyer e rrugë të dëmtuara. Gjithashtu, policia e Parisit njoftoi se një person ndërroi jetë nga një sulm në zemër gjatë trazirave.

Sipas autoriteteve, në marshime morën pjesë rreth 550.000 persona, ndërsa organizatorët e vlerësojnë pjesëmarrjen në 800.000. Ngjarjet kanë nxitur edhe reagime të ashpra politike në prag të zgjedhjeve presidenciale, ku opozita ka kritikuar reagimin e qeverisë, ndërsa liderët e qyteteve kryesore kanë kërkuar takime urgjente me kryeministrin për menaxhimin e situatës. /BBC/

Continue Reading

Vendi

Vazhdojnë përplasjet e dhunshme mes studentëve dhe policisë në Tiranë

Published

on

By

Protesta e mbajtur të dielën në Tiranë ka zgjatur rreth 10 orë dhe është shoqëruar me akte të rënda dhune, ku autoritetet e rendit kanë shoqëruar dhe arrestuar qindra studentë protestues. Përgjatë përplasjeve të ashpra, protestuesit i dhanë flakën Komisariatit Nr. 3, ngjarje ku mbetën të lënduar 10 efektivë policie.

Për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, gjatë orëve të mbrëmjes një eskavator ka ndërhyrë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të hequr gurët dhe pllakat e trotuarit, të cilat u përdorën masivisht nga protestuesit për të qëlluar në drejtim të forcave të rendit.

Gjithashtu, policia reagoi lidhur me incidentin e regjistruar pranë selisë së Partisë Demokratike. Sipas versionit zyrtar të uniformave blu, një grup personash të maskuar u futën në ambientet e jashtme të godinës për t’iu shmangur ndjekjes policore, nga ku vazhduan sulmet ndaj efektivëve. /Euronews/

Continue Reading

Rajoni

UBT shënon 25-vjetorin, Hajrizi: Kemi dhënë kontribut në transformimin e arsimit dhe inovacionit në Kosovë

Published

on

By

Në një intervistë në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka thënë se 25-vjetori i këtij institucioni përfaqëson jo vetëm një përvjetor jubilar, por edhe një moment reflektimi për të arriturat dhe synimet e ardhshme në arsim, shkencë, inovacion dhe teknologji.

Hajrizi ka deklaruar se gjatë këtij çerek shekulli, UBT-ja është angazhuar në ndërtimin e një sistemi arsimor me qasje inovative, duke synuar të ndikojë në zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme.

“Është një vit që jo vetëm duhet të reflektojmë, por është një angazhim prej çerek shekulli, ku vitet më të mira të jetës kanë qenë angazhim për të ndërtuar një sistem të arsimit dhe një qasje inovative në arsim. Ka qenë një rezultat i mirë, por edhe një moment reflektimi se çfarë kemi arritur dhe çfarë duam të arrijmë”, është shprehur Hajrizi.

Ai ka theksuar se gjatë këtyre 25 vjetëve ka pasur zhvillim në fusha të ndryshme, përfshirë arsimin, shkencën, inovacionin, teknologjinë dhe zhvillimin e biznesit, duke vlerësuar se UBT-ja ka pasur ndikim në këtë proces transformues.

Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit, UBT-ja ka planifikuar disa aktivitete që do të zhvillohen gjatë javës së ardhshme, me fokus të veçantë në fushën akademike dhe shkencore.

Sipas Hajrizit, gjatë kësaj jave në Kosovë do të organizohen tri ngjarje ndërkombëtare, njëra pas tjetrës, të cilat synojnë të sjellin në vend komunitetin akademik dhe profesionistë nga fusha të ndryshme.

Ngjarja e parë do të mbahet të mërkurën dhe do t’i kushtohet Konferencës Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive. Hajrizi ka bërë të ditur se kjo konferencë organizohet për herë të dytë dhe do të mbledhë përfaqësues të komunitetit vendor dhe ndërkombëtar në UBT.

“Kemi mbërritur në fund të vitit ku do të shënojmë edhe përmbylljen e 25-vjetori dhe mbi këtë kemi menduar t’i organizojmë disa evente të cilat ndërlidhen edhe në shenjë të 25-vjetorit. Këtë vit i kemi mbledh disa ngjarje, javen e ardhshme kemi disa aktivitete që lidhen me pjesën akademike shkencore dhe i kemi tri ngjarje të nivelit botëror që i organizmojnë në Kosovë në të njëjtën kohë njëra pas tjetrës që e plotësojnë gjithë javën. Konferenca e parë që e organizojmë të mërkurën ka të bëjë me Konferencën Ndërkombëtare Botërore për Mjekësinë Sportive, është hera e dytë që organizohet por është një konferencë që sjell gjithë komunitetin edhe ndërkombëtar edhe vendor në UBT në Kosovë”, u shpreh Hajrizi.

Përmes këtyre aktiviteteve, UBT-ja synon të shënojë përmbylljen e 25-vjetorit, duke vënë në pah të arriturat e deritanishme dhe duke hapur diskutime për zhvillimet e ardhshme në arsim, shkencë dhe inovacion.

Continue Reading

Lajmet

UBT hap AI Business Hub, duke kompletuar ekosistemin për zhvillimin e kompetencave dhe mbështetjen e bizneseve

Published

on

By

UBT ka hapur zyrtarisht AI Business Hub, një hapësirë të re që synon të forcojë kompetencat në fushën e inteligjencës artificiale dhe të ofrojë mbështetje për bizneset në Kosovë dhe më gjerë.

AI Business Hub është rezultat i projektit TBEAI (Transforming Business Education with AI in Western Balkans), një projekt i financuar nga Komisioni Evropian përmes programit Erasmus+, i cili synon transformimin e edukimit të biznesit përmes integrimit të inteligjencës artificiale në Ballkanin Perëndimor.

Me hapjen e këtij Hub-i, UBT plotëson edhe më tej ekosistemin e tij të inovacionit, duke krijuar mundësi konkrete për zhvillimin e kompetencave digjitale, avancimin e njohurive në inteligjencën artificiale dhe mbështetjen e sektorit të biznesit në përballjen me sfidat e transformimit digjital.

AI Business Hub synon të shërbejë si urë lidhëse ndërmjet akademisë, teknologjisë dhe biznesit, duke krijuar hapësirë për bashkëpunim, zhvillim të aftësive profesionale dhe zbatimin e zgjidhjeve të inteligjencës artificiale në praktikat e përditshme të bizneseve. Përmes kësaj nisme, studentët, profesionistët dhe ndërmarrjet do të kenë mundësi të përfitojnë nga një qasje më e orientuar drejt nevojave të tregut, duke nxitur inovacionin, rritjen e produktivitetit dhe përgatitjen për ekonominë digjitale.

Hapja e AI Business Hub dëshmon përkushtimin e UBT-së për të ndërtuar një ekosistem që jo vetëm zhvillon kompetencat e së ardhmes, por edhe përkrah bizneset në Kosovë dhe më gjerë, duke i ndihmuar ato të shfrytëzojnë potencialin e inteligjencës artificiale për zhvillim dhe konkurrueshmëri.

UBT vazhdon të investojë në inovacion, dije dhe teknologji, duke e shndërruar inteligjencën artificiale në një mundësi konkrete për zhvillimin e arsimit, sipërmarrjes dhe ekonomisë.

Continue Reading

Të kërkuara