Lajmet

​Zvarritja e rasteve dhe nevoja për reformë parmendën në raportin e OSBE-së mbi sistemin gjyqësor

Published

on

Raporti i monitorimit të proceseve gjyqësore për lëndët e krimit të organizuar dhe korrupsionit nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka nënvizuar disa çështje kyçe që përfshijnë zvarritje të rasteve, numër të madh të seancave jo produktive, mangësi, kapacitet jo adekuat, mungesë resursesh, performancë të dobët të mekanizmave përkatës si dhe një shkallë të lartë të lirimit nga akuzat.

Në publikimin e “Raportit mbi monitorimin e proceseve gjyqësore në Ballkanin Perëndimor”, bëhet e ditur se në Kosovë janë monitoruar 52 çështje, ku janë përfshirë 670 seanca dëgjimore, derisa janë evidentuar 38 raste të korrupsionit të profilit të lartë dhe 16 raste të krimit të organizuar.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, tha se në pesë juridiksionet e këtij raporti, disa prej çështjeve që janë nënvizuar përfshijnë pronësinë e pa mjaftueshme të proceseve të reformës, vështirësi me resurse, burime njerëzore dhe materiale, pastaj performancë jo efektive të sistemit të menaxhimit për gjyqtarët dhe prokurorët e të tjera.

Ai potencoi se raporti i monitorimit të gjykatave ka vërejtur po ashtu edhe një shkallë të lartë të lirimit nga aktakuzat e personave.

Në Kosovë ekipi ynë i monitorimit dhe gjykimeve ka monitoruar drejtpërsëdrejti 52 çështje, ku janë përfshirë gjithsej 670 seanca dëgjimore në periudhën ndërmjet korrikut 2021 dhe marsin 2024. Ishin 38 raste të korrupsionit të profilit të lartë dhe 16 raste të krimit të organizuar…Në të pesë juridiksionet, disa prej këtyre çështjeve që janë nënvizuar përfshinin pronësinë e pa mjaftueshme të proceseve të reformës, vështirësi me resurse, burime njerëzore dhe materiale, pastaj performancë jo efektive të sistemit të menaxhimit për gjyqtarët dhe prokurorët duke përfshirë shpeshherë kriteret e vlerësimit që favorizojnë sasinë mbi cilësinë, duke toleruar një performancë të dobët… Në Kosovë ekipi ynë ka nënvizuar çështje kyçe që përfshijnë së pari zvarritje të rasteve, ndonjëherë një numër të madh të seancave jo produktive, pastaj mangësi në vetmenaxhimin e rasteve, kapacitet jo adekuat dhe shpesh herë edhe mungesë resursesh siç u përmend më herët në kontekstin rajonal, llogaridhënie të dobët dhe performancë të dobët të mekanizmave përkatës. Pastaj çështje që pengojnë konfiskimin efektiv të pasurive…. Raporti i monitorimit të gjykatave ka vërejtur po ashtu edhe në shkallë të lartë të lirimit nga akuzat”, tha Davenport.

Ndër të tjera, Davenport tha se raporti jep rekomandime specifike për ndryshime pozitive gjyqësore në këto raste.

Disa nga rekomandimet që ai përmend përfshijnë nevojën për të përmirësuar transparencën dhe akcesin në qasje në informata, veçanërisht përmes rritjes së komunikimit me shoqëritë civile si nga ana e Këshillit Gjyqësor ashtu edhe nga ana e Këshillit Prokurorial.

Ai nënvizon si rekomandim tjetër nevojën për të rritur kapacitetin e gjykatave për të funksionuar efektivisht në të dy gjuhët zyrtare.

Raporti jep rekomandime specifike për ndryshime pozitive gjyqësore në këto raste…Do të doja të nënvizoja së pari nevojën për të përmirësuar transparencën dhe akcesin në qasje në informata në këto raste veçanërisht përmes rritjes së komunikimit me shoqëritë civile si nga ana e Këshillit Gjyqësor ashtu edhe nga ana e Këshillit Prokurorial. Pastaj në nevojë për të rritur kapacitetin e gjykatave për të funksionuar efektivisht në të dy gjuhët zyrtare, këtu nënvizohet edhe rëndësia e trajnimit dhe mentorimit efektiv… Pastaj në fund rekomandohet ndërmarrje e hapave specifik sidomos nga KGJK-ja dhe Gjykata Supreme në mënyrë që të sigurohet një menaxhim më efektiv i rasteve që të ulet numri i zvarritjeve dhe vonesave”, potencoi Davenport.

Ndërkaq, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se shpreh gatishmërinë dhe vullnetin për të mbështetur në të gjitha fushat brenda kompetencave të tyre adresimin e rekomandimeve nga ky raport.

Ajo tha se në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovë për vitin 2021-2025, është vendosur si objektivë strategjike dhe prioritet luftimi i korrupsionit, përmirësim i integritetit dhe llogaridhënies në institucionet e drejtësisë.

Meqë edhe objektivi i këtij raporti ka qenë që të vlerësohet efektiviteti i reagimit gjyqësor ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, rrjedhimisht dhe rekomandimet janë në kompetencë të adresimit dhe përmbushjes nga ana e institucioneve përgjegjëse pra të sistemit të drejtësisë, më lejoni të shpreh gatishmërinë por edhe vullnetin si ministre e Drejtësisë që të mbështesim në të gjitha fushat brenda kompetencave tona adresimin e këtyre rekomandimeve… Në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2021-2025 ne e kemi vendosur si objektivë strategjike dhe prioritet luftimin e korrupsionit, përmirësimin e integritetit dhe llogaridhënies në institucionet e drejtësisë. Në kuadër të kësaj objektive kemi vënë në rend të parë zhvillimin e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë, themelin e byrosë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar, miratimin dhe zbatimin e strategjisë të sundimit të ligjit. Po ashtu, reformën e madhe në Këshillin Prokurorial të Kosovës”, tha Haxhiu.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha se Kosova po vazhdon të përballet me stërzgjatje të rasteve gjyqësore, për çka shtoi se “drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”.

Raporti ofron 17 rekomandime shumë të vlefshme që i adresohen disa palëve në sektorin e drejtësisë duke përfshirë Këshillat Prokurorial dhe Gjyqësor, Akademinë e Drejtësisë në Kosovë, Odën e Avokatëve, Gjykatën Supreme dhe zyrën e kryeprokurorit të shtetit, prokurorinë speciale dhe departamentin special të gjykatës Themelore në Prishtinë”, ka thënë ndër të tjera Szunyog. /UBTNews/

Vendi

Vdes ish-kongresisti Eliot Engel, zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës

Published

on

By

Ish-kongresisti amerikan Eliot Engel ka vdekur në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës. Ai u largua nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në janar 2021, pas mbi 30 vjetësh shërbim.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cilësoi vdekjen e tij si humbje të një miku të dëshmuar dhe përkrahësi të palëkundur të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ajo theksoi se Engel, gjatë dekadave në Kongres, ishte në anën e drejtë të historisë – nga mbështetja për ndërhyrjen e NATO më 1999 kundër regjimit të Slobodan Milošević, deri te përkrahja për pavarësinë e Kosovës më 2008.

Edhe kongresisti Ritchie Torres e vlerësoi Engelin si një zë të fortë për Kosovën dhe komunitetin shqiptar në kohë kur pak të tjerë i kushtonin vëmendje.

Engel, pjesë e Partisë Demokratike, përfaqësoi që nga viti 1989 një zonë të Bronksit në New York City me komunitet të madh shqiptar. Ai ishte ndër figurat kyçe në sigurimin e mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Për kontributin e tij, Kosova ka emërtuar rrugë dhe autostradë me emrin e tij, si dhe ka lëshuar pullë postare me portretin e Engelit. Ndërkohë, qëndrimet e tij pro Kosovës e bënë figurë të diskutueshme në Serbi, e cila vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj.

Gjatë një seance dëgjimore në vitin 2020, Engel kishte shprehur lidhjen e veçantë me rajonin, duke theksuar se asnjë vend në Ballkan nuk e kishte prekur më shumë se Kosova.

Ai hyri në Kongres në periudhën e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë dhe u angazhua në çështjet e rajonit përmes Komitetit për Punë të Jashtme, duke u bërë një nga njohësit më të mirë të Ballkanit në politikën amerikane.

Continue Reading

Lajmet

Kalon në parim ligji për sigurime shëndetësore dhe çmimet tavan

Published

on

By

Në vazhdimin e seancës së dytë të jashtëzakonshme të pasdites, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor dhe atë për çmimet tavan.

Projektligji për sigurimet shëndetësore u miratua me 65 vota për, duke marrë mbështetje edhe nga një pjesë e opozitës, e cila e cilësoi atë si të domosdoshëm. Ky projektligj parasheh krijimin e një pakete bazike shëndetësore që do të përditësohet çdo vit, ndërsa kontributet do të jenë 3.5 për qind nga paga e të punësuarit dhe 3.5 për qind nga punëdhënësi, për financimin e fondit të sigurimit.

Megjithatë, u theksua se funksionalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësor mbetet parakusht për zbatimin e tij, ndërkohë që digjitalizimi i këtij sistemi ende nuk është përmbyllur. Një ligj i ngjashëm ishte miratuar edhe në vitin 2014, por nuk kishte gjetur zbatim praktik. Ndërkaq, ky projektligj ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në janar për shkak të miratimit jokushtetues. Shqyrtimi i dytë i tij pritet të bëhet më 23 prill.

Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi në parim edhe projektligjin për çmimet tavan me 63 vota për, pa mbështetjen e opozitës. Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, ligji synon mbrojtjen e qytetarëve dhe do të përdoret si masë e jashtëzakonshme në raste të destabilizimit të tregut, duke theksuar se nuk është kundër tregut të lirë, por kundër abuzimeve me çmimet.

Nga ana tjetër, deputetët opozitarë e kundërshtuan projektligjin, duke vlerësuar se ai rrezikon ndërhyrjen në tregun e lirë dhe i jep Qeverisë kompetenca të drejtpërdrejta për kontrollin e çmimeve. Ata ngritën shqetësime edhe për mënyrën e funksionimit të bordit të paraparë në projektligj, duke e cilësuar atë si jopavarur dhe me mungesë të metodologjisë së qartë për vendimmarrje.

Continue Reading

Vendi

Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare të kredisë

Published

on

By

Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.

Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:

Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.

Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.

Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.

Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.

 

Continue Reading

Lajmet

Miratohet rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës së luftës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.

Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.

Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.

Continue Reading

Të kërkuara