Lajmet

ZRrE miraton kërkesën e Alpex për bashkimin e tregjeve energjetike Kosovë – Shqipëri

Sipas tij, ky është një hap i madh dhe se shpreson se do të jetë shembull edhe për vendet tjera për bashkim të tregjeve.

Published

on

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hënën kërkesën e Alpex për fillimin e tregtimit të energjisë në kursin shqiptar. Ky proces pritet të fillojë nga 1 shkurti, që për ZRrE-në konsiderohet hap i rëndësishëm për vendin. Në mbledhjen e sotme të bordit të këtij institucioni, kryesuesi Ymer Fejzullahu tha se ky është rasti i parë i bashkimit të dy tregjeve.

Sipas tij, ky është një hap i madh dhe se shpreson se do të jetë shembull edhe për vendet tjera për bashkim të tregjeve.

“Është një hap i madh drejt finalizimit të një procesi që është filluar pothuajse dhjetë vjet më parë. Është një ditë e madhe për sektorin e energjisë, që ta kemi mundësinë që nga data 1 shkurt të shesin dhe blejnë energjinë në kursin shqiptar. Po shpresojmë që ky treg do të jetë në të ardhmen, një prej tregjeve më likuide në Ballkan, duke pasur parasysh se është në Ballkanin Perëndimor është rasti i parë kur në të njëjtën ditë fillon edhe krijimi i një tregu për zonën e Kosovës por edhe bashkimi i dy tregjeve”, deklaroi Fejzullahu.

Tutje theksoi se synohet që në të ardhmen të ketë bashkim të tregut edhe me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

Ndërkaq, Skender Muqolli nga Departamenti i Tregut në ZRrE theksoi se kërkesa e Alpex për fillimin e tregtimit i plotëson kushtet.

“Alpex kërkon nga ZRrE miratimin e fillimit të tregtimit për zonën tregtare të Kosovës, e cila do të përkojë me vitin e fillimit të bashkimit të tregjeve të energjisë elektrike midis Shqipërisë dhe Kosovës, në përputhje edhe me parashikimet e nenit 5 të marrëveshjes kornizë mbi tregjet e energjisë elektrike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, sipas marrëveshjes të nënshkruar në vitin 2021, në mes të Entit Rregullator të Shqipërisë, Zyrës Rregullatore të Energjisë, Operatori i Sistemit të Transmisionit në Shqipëri dhe KOST në Kosovë”, deklaroi ai.

Në mbledhjen e bordit të ZRrE-së, Muqolli shtoi se Alpex ka përfunduar periudhën e parë të testimit për integrimin e sistemeve.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara